19.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

FANTAZMA RADOJÇIQ NE VERI TE KOSOVËS

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Nga: Binak Maxharraj

(Shenjat e komunikacionit janë simbole te shtetesisë, ato mbramë u përdhosën nga fantazma Radojçiq posa u vendsën).

(Përderisa skuadra diplomatike amerikane:Escobar, Hovenier dhe Hill e quan peshë krejtë boten për dinarin serb qe nuk është i Kosovës kurse për përthosjën e simbolit te shtetesisë se Kosoves kjo sukadril po heshtë. Është kjo një heshtje e turpshme, e trishtueshme, e papranueshme)


Ministria e Infrastrukturës se Republikësa se Kosovës ne bazë te Ligjit dje filloi ne Veri te Kosoves si dhe në terë teritorin e Kosovës t’i largoj të gjitha shenjat e komunikacionit te shtetit te Serbisë duke i zëvnedesuar ato me shenjat zyrtare sipas ligjeve te Kosoves, pra ne te dy gjuhet me vendbanime më shumicë serbe.

Por, është një fjalë e popullit kur thotë: “çka errë nata, nuk çelë dita”.
Dhe kështu ndodhi natën midis te enjtës dhe te premtes. Tabelat e komunikacionit ne te dy gjuhet ne shqip dhe serbisht te vendosuara te enjten nga Ministria e Infrastuuktures ne veri te mitrovicës ishin përdhosë.

Dhe kjo u bë sikur ne veri te Kosovës të mos ekzistonte fare as KFOR-i e as NATO. Ishin ne gjumë. Këto ishin ne gjumë te rendë dimeror edhe para 24 shtatorit kur fantazma Radojçiq futi mbrenda ne Kosovë ne rajonin e Banjska arselal te sotisfikuar armatimi te barabartë me një ushtri pa u hetuar as nga KFOR-I as nga NATO me qellim te pushtimit me luftë te Veriut te Kosovës.

A nuk do te thotë kjo se nuk jami bash ne duart e sigurta. Kjo me se miri u tregua kur kriminelet dhe bandat kriminele te Vuçiqit i rrahen me huje e stupca deri ne alivinosje pjestaret e KFOT-it dhe NATO-s me ç’rast 100 prej tyre ua thzen kembet, e me pasta disa syresh u desht edhe iu amputohën kembët.

Edhe mbramë këta te KFOR-it dhe të NATO-s ishin ne gjumë se bashku edhe me policisë se Kosovës.

Por nuk ishte në gjumë fanzazma Radojçiq. Kjo fantazmë është e pranishme ne veri nuk shihet, vepron vazhdimisht pa u penguar. Dhe bash mbram kur ende ishin te freskëta tabelat e vendosura te komunikacionit fantazma bandite Radojçiq i goditi, i përdhosi këto table duke ua fshinjë emertimet shqip.

A e din kjo eskadrila e DASH-it e Kosovës me në krye me: Escobarin, Hovenierin dhe Hilin se nuk qenka fjala thjeshtë për luften e Serbisë me Kosoven për përmiresimin e pozites etnike dhe sociale te serbeve te Kosovës te cilët e kanë te gjitha te drejtat,bile ato shtesë,por ne pyetje qenka diçka me shumë, siç e kamë thënë shumë herë se veriu i praruar ne florinjë është interes nacional i Serbisë për me e nda Kosovën. Në këtë drejtim shihet edhe fshirja e mbishkrimeve shqipe mbremë ne Veriun e Kosovës te cilet fantazmat Vuçiq-Radojçiq po e konsiderojn te vetin dhe se ata vetë janë gjenerator te të gjitha atyre qe me dekata po ndodhin ne veriun e Kosovës.

Në këtë drjtim mbas qojnë edhe te gjitha tentativat për themelimin e Asocoacionit një etnik serb e qe është thikë pas shpine ne pavaresin e Kosovës te cilin Kosova as se si nuk bënë te themeloj po njohjën e Kosoves nga Serbia.

Për ne fund dua të pyes këtë eskadrilën diplomatike te meruar na DASH-i:a është denari serb ne Kosovë qe nuk është vlerë monatare zyrtare ne Kosovë, për te cilën gje reaguan ashper kur i frye tyrinjet Vuçiq qe ia ngucën dinarin, i cili nuk kishte asnjë shenjë shtetesie ne Kosovë por vetem sherbente për te kryer punë te pista të Radojçiqit me bandat e tij, apo kjo qe ndodhi mbram e cila e cenon drejtpërdrejtë sovranitetin e Kosovës duke mos e njohtë nga ana e Serbis Veriun si teritor te Kosovës, sepse edhe shenjat e komunikacionit sikurse tabelat e veturave janë simbole te shtetesisë.

Pase kjo skuadër deplomatike Escobar, Hovenier dhe Hill nuk po u ndihet zëri kur fanzazma Radojçiq i përdhosi mbramë simbolet e shtetesisë se Kosovës.Derisa për dinarin kjo skuadril e qojë ne këmbë terë boten qe nga Brukseli deri ne Washington, por përthosjën e simboleve siç janë shenjat e komunikacionit nuk po reagojnë, i kanë futë veshet ne lesh,apo ua qorru Vuçiqi syt dhe nuk po shohën asgjë. Mos reagimi i kesaj skuadre diplomatike amerikane ndaj ketij gjesti vulgar dhe sulm te drejtëpërdrejt ne sovranitetin e Kosovës nga ana e Serbisë, a mos do te thiotë kjo se edhe kjo skuadër diplomatike po pajtoht se Veriu nuk është i Kosovës, po u deshka me ia dhanë Serbisë.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit