Pro dhe anti-Amerikanizmi

0
514
American flag

Sa i përket politikave dhe opinioneve anti-Amerikane të cilit do politikan apo individ, përkujtoj kritikuesit e anti-Amerikanizmit, se çdo njeri që jeton në Kosovë, dhe jasht Kosovës ka të drejtë ligjore, politike, demokratike me qenë pro-Amerikan ose anti-Amerikan.

Njësoj vlen edhe me qenë pro ose anti-Shqiptar, pro ose anti-Kosovar.

Një grup i njerëzve nuk e dojnë veprën çë Amerika e bëri për kombin Shqiptar, si në vitin 1920 kur e themeloi realisht Shqipërinë, ashtu edhe me 1999 kur  e çliroi dhe shpëtoi kombin Shqiptar, dhe e themeloi shtetin e Kosovës.

Disa “njerëz” prezencën dhe ndihmën madhështore Amerikane e konsiderojnë si okupim, sepse kjo prezencë i ndalon këto veprime:

Ndalon secilin sulm të cilit do shtet ndaj Kosovës.
Ndalon dhe pengon gati tërësisht incidentet ndër-etnike.
Ndalon partite politike të kenë koflikte fizike ndërmjet vehte.

Ndalon forcat komuniste majtiste me aplikue sistemin komunist.(një komunist deklaroi se do ti vriste 5000 Shqiptar për një ditë), një tjetër thoshte se është dashtë të vriteshin edhe 300 000 Shqiptar në luftën e 1998-99, një tjetër komunist shkruan :ne Shqiptart nuk e meritojmë lirinë…

Prezenca Amerikane mundëson :

Lirinë, lirinë politike, konkurencën biznisore, lirinë dhe konkurencën e mendimeve, shkollimin, ekonominë, shkencën, sportin, argëtimin, lirinë e të gabuarit, religjionin, kritikën e lirë, sigurinë, mediat e lira, OJQ-të e lira, ushtrinë, policinë, turizmin, kthimin e diasporës të cilët në vitet 1990-1999 nuk guxonin të vinin as për vizita… poashtu mundëson kritiken ndaj SHBA-së.

Prezenca Amerikane ua ka mundësuar shteteve tjera të bëjnë biznis dhe tregti fitim-prurese n’Kosovë(Turqia, Maqedonia, Shqiperia, Mali i Zi, Serbia, Greqia, Gjermania, Kroacia, Sllovenia etj).

Këto ndalesa, dhe këto veprimtari të lira, janë arësyet që disa njerëz janë anti-Amerikan.

ANTI-AMERIKANIZMI s’është kundër Amerikës, por kundër rezultateve fantastike të jashtzakonshme, nga prezenca AMERIKANE n’Kosovë.

Liria fizike arrihet mbrenda një dite, liria mentale arrihet më ngadalë, e në disa raste nuk arrihet kurrë.

Disa “njerëz” e urrejnë lirinë, dhe e admirojnë “të kaluarën më të mirë” të robërisë “së barabart”, në të cilën robëri dhuna, plumbi, diskriminimi, vrasjet, burgosjet, ofendimet, nënqmimet, poshtnimet…e okupatorit ishin përafërsisht të barabarta, mirëpo ndaj disave ishin më të barabarta.

Besim Prishtina,
Qershor 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.