PRESIDENTE VJOSA OSMANI,PSE DERI TASH NUK I KENI VIZITUAR INSTITUCIONET SHKENCORE,UNIVERSITARE,QYTETARËT NË FSHAT DHE PUNA E NDERMARRJEVE EKONOMIKE?

0
Vjosa Osmani - Berat

Debat qytetari

Po bëhen katër vjet të zgjedhjes së Vjosa Osmani për presidente të Kosovës, si e para e shtetit dhe kompetencat kushtetuese të saj në rrafshet e shtetndërtimit dhe relacionet ndërkombëtare.

Kohëve të fundit, presidentja veçsa po i merrë ftesat për tubime ndërkombëtare dhe, me të shpejtë e saora në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashar” për të marrë udhën në kancelaritë ndërkombëtare.

Kjo është krejt në rregull, ndonëse me Kushtetutë, presidentja e përfaqëson shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, politike, diplomatike, udhtarake dhe të bashkëpunimit në të gjitha fushat shtetërore me vendet tjera në botë.

Mirëpo, për presidentën e shtetit tonë e kam një pyetje: Pse deri tash për këto vite, asnjëherë nuk i keni vizituar institucionet shkencore dhe institutet në Prishtinë. E kam fjalën për dy institutet shkencore, Akademinë e Shkencave e të Arteve, Universitetin “Hasan Prishtina” dhe ndërmarrjet ekonomike e të biznesit e, veçmas qytetarët në fshatra dhe jeta e tyre…?

Pas shumë udhëtimeve, dëshiroj që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të kthehet në vizitë të shtëpia e hapësirës së shtetit tonë për të parë nga afër se si po ecën rrjedha e jetës institucionale e të fushave tjera në shtetndërtimin demokratik, ligjor e sovran të Kosovës tonë…!

Feleminderit presidente Vjosa Osmani!

Tetor, 2024


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.