POEZIA E RAGIP KÇIKUT – ME MESAZHE TË FORTA PËR LEXUESIN

0
Ragip Kçiku - Pikë e pesë

Gani I. Mehmeti

Të shkruash për ndonjërin nga njerëzit e artit të çfarëdo lloji krijues, është mjaft vështirë dhe duhet pasur kujdes që të moë i mbetesh borxh. I tillë është edhe autori Ragip Kçiku, hartuesi i «Fjalorit të gjuhësisë», dhe teksteve për mësimin e Gjuhës shqipe në diasporë, hartuesin e tekstit voluminoz «Historia e Arsimit Shqip», një tekst mjaft i qëlluar i nivelit universitar, me plot të reja historike të arsimit, e tani, së fundmi doli edhe me përmbledhjen e tij të parë me poezi dhe me titull mjaft simbolik «Pikë e pesë».

Vetë tuitulli i kësaj përmbledhjeje të çon te mendimet gjithëpërfshirëse, që vjen pas librit të autorit «Palindromi Kombëtar – Testament».

Titulli i përmbledhjes me poezi të Ragip Kçikut është shumë simbolik dhe provokues për të kuptuar gjendjen tepër të vështirë të hapësirës shqiptare, të kantandisur nga shpërndarja, largimi nga vendi i tyre dhe përçarja e tyre, të shpërndarë në shtatë shtete: Turqi, Shqipëri, Greqi, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mal të Zi, sa të bëhet se askush nuk është më me askë bashkë. Në të gjitha këto shtete do mund të bëheshin faktorë shqiptarët, sikur të ishin të bashkuar në qëllimet e tyre kombëtare dhe në zhvillimin e përparimin e tyre, vetëm si të bashkuar. Por, është bërë e kundërta, të gjithë janë të përçarë dhe nuk lidhen askund kombëtarisht. E, kjo është ajo PIKË E PESË e autorit të përmbledhjes me poezi.

Në qendër të vemendjes është Atdheu për poetin. Atdheu me të gjitha të mirat e jotëmirat e tij.
Titulli “Pikë e pesë” për ata që nuk e dinë, do të thotë të shpërndarë, të përçarë, ashtu si voet e qyqes! Ndoshta qyqeja nuk i bëka vezët në një vend, por në disa vende, ashtu, edhe shqiptarët, kurrë të bashkuar, përkundër se shumë flitet për bashkimin, po askush nuk punon për bashkimin.

Ndoshta u dashka dikush nga të huajt të na bashkojë, por, edhe nëse vjen deri te bashkimi, dikush duhet të na rrijë mbikrye, të mos përçahemi sërish, se ne e kemi për zemër atë thënien tepër famoze të grave shqiptare: Minati të resë, më dektë djali!!!
Po, përse nuk merret me renë, por i dëshiron vdekjen djalit që të shpëtojë nga reja!

Nejse…
Sipas tematikës, libri me poezi i Ragip Kçikut, është ndarë në 4 cikle, apo pjesë: «Atdheu» me 24 poezi, «Dhimbje» me 37 poezi, «Zjarri» me 25 poezi dhe «Gazmore» me 39 poezi, që gjithsej bëjnë 125 poezi, të përfshira brenda 160 faqeve të librit të formatit A-5.

Ragipi ka një stil të vetin. Ai nuk flet me rrotulla e figura, është lehtë për të kuptuar gëzimet, mburrjet, krenarinë, dhimbjet, emocionet, porositë e tij në këto poezi janë shumë transparente e të kuptueshme se çka kërkon poeti.

Është shumë karakteristike çdo poezi. Nuk ke mundësi të dallosh njërën nga tjetra përnga kuptimi e mesazhi dhe vetë forma e të shkruarit aq lehtë, aq kuptueshëm e aq domethënëse dhe pa figura fare. Në çdo varg a strofë ke një histori, një përmbyllje kuptimi, por me leximin e vargut, strofës a poezisë tjetër, kupton se të gjitha janë historike, atdhetare, kombëtare.

Doemos je i lidhur me leximin e poezisë deri në fund, po e fillove, të tërheq e nuk të lëshon.
Të shkruash për të gjitha poezitë veç e veç meriton, por ajo do bëhet e tepërt, prandaj, porosisë lexuesit ta lexojnë se nuk do zhgënjehen, do iu kujtohet e gjithë e kaluara që edhe vetë e kanë përjetuar, që e kanë dëgjuar ose kanë lexuar në histori.

Si mund të lexosh poezinë «A vjen poeti në Kosovë» e të lësh «Përmbytja shqiptare», pastaj «Gjergji ynë», «Ibra», «Anton Çetta», «Isa Begut», »Adem Jasharit», dhe, më pas vendeve të ndryshme shqiptare dhe të qyteteve të njohura historikisht.

Te cikli «DHIMBJE» majftojnë edhe vetëm titujt e poezive, pa të kuptosh edhe ndodhjen e ngjarjen rreth tyre.
Për autorin e librit mund të lexoni në kopetinën e fundit të tij, që ne po e paraqesim tek ju.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.