Serbia disiplinohet vetëm me forcë

1
233
KFOR

Aleksandër Vuçiq, kryetar e ish-kryeministër i Serbisë, mban pushtet plot 9-vjet, falë lidhjeve të tij, të drejtpërdrejta me bandat e krimit.

Ai edhe atë grusht serbësh që duanë pajtim dhe kërkim falje ndaj shqiptarëve, i ka mbështet me shpatulla për muri, duke i paralizuar nga pjesëmarrja në institucione dhe shprehja e mendimit ndryshe.

E kaluara e Vuçiq-it, bën me kuptua që ai rritur dhe edukuar nga mentorë neo-fashistë si: Millosheviq, Sheshel, Mlladiq, Karagjiq, Vasileviq, Dodik, Tomislav Nikoliq, Vulin, Daçiq e Kompani, nuk posedon as vullnetin më të vogël për arritje paqeje me fqinjët, sidomos me shqiptarët.

Vuçiq e sheh veten në pozitën e kryepolicit të Ballkanit. Ditë më parë në marrëveshje me te,disa huliganë serbë i shtruan në dajakë hungarezët dhe italianët, që janë pjesë e forcave të NATO-s, të instaluara në Kosovë.

Çuditërisht si Italia ashtu dhe Hungaria e heshtën rastin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Veçmas habiti mosreagimi i kryeministres Giorgia Meloni e ”vëllazërisë italiane”, që karabinierët e saj  në zë, për disiplinë e gatishmëri, hëngrën goxha goditje e shufra nga bandat e Vuçiqit.

Ndërkaq, kryeministrit hungarez, Viktor Orbán, asnjëherë  nuk i bëhet vonë. Ai edhe pse krrokat si pro-perëndimor, vezët i lëshon në çerdhet ruse e serbe.

Vuçiq, duke parë mos seriozitetin e ndërkombëtarëve falangat e tij, i ndërseu edhe në kidnapimin e policëve të Kosovës.

Ai po e luan lojën e fëmijës së llastuar edhe nga indiferentizmi i Edi Ramës, karshi Kosovës.

Rama jo rrallë  papëlqim  dhe konsultime me z. Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, cakton axhenda takimesh me Vuçiq-in, në të cilat shpalosin plane për realizimin e njëfarë “Open Ballkan “nëpërmjet të cilit Serbia, pa shkrep asnjë edhe një plumb mendon të  rikthehet në Kosovë.

Rama e di fare mirë që Kosova është shtet i pavarur, ka Kushtetutë e Parlament, ku vendoset për fatin e saj.

Ai duhet t’i ndërpresë sjelljet prej karagjozi e mospërfillësi ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Detyrë e tij në takime me Vuçiq, është që të ngre shqetësime për shkeljen drastike të drejtave dhe lirive elementare të shqiptarëve, nga ana e Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Kurse, detyrë e ngutshme e Kryeministrit të Kosovës, z. Albin  Kurti, është regrutimi i djemve dhe vajzave tona në radhët e Policisë dhe FSK-së, me tipare dalluese në sportet luftarake.

Falë, zotit gurra jonë me të rinj që i kanë arritur majat  e suksesit në këto sporte  edhe në Arenat ndërkombëtare është e pashtershme.

Përfundimisht duhet kuptuar që policë e ushtarë nuk krijohen me kurse nate. Ata duhet të kryejnë Akademi të rregullt, me mësimdhënës dhe instruktorë profesionistë.

Reformat rrënjësore sidomos në Policinë e Kosovës, vinë si imperativ i kohës dhe situatave të krijuara në terren.

Me keqardhje duhet të pranojmë se në radhët e Policisë dhe FSK-së, ka njerëz që nuk e plotësojnë asnjë nga kushtet për të qenë aty.

Nuk mund të quhet polic apo ushtar ai që kërbaçi i prek thembrat, e automatiku i shkon zvarrë.

Policit dhe ushtarit të mirëfilltë duhet t’i krijohen kushte pune dhe pagë që i mundëson jetë të dinjitetshme.

E, ai kur është në pyetje integriteti personal dhe i vendit duhet të reagoj pa iu trembur syri, ashtu si reaguan parëndësitë e FSK-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha etj.

Në  Pavarësinë e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk guxojmë ta mohojmë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe aleateve të tyre, pa ndërhyrjen e të cilave çlirimi dhe mëvetësia e vendit do të ishte utopi.

Me ndihmën e tyre duhet përgatisim edhe kuadro të afta dhe të mjaftueshme, në mënyrë që loja e bandave serbe me ne, të përfundojë njëherë e përgjithmonë.

Bandat kriminale të Serbisë të nxitura nga Vuçiq, duhet t’i ndërpresin aktet e tyre terroriste në Veriun e Mitrovicës.

Sikur atyre me kohë t’u tregohej vendi do të vepronin ngjashëm me majmunin në rastin me pjeshkën.

Majmuni në një kopsht zoologjik duke e ndjerë veten Mbret në mungesë të luanit dhe tigrit, me rrëmbim e fut në gojë një pjeshkë.  Atij pjeshka papritur i ngatërrohet dhe vetëm sa nuk ngordh.

Herëve tjera kur hante qoftë edhe fara kungulli, së pari i provonte në vrimën e prapanicës, pastaj i çonte në gojë.

Kjo barsoletë do të ishte mësim i mirë edhe për bandat e Vuçiqit, që tash 24 vjet, e mbajnë këtë pjesë të Kosovës, nën kërcënim e dhunë.

Këtu me faje bukur të mëdha janë edhe qeveritë tona, që në bisedime me Serbinë, që ka kryer gjenocid të paparë në Kosovë, kanë hyrë të papërgatitura dhe pa kurrfarë kushtëzimi të saj.

ARIF EJUPI

1 KOMENT

  1. HEU, SERBIA DICIPLINOHET VETËM ME FORCË; EU, VËRBËRIA NGRICË DORËZOHET
    MBETËM ME HORCË KORRCË! NE, MBARË SHQIPTARIA DO TË FITOJË O EDHE DO TA
    DICIPLINOJË SERBINË, VETËM ATËHERË KUR TERË SHQIPTARIA 25 MILIONË SA JEMI
    MBRENDA DHE JASHTË ATDHEUT, DO RIBASHKOHËMI E TË RIATDHESOHEMI DHE TË
    RITRASHËGOHËMI SI MË PARA, DUKE DALUR ZOT PËRJETËMOT TERË TROJEVE TONA
    QË NGA ARMIQTË Q’NA KANË NDARË, PËRÇARË, NË TË SHTATA, NËNTA ME DHUNË O
    PËRDHUNË TË MBI 80% SHQIPTARISË, ENDE KËRKOJNË, TENTOJNË OH KËTE TROHË
    MOHË KOSOVE 100% PËRMES ASOCIACIONE, FRANKO FARKCIONE EDHE O KISHAVE
    TONA ORTODOKSE SHQIPTARE QË TË NA OKUPOJË, UZURPOJË TERË TË MJERËN OUH
    DJERËN SHQIPTARIE Q’KEMI RENË ME KRYE NË HIE DUKE FJETUR DHE TRETUR O NË
    GJUMIN SHEKULLORË AHIII, DHE TEMPULLORË! T’RIZGJOHËMI NGA GJUMI SE OU NA
    MORI LUMI OH LLUMI DHE, NA FUNDOSI PËR SË GJALLI Q’NA KALLI TIM E FLAKË ËH,
    MOJ SHTRIGA MË E LIGA PLAKË! LE TË UA ZBARDHIM FYTYRËN TERË KRYLEGJENDËS
    DHE HYERGJENDËS QË NA THIRRKA I ZOTI KËTIJ ATDHEUT BASHKA ME HYELEGJEN-
    DARIN OUUU, GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUT DASHKA O ADEM KRYLEGJNEDARIN
    HEEEJ OREEE, GJERGJA MË ADEMA; GJERGJA MË ADEMA!! T’FALA REFUGJATË LUFTË,
    TËRBIM PËR MERGIM MARRSHIM PA KTHIM GJERË AMSHIM, NGA BOTËKOTA BIZARE NA, GOLGOTA SHQIPTARE, PËSERI-TERSEVRI KRYLEGJENDA SHQIPTARIE! MANI USA

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.