Lumi na e barti të mirën, e na la të keqen!

0
190
Florim Zeqa - Shkolla Azem Bejta

Shkruan: Florim Zeqa, 14.09.2023

Nganjëherë realitetet e hidhura të detyrojnë të dalësh nga vetja, të bëjnë të kërkosh zgjidhje rreth e rrotull në të gjitha anët e globit, për të mos ju nënshtruar të keqës që na ka mbërthyer. Në këtë moment më del përpara ajo thënja e famshme e Makiavelit, “Koha është sikur lumi, që e bartë të keqen dhe të mirën”.

Njerëzit që identifikohen me zotrat vlejnë më pak se njerëz

Kundërthënjet e kohës në të cilën po kalojmë janë më të rrëmbyeshme sesa “lumi” i Makiavelit, për shkak se lumi na e barti të mirën e na la të keqen!

Për një çast ndryshoi gjithçka, të mirët u bën të këqinjë dhe të këqinjët u bën të mirë!

Djajtë u shndërruan në ëngjuj, kurse ëngjujt u zhduken fare!

Djajtë apo dreqnit në gjuhën popullore, nuk janë më të identifikueshëm me emra, por me poste të larta shtetërore dhe grada të larta ushtarake. Kur jemi tek gradat ushtarake, më del përpara afishja e vendosur në një nga zyrat e TMK-së në mujain gusht të vitit 2000, në të cilën shkruante: “Bukuria dhe paraja e shkërdhejnë çdo intelekt”!

Asokohe kjo thënje nuk më kishte bërë shumë përshtypje, por nga distanca kohore po bëhet thënje epokale, duke e marrë gjithnjë e më shumë kuptimin e një thënje profetike.

Tani pas kaq viteve, kur djajtë janë ngritur lartë në poste shtetërore dhe grada ushtarake, kur varfanjakët e deridjeshëm janë pasuruar aq shumë, janë bërë “sheik” karrshi një popullate të varfër. Nga postet dhe pasuria janë ngritur lartë në qiell, janë bërë vetë “Zoti”!

Të gjithë atyre që ju besojnë djajve apo njerëzve të ngritur pa meritë në poste dhe grada, njerëzve të pasuruar në mënyrë të paligjshme, ju përkujtojë një thënje të Lorens, “Kur njerëzit mendojnë që ju ngjajnë zotrave, ata janë më pak se njerëz”.

Për këtë arsye, është e nevojshme që realiteti të përceptohet drejt, Zoti (Perendia) është fuqi mbinatyrore e paarritshme, por e njëjtë dhe e barabartë për të gjithë dhe besimi në të është madheshti dhe vlerë njerëzore.

Respekti i pamerituar ndaj figurave të uniformuara (ushtarake) dhe pauniformuara (politike)

Figurat e iniformuara (ushtarake) dhe të pauniformuara (politike) jo vetëm që nuk duhet trajtuar si zotër, nuk duhet besuar pa ua njohur mirë veprat e tyre. Ata që e meritojnë respektin duhet nderuar, kurse mashtruesit dhe matrapazët, intrigantët dhe plagjiatorët duhet luftuar me të gjitha mjetet demokratike të kohës, në mënyrë që të kthehet besueshmëria në popull dhe të kthehet çasja normale në të gjitha segmentet e jetës, ku gjithçka e merr kuptimin e plotë dhe të vërtetë të fjalës.

Kjo do të bënte që bashkatdhetarët të mendonin kthimin në Kosovë, kurse qytetarët të projektonin të ardhmen e jo ikjen prej saj! Kthesa pozitive në Kosovë do të thotë lirimi nga frika dhe nënshtrimi i të fortëve të politikës dhe nëntokave kriminale të partive politike. Me çka do të ndodhte deinstalimi i dhunës dhe funksionimi i mirëfilltë i sistemit të drejtësisë, gjegjësisht e fuqizimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Kur kjo të ndodhë, e ardhmja do të shiqohet me optimizëm, djajtë do të largohen për t’ua lënë vendin engjujve dhe gjithçka do të kthehet në gjendjen normale për jetë të lirë dhe dinjitoze në Republikën e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.

Njerëzit do të identifikohen më shumë sesa përmes posteve, përmes sjelljes dhe veprave. Ku bukuria do të trajtohet vetëm si kozmetike, kurse paraja jo më gjithçka dhe çdo gjë, por do të trajtohet si mjet i nevojshëm për mirëqenjen e njeriut.

Ndryshimet pozitive nuk vijnë vetvetiu por duhet punuar pandërprerë ditë e natë për krijimin e rrethanave të favorshme për jetë dhe mirëqenjen e përgjithshme qytetare në Kosovë.

Mase është momenti i fundit t’i ndalim në Kosovë ata pak të rinjë që kanë mbetur për t’i dhënë shpirtë dhe dritë atdheut tonë të shenjt. Ata që e respektojnë vullnetin e popullit i do edhe Zoti, ndërsa ata që abuzojnë me vullnetin e tij i pret mallkimi popullit dhe ndëshkimi i Zotit!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.