BALLKANI I HAPUR DËSHTOI…

0
273
Open Balkan - Oher

Dështoi nga Albini, që nuk është në foto, apo nga reflektimi i Ramës, pas zhgënjimit nga Vuçiqi?!

Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

A ishte ky një projekt serb? Rama e kundështonte këtë tezë, Albini e aprovonte.

Tani që Rama hoqi dorë nga ‘Ballkani i hapur’, doli ashtu si tha Albini.

Po pse Rama tani po e mbështetë Assosacionin e komunave serbe në Kosovë – që është hapur një projekt serb?!

A punon Rama për serbët, apo për shqiptarët? Kush po e paguan atë, që i hipën Ischmaelit e merret me aventura, duke harxhuar paratë e shqiptarëve?!

(Kur dihet se Shqipëria e ka naftën 20-30 Euro-cent më të shtrenjtë se Gjermania, edhe pse prodhojmë në vend rreth 1 milion ton naftë në vit, të cilën në vend që ta rafinerojmë e përdorim për nevojat e tregut shqiptar, për të ulur çmimin e naftës për shqiptarët, po e falim, që nga koha e qeverisë Nano…)

Pse Rama nuk propozon një Assosacion të shqiptarëve në Serbi, të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, por i bie ‘zumareve’ serbe dhe merret me projektet e serbëve?

Kjo është problematike!

Sepse, mundet që Rama nesër të pendohet edhe për mbështetjen që sot po i jep Assosacionit serb, por mund të jetë vonë, sidomos nëse veriu i Kosovës ikën dhe i bashkohet me Serbinë, nisur nga ky Assosacion. Por do të jetë tepër vonë atëherë.

Prandaj duhet menduar sot, kur jemi ende në kohë. Albini e ka një hall, që ngurron e nuk po pranon, por të gjithë po e kryqëzojnë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.