PA KOSOVË NUK KA NESËR SHQIPËRI

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Rilindasët shqiptar, moti e kanë thënë nëpër shkrimet e tyre publicistike dhe Libra: Pa Kosovë, nuk ka Shqipëri. Unë, sot them: Pa Shqipëri nuk ka Kosovë. Vetëmse, jo me këto “Rilindasët” e sotshëm duke i përdredhur bythët me këngë e valle nëpër manifestime partiake para kamerave televizive, por me Rilindasët e Djeshëm. Burrat parashikuesë, që në ballë të popullit shqiptar e shkrepën si armë brezi për Liri: Penën, edhe armën. Trurin, dhe pasurinë trashëgimtare familjare brez pas brezi për Shqipërinë.

Fan Noli me poezinë JEPNI PËR NËNËN:

Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
– Mbretëreshë pa kurorë –
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.

Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç’e pat me Skënderbenë,
Bijt’ e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s’i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Cilët jan’ ata tiranë
Që të pren’ e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t’u-nxi, t’u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn’ e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok’ i mbytni,
Mbushni gjyle që t’i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s’ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S’kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n’Amerikë.

Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon’ e vyer,
Që me drit’ e nder të thuresh
Dhe me bijt’ e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s’i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin’ e vëndit t’onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.

1917

Historikisht, Rilindasët patën të drejtë si largpamës për Ditën e Nesërme. Shqipëria, ka dhënë burra të penës, e Kosova burra të pushkës. I ndihmuan me shekuj njëra – tjetrës me penë dhe pushkë. Dhe, e kemi Sot këtë Shqipëri. Kosovë, republikë të Dytë shqiptare, në Bllkan. Nesër, ndoshta: edhe, Maqedoninë e Veriut. Malin e Zi. Tri Motra, të cilat nuk mund të jetojnë pa njëra tjetrën në Ballkan. “Buren e barotit”. Setren, e Nastradin Hoxhës pas dere. Mbreti, kur ia shiti Rumelinë dy xhemi me alltan Rusisë. Këngë, të cilën humoristi dhe satiristi kërçovar Xha Deralla, e këndonte përsëgjalli me çifteli:

Rrafi teli në atë Misirli,
Na u shit kjo Rumeli:
Na e ka ble, çaj Moskovi zi.
Na e ka ble, aman-aman:
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan

Nastradin Hoxha, kur e shiti shtëpinë, e la setren me arna varë në një gozhdë pas dere. Identike me Asociacionin e Komunave serbe, në Mitrovicën e Veriut, në Kosovë. Që, na i la Serbia pas dere. Punë tjetër, është ajo, se: politikanët shqiptar i përdredhin bythët para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për pushtet, heqin valle para popullit shqiptar, si arusha e Maxhupit me dajre për një torbë miell në sistemin komunist, sot Neokomunist, në Katund. Hidhet e përdridhet me valle mes lëme, lidhur me një litarë kanapi të Maxhupit me dajre.

Sot, arusha e Maxhupit me dajre, nuk ka bukë në Katund. Rolin e saj, e lujanë me dajre për përfitime të posteve partiake qeveritare, politikanët e dalldisur dhe arratisur. Vallen, e heqin në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. E dalldisin popullin shqiptar me këngë dhe valle para kamerave televizive, se: “fitoren madhore”, ua kanë sjellë gratë?!

Dhe, jo burrat…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.