Lojë e ndytë politike është duke u zhvilluar prapa shpinës të Kosovës

0
197
Albin Kurti - Edi Rama

Skënder MULLIQI

Të gjitha shtetet më kualitative të botës e kan njohur pavarësinë e Kosovës. E kan njohur së edhe vetë kan qenë pjesë e projektit për Kosovën sovrane dhe të pavarur nga Serbia. Dhe, më të drejtë shtrohet pyetja logjike pse ky ndryshim radikal i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës, më konkretishtë pse po dëshirohet ndarja mbi baza etnike?

Kosova u pranua shtet mbi bazat multietnike, të Marti Ahtisarit. Gjendjën problematike ne veri të vendit më incidente deri ne vrasje te shqiptarëve për 20 vite më radhë, e bënë strukturat paralele kriminale serbe të përkrahura nga Beogradi Zyrtar, por edhe Moska zyrtare.Destabilizimit të situatës nuk i ka kontribuar Kosova, por Serbia për qëllime ekspansioniste. BE-ja dhe Amerika padrejtësishte këtë ja faturuan Kosovës me masa ekonomike dhe politike, e cila po mbron ligjshmërinë dhe kushtetutshmerinë.

Serbia dhe një pjesë e minoritetit serb janë instrumentalizuar nga Vuqiq, për të mos i njohur organet e Kosovës si legjitime. Nuk don shumë koment, së haptazi po dëshirohet edhe një Republika Serbe në Kosovë, më tendencë që pas një kohë ti bashkangjitet Serbisë.Shqiptarët nuk guxojnë të pranojnë kapitulimin para presionit të hapur serbo-rusomadh, i cili fakeqësishte po gjënë përkrahje edhe nga BE-ja. Do të na mallkojnë gjeneratat për një lëshim të tillë të mundshëm. Kosova nuk është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë, siq ka proklamuar historikisht politika shoviniste dhe Kisha Ortodokse Serbe.

Serbia e Vuqiqit mendon së nese heqin dorë nga Kosova, nuk do të kan mundësi ta ruajnë Republikësn Serbe në Bosnje, Novi Pazarin më rrethinë më shumicë muslimane dhe Vojvodinën. Këto janë pyetje të cilat një ditë domosdo do të hapën, se serbet kan bërë spatrime etnike. Do të ishte mashtrim dhe tradhëti kombëtare çdo lëshim që të implemtohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive. Serbia pas invazionit të Rusisë në Ukrainën sovrane, po mban shpresat në ndihmën e Rusisë për të aneksuar më luftë veriun e Kosovës.

Zaten Rusia edhe qëndron mbrapa idesë të botës serbe, siq po tenton të realizon këte qëllim më Ukrainën dhe radhazi pastaj mbi shtetet tjera të ish Bashkimit Sovjetik.Vuqiq nuk po pranon planin franco gjerman edhe për faktin që mos të lejon inkuadrimin e Kosovës në strukturat relevante të BE-së dhe në OKB, kur dihet së në Organizatën e Kombëve të Bashkuara janë miqët si Rusia dhe Kina.Edhe dialogun më Kosovën, Serbia po e zhvillon mbi bazat e tejkaluara të rezolutës 1244 të OKB-së, dhe nga ajo së në preambulën kushtetuese serbe, Kosova figuron si pjesë përbërese e saj.Mu për atë edhe moti ka qenë dashur që mos të pranohet dialogimi më Serbinë, e jo të vazhdohet.

Ky shtet më hipotekë të gjenocidit nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës, nuk po i paguan dëmet e luftës dhe nuk po interesophet për të pagjeturit shqiptare të zhdukur në Serbi, e që për këtë të fundit edhe është zotuar presidenti serb.Gjendja e minoritetit serb nuk është rrezikuar më asgjë, madje ata kan të drejta sa shqiptarët që janë popull shtëtformues. Kjo nuk është duke i interesuar fare Serbisë, por duket së as bashkësisë ndërkombëtare, e cila po përkrahë nismën shoviniste serbe, që minoriteti serb në veri të pavarësohet nga pushteti legjitim i Prishtinës. Kjo linjë serborusomadhe në rajon, nuk do të gjën zbatim, nuk do të lejojnë shqiptarët.

Vështirë së do të kemi ndonjë marrveshje paqeje në bisedime tashmë të pakutimta më Serbinë e qetnikizmit sheshelian dhe millosheviqian të cilën po e ndjek Vuqiqi.Askush mos të mendon që mund të ndanë Kosovën. Ata që thonë së veriu nuk na duhet, jo që është naïve dhe amtoreske por është antikombëtare. Po tentohet që Kosova të vihet në tabelw për qitje. Këtë gjë nuk duhet lejuar kurrë më të na ndodhë, siç na ndodhi historikisht dhe padrejtësishtë nga Fuqitë e Mëdha të Kohës. Asociacioni më kompetenca ekzekutive don të thotë coptim i pandalshem i trojeve tona etnike nga serbomadhia. Lojë e ndytë politike është duke u zhvilluar prapa shpinës të Kosovës dhe pavarësisë të saj.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.