Vështrim
— Shkruhet dhe flitet se shkaqët e largimeve janë, mungesa e një vendi të punës, pagat, standardi, korrupcioni, krimi i organizuar, institucionet e brishta,mungesa e përspektivës. Këto janë shkaqet e pasojat janë dobësimi i strukturës së brendshme të shoqërisë. Shoqëria dobësohet kur krijohet bindja së nuk ia vlen të qëndrosh në të. Eshtë krijuar kjo bindje dhe mu për ate nuk po ndalet procesi i migrimit. Kur të rinjtë rriten me bindjen se jeta serioze fillon diku tjetër, vendi origjinës automatikisht bie në plan të dytë. Kjo është e dhembshme për një vend…
Skënder MULLIQI
Jemi mësuar të merremi më temat politike, tema që lidhën më krizat e vazhdueshme politike, institucionale dhe ekonomike të shkaktuara nga miopet e politikës! Askush prej tyre nuk është i interesuar që ta qesin në ndonjë tryezë çështjën e largimeve masive nga Kosova si temë shumë të rëndësishme ! Kjo sukur është bërë një formë e vetëdijës kolektive. Krejt pas luftën kemi largime të të rinjëve tanë nga Kosova, e që nuk po elebarohohet në Kuvendin e Kosovës për shkaqët dhe pasojat e këtyre largimeve.
Kur nuk elaborohen këto, atëherë tema e emigrimit pushon së qeni një kategori ekonomike dhe sociale dhe bëhët problem për studim shumë më të gjerë. Pushtetet e pas luftës krijuan pa përspektivë për të rinjët tanë, të cilëve nuk u mbeti gjë tjetër veq largimit për diku në shtetet Perëndimore. Shkruhet dhe flitet se shkaqët e largimeve janë, mungesa e një vendi të punës, pagat, standardi, korrupcioni, krimi i organizuar, institucionet e brishta, mungesa e përspektivës.Këto janë shkaqet e pasojat janë dobësimi i strukturës së brendshme të shoqërisë.
Shoqëria dobësohet kur krijohet bindja së nuk ia vlen të qëndrosh në të. Eshtë krijuar kjo bindje dhe mu për ate nuk po ndalet procesi i migrimit. Kur të rinjtë rriten me bindjen se jeta serioze fillon diku tjetër, vendi origjinës automatikisht bie në plan të dytë. Kjo është e dhembshme për Kosovën. Po kemi largime të gjeneratave të tëra dhe të atyre profesionale shumë të dobishme për të ardhmën e vendit. Kjo e dobëson shtetin dhe çdo segment të tij. Talenti nuk po konfirmohet duke ndërtuar diçka në vendin e vet, por duke u konfirmuar diku tjetër. Ai që po qendron në vendlindje nuk po vlerësohet, apo po vlerësohet si përtac dhe i padishem.
Po vlerësohen ata që po largohen.Kur krijohet një rënd jo funksional atëherë vjen në shprehje racionaliteti, në nivel individual por shkatërrues në nivel kolektiv. Po ndryshon struktura e popullatës, e që është katastrofike për shoqërinë. Të rinjve nuk mund t’u kërkohet të qëndrojnë vetëm sepse kanë lindur diku ku ndershmëria nuk shpërblehet, puna është e pakuptimtë dhe hapësira publike i lihet mediokritetit dhe cinizmit politik. Një sakrificë e tillë nuk do të ishte një virtyt, por një detyrim. Nuk po krijohen kushtet e nevojshme që migrimet sado kudo të ndalën.
Paramendojeni lexues të nderuar së si po ndikon kjo krizë e vazhdueshme politike dhe institucionale tek gjeneratat e reja ? Kjo luftë për pushtet është deprimuese, është kur përspektiva e një vendi humbet ngadalë. Është shumë e quditshme gjithë ky durim i popullit para kësaj kaste politike karrieriste përfituese, e cila ka harruar së ka popull dhe ka shtet ! Kur një brez i tërë pranon largimin si përgjigjen e vetme serioze, shoqëria mbetet pa një masë kritike të atyre që mund ta ndryshonin atë. Dihet së kur humbet besimi në njerëzit e politikës, emigrimi merre dimension të madh. Shperndarja gjeografike është bërë një formë e re, aty ku janë famijarët.
Nuk po jetohet në hapësirë të përbashkët famijare .Nuk bëhët fjalë këtu vetëm për një vend të punës në diku jashtë vendit, por bëhët fjalë edhe për ekzistenëcn e çënjës kombëtare. Të jetuarit jashtë vendit e bënë të vetën dhe asimilimi sigurishtë së ndodhë një ditë. Kjo është arsyeja pse diaspora nuk është vetëm një pasojë e jashtme e dobësimit shoqëror. Është një formë e zgjeruar e shoqërisë që nuk arriti të qëndrojë brenda kufijve të vet. Kosova gjithnjë e më shumë po mbetet më pleq dhe plaka. Kthimi po bëhët gjithnjë e më shumë concept sentimental, jo mundësi reale.
Diasporës i referohemi kur kemi nevojë për valutë të huaj, ndërsa e akuzojmë atë si të paditur, dhe e cila nuk ka mundësi të kupton realitetin këtu! Kjo është poshtërsi e llojit të vet, e kjo po ndodhë. Dihet se diaspora e mbajti gjallë gjithmonë Kosovën e varfër në të gjitha etapat dhe dha kontrbut të jashtëzakonshem që të fitojmë shtetin sovran dhe të pavarur.Nuk ka asgjë të rastësishme në lidhje me këtë ambivalencë. Ajo rrjedh nga fakti se emigrimi ekspozon padrejtësinë e rendit të brendshëm. Një vend që ka eksportuar njerëz të arsimuar, të aftë dhe të trajnuar profesionalisht për dekada, dhe në të njëjtën kohë nuk ndjen turp serioz, tregon anestezi të thellë morale..!












Fjalia, në përfundimin e shkrimit:
“Dihet se diaspora e mbajti gjallë gjithmonë Kosovën e varfër në të gjitha etapat dhe dha kontrbut të jashtëzakonshem që të fitojmë shtetin sovran dhe të pavarur. Nuk ka asgjë të rastësishme në lidhje me këtë ambivalencë.” – po i bën dëm të madh krejt shkrimit…!
Migrimi nuk ndodhë me fajin e të rinjve. Ai është kryekëput pasojë e keq-qeverisjes dhe mosinteresimit absolut për t’u krijuar kushte të të rinjve. Kemi hasur me dhjetëra raste kur ekspertëve nga fusha të ndryshme, sidomos në mjekësi nuk u është krijuar mundësia për ta kryer punën në vendin e tyre.
Edhe nëse ata i kanë përfunduar studimet me nota të shkëlqyera kanë qëndruar kohë të gjatë pa punë ose janë punësuar në zona periferike ku aftësitë tyre nuk kanë pasur mundësi me i treguar.
Ata në pamundësi me u avancuar në profesionin e tyre kanë migruar në vendet e Perëndimit, kryesisht në Gjermani. Sa për ilustrim po përmendim 7-8 raste me notë mesatare 10-të, janë lënë në harresë nga institucionet tona. Natyrisht që zgjidhje të vetme e kanë parë migrimin. Viti 2014 ka qenë vit i humbjes së shpresave për vazhdimin e jetës në Kosovë. Derisa para syve të qeveritarëve tanë dhjetëra autobusë të mbushur me qytetarë të Kosovës, qarkullonin drejt Gjermanisë, askush nuk reagonte.
Madje me largimin e tyre në mënyrë masive, bëhej tallje, se kinse ata po e braktisin vendin pa ndonjë arsye.
Ata që janë larguar është pak e besueshme që kthehen në vendlindje, jo pse nuk duan por jeta e tyre ka marrë krejt kahje tjetër.
Në eksodin masiv të shqiptarëve si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri fajtore të vetme janë Qeveritë që s’kanë bërë as përpjekjen më të vogël me ndaluar këtë migrim me pasoja të jashtëzakonshme për të ardhmen e dy vendeve tona.
Pasqyra më e qartë se në Kosovë dhe Shqipëri gjërat nuk janë duke ecur si duhet është pasuria marramendëse e qeveritarëve tanë dhe benefitet që ata i kanë krijuar vetvetes dhe klanit të tyre.
Kush kujt i jep përgjegjësi për milionat dhe pasuritë e grabitura ?Korrupcioni, tenderizmi abuziv dhe nepotizmi janë sëmundje e pashërueshme e shoqërisë sonë. Derisa të mos çrrënjosën këto dukuri kanceroze migrimi s’ka të ndalë.
I respektuari Ejupi,
Më befasoi komenti i juaj -(MË I GJATË SE VET SHKRIMI I AUTORIT).
Sipas komentit tim del se autori (S.M.) i ka ra VETI MËSYSH, me fjalite fundit e ka prishë krejt shkrimin, dhe për atë unë e kam dhënë komentin e shkurtër. Ti e ke zgjatur shumë?!
Ja një mendim, që përkon me shkrimin e S.M.:
JETA I NGJAN LIBRIT, KU SECILA FAQE PARAQET NJË PJESË TË JETES SE NJERIUT, POR NËSE autori faqet e fundit i shkruan të këqija, e ndyen krejt librin!