POPULLI THOTË “MEDNJA E MADHE TA THEN QAFËN”

0
134
LDK - Lumir Abdixhiku

Nga: Binak MAXHARRAJ

LDK këto ditë është ne pupa duke ia bërë qejfin vehtes gadi se nuk po fluturon nga vetëkënaqesia e saj me projekte te reja siç është ”Rruga e Re”, rrugë kjo e cila në zgjedhjet e ardhshme do e çojë deri ne fotelen e kryeministrit nga radhët e LDK-së. Kështu vepronin kur e pranuan ne radhet e veta edhe anti-rugovistin e përbetuar Isa Mustafën. LDK ishte shumë e entuziazmuar, e ngazëllyar qe po iu vjen së fundi një kryetar anti-rugoviat, i cili e tranoi elektoratin gjatë fushates duke e sharë PDK, kreret e saj e ne veçanti me plotë sharje e kishte gojen ndaj SHIK-ut.

Por sot LDK doli edhe më një sihariq te ri, lidhur me zgjedhjen e kryetarit te ri ne tetor të këtij viti. Edhe kësaj radhe ngazllimi qysh tash po del te jetë i madh, sespe veç tani LDK e din se kush do te zgjidhet për kryetar, bile për 15-20 vitet e ardhshme LDK ka e hjek gajlën e krytearit.

Këtë sihariq bombasitik e dha para dy ditesh, as kush tejetër, pos nenkryetari i LDK Gazmend Muhaxheri, i cili shpeshë me deklarimet e tij e bën gaz LDK-në, por me shumë veteveten.

Është një thenjë e moçme ne popull: ”kur dikujtë don me ja thy qafen, rritja mendjën”.
Gazmend Muhaxhiri-Gazi deklaroi për mundesinë e kandidimit te tij për kryetar te LDK tha shkurt e trup jo:

E kemi Lumnir Abdixhikun edhe për kater vjet te ardhshme. Madje jo veç për katër vjetë tha ai:
E kemi hjekë dertin e kryetarit, edhe per nja 15 vjetët e ardheshme, e kemi Lumir Abdixhikun. Pas 15-20 vjeteve e shohim…

Kështu, Gazmend Muhaxheri, ky servil i kryetarëve te LDK i thurte elozhe edhe Isa Mustafës dikur, sa qe vetë Muhaxheri pat deklaruar me bekimin e Isa Mustafës se “Çakorri kurrë nuk ka qenë në përbërje te komunes se Pejës”. Dihet qartë se komisioni i Murat Mehes e kishte për detyrë të bejë demarkimin e vijes kufitare, qe nekupton ndonje korrigjim eventual te kufirit. Po ky halabak ne vend te demarkimit, i hyri demilitimit (krijimit te vijes se re kufitare, qe nuk kishte te drejtë), me ç’rast sipas vijes se re, kufiri me Malin e Zi zbriti mbi shtatë kilometra ne mbrendesi te Kosoves, duke i humbur hiq me pak se 82000 hektarë. Pse, ndodhi kjo tradheti kombetare një ditë do te dalë ne shesh, sespe siperfaqja e Malit te Zi u rtit për 8200 hektar tokë se bashku me përkrenarën  e Çakorrin, te cilin as Kral Nilolla e as Mark Milani nuk munden ta merrnin gjatë historisë as më luftë.

Pra shihni se deri ku shkon mendja e servilit ia cakton qysh tashti, bile edhe pa u mbajtë Kuvendi i LDK-së, e parasheh se Lumiri do te zgjidhet për kryetar edhe për 15-20 vjetët e ardhshëm.

Ndoshta për 15-20 vjetë si kryetar i LDK edhe Lumir Abdixhiku, poashtu siç ndodhi me Isa Mustafën, do te shendrrohet ne ndonjë autoritar, despot partiak siç ishte rasti me Isa Mustafën, i cili ”sundoi” me LDK për 10 vjet, derisa e qiti ne 12%.

Por egziston rreziku se për këto 15-20 vjet, te qeverisjes me LDK, Lumir Abdixhiku do te përfundojë “Rrugën e re”, duke e rrëzuar LDK-në, edhe më pashtë se sa 12% nga aty ku e la Isa Mustafa, apo ndoshta edhe nuk mund ta kalojë as pragun.

Pra, kjo është ajo thënia e moçme qe buron nga populli se “n’daç me ia thye qafën dikujt, rritja Zot mendjen”.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.