Nga: Isak A H M E T I
I. Në vend të hyrjes
Me rastin e manifestimit: Ditët e Gonxhes, mbajtur në Letnicë (3.09.2023), kam takuar shumë krijues, poetë dhe shkrimtarë tashmë të njohur, njëri ndër ta edhe Nexhat Rexha, i njohur jo vetëm si poet dhe kritik letrar por edhe si veprimtar i dëvotshëm i çështjes kombëtare. Atë ditë, sikur edhe shumë krijues të tjerë, edhe Nexhati ma dhuroi me dedikim të veçantë librin e tij më të ri me poezi: PRANGOSJE KOHËSH, SHB “DRITA PRESS”, Prishtinë, 2023 (fq. 170).
Pa humbur kohë iu rreka leximit të këtij libri, që përmban vlera shumështresore. Libri në fjalë është redaktuar nga poeti dhe studiuesi i njohur në letrat shqipe, Mehmetali Rexhepi dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë. dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
II. Pak biografi
Nexhat Rexha, i lindur në Topanicë, Komuna e Dardanës, në vitin 1956 të shek. të kaluar, është poet, prozator dhe kritik letrar i mirënjhur në letrat shqipe. Shkollën filllore e ka kryer në vendlindje, të mesmen në Dardanë, ndërsa Fakultetin, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës.
Vlen të theksohet me këtë rast se Topanica, prej nga vjen Nexhat Rexha, ka një histori të pasur edhe për faktin se ( Topanica ) e poetit dhe kritikut letrar, Nexhat Rexha, është pjesëmarrëse në të gjitha luftat për çlirimin e Kosovës.
Poeti dhe veprimtari i dëvotshëm i çështjes kombëtare, Nexhat Rexha, që në moshë të re është marrë me krijimrari letrare dhe publicistikë. Ai ka botuar një varg veprash të rëndësishme me poezi dhe kritikë letrare, vepra këto me vlera shumështresore për të cilat kanë shkruar në mënyrë afirmative studiuesit e njohur siç janë: Anton Nikë Berisha, Zeqirja Neziri, Prend Buzhala, etj.
Veprimtarinë e vet letrare , poeti dhe kritiku letrar, Nexhat Rexha e ka nisur me poezi, që është dëshmuar, siç e thotë edhe Anton Nikë Berisha, me përmbledhjet “Ndrydhja e pikës K”, që është botuar në vitin 2003 dhe “Unazë qiellore” botuar në vitin 2005.
Libri tij i tretë është “Ligjërime përjetimesh” kritikë letrare, ku janë marrë në shqyrtim 16 autorë, shqiprarë dhe të huaj. Në rrjedhën e viteve, autori në fjalë ka botuar edhe shumë vepra të tjera (poezi dhe kritiklë ketrare), që kanë zgjuar intersim jo vetën tek lexuesit por edhe tek studiuesit…
III. Prangosje kohësh, poezi
Libri më i ri me poezi: PRANGOSJE KOHËSH, i poetit Nexhat Rexha, të cilin autori ma ka dhuruar me dedikim të veçantë, e të cilin po ju paraqesim kësaj radhe në mënyrë të veçantë, është strukturuar me shumë finesë në gjashtë cikle:
I. Akrepat e prangosur (fq. 7-47),
II. Elegji e mbetur peng (fq. 51-67),
III. Ylberin e prek pas syve të tu (fq. 71-94)
IV. Metamorfozë në kohë demonësh (fq. 97-137),
V. Mëngjesi frenon dhimbjet (fq. 141-149),
VI. Metastazë për globin e sëmurë (fq. 153-161).
Në fund të këtyre gjashtë cikleve, me tema dhe motive të ndryshme, por që krijojnë një tërësi, e kemi shkrimin shumë përmbajtësor dhe me vlerë: NË KËRKIM TË KATARSISIT, të Prend Buzhalës, që është si një VADE MECUM për ta kuptuar më lehtë poezinë e librit në fjalë.
Për më tepër, poezia e këtij vëllimi, sipas Buzhalës, jo vetëm të intrigon por edhe të befason me shumësinë e vlerave, me shumëllojshmërinë e ideve, përsiatjeve, dukurive, koncepteve, motiveve apo të detajeve që marrin funksionin e figurls poetike (fq. 166).
Te vëllimi në fjalë; Prangosje kohësh, te cikli i parë:Akrepat e prangosur, poeti këndon mbi atdhesinë, mbi kujtesën, në përqasje me mitin, historinë dhe lirinë si kryevlerë (P. Buzhala, fq. 165). Ndërkaq te cikli i dytë: “Elegji e mbetur peng”, kemi dhjetë poezi përkushtimore për figura e krijues të njohur siç janë: Ramadan Haziri, Pjetër Bogdani, Ramadan Musliu, Lame Kodra, Agim Mato, Fehime Selimi, të rënëve për liri, u këndon gjithashtu miqve emblematikë si Januz Musliu, Reçakut, etj.
Edhe ciklet e tjera shquhen për laryshinë e ideve dhe frymëzimeve të fuqishme.
Tek cikli: Metamorfozë në kohë demonësh, poeti përsiat për kohën që në një formë ose tjetër na i përkujton përsiatjet filozofike të Shën Augustinit që është ati shpirtëror i mesjetës.
Përsiatje poetike kemi edhe për përditshmërinë universale dhe globale, kjo vërehet sidomos te cikli: Metastazë për globin e sëmurë.
Që në paratekstin epigramatik që e ka vënë në fillim të librit, poeti përsiat :
“Ishte një kohë kënga
Pastaj koha hëngri kohën
Melodia dëgjohej vetëm në varre…
Ringjallja ngadalësoi kohën në prangosje…
Këtë mund ta gjeni në veten tuaj,mos sot, nesër…”
Në këtë libër kemi përbërës të rinj, kemi një frymë të re të kohës në të cilën frymojmë dhe jetojmël, në një kohë prangosjesh!
Një ballafaqim poetik-filozofik me çështje e probleme ekzistenciale, po edhe ideologjike
Dhe kujtesa na vjen e rënduar me përvojat traumatike të së kaluarës tragjike:
“Kur dhe si mund të bëjmë
Hirin të flasë
Për tragjedinë e drurit
Dhe piskamën e gjarprit kur digjej…”
Këtu poeti, siç e ka vërejtur edhe Prend Buzhala, ka ligjëruar me gjuhën poetike që ia ka impnuar koha dhe rrethi!… Por edhe përvoja letrare!