ZGJEDHJET E FUNDIT NË KOSOVË SOLLËN NJË FRYMË TE RE DHE NJË LIRI ME TE PLOTË

1
656
Albini - Vjosa - Donika

Binak Maxharraj

Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 solli me vehte një frymë te re Kosovë, një frymëmarrje të lirshme, nje liri më të plotë e cila për me shumë se dy dekada ishte nëpërkëmbë nga komandantet e Shtabit te Rognerit të cilët me dhunë përmes falangave enveriste qe ishin në pushtet në Shqiperi, e morën e zapuan pushtetin duke e shendrruar Kosovën gadi si pronë te vehten.

Kjo i ka fillet menjëherë pas luftes. Në vend se populli i cili ne menyrë mitike po këthehej në Kosovën e lirë, ku për hërë të parë ne historin e saj ishte ndjekë një gjakperisë sllav, atje në Mirtovicë në fillim të vitit 2000 po ndodhëte diçka e pa zakonte, diçka e tmershme, nisë të luhet loja rreth endrres shekullore e Serbisë për ndarjën e Kosovës me aktor të ndryshëm. Ishin mbledhë aty të gjithë djajt qe kjo ëndërr serbe të realizohet më ndihmën e Shtabit të Rognerit dhe sherbimeve sekrete te jashtme. Atje jo restësisht u gjenden sherbimet sekrete te Frances DGSE dhe asaj serbe UDB të cilat ne bashkepunim me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e nisën lojën makabre për ndarjën e Kosovës.

Dy dhe tre shkurti 2000 ishin ditet me te vështira, me te errata sepse atje ne Mirovicë po ndodhëte diçka ne erresirë pa dijën e opinionit. Në ato dy net të kobshme për Kosovën pasojat e së cilën po ndihën edhe pas dy dekadave, po luhej një lojë e flliqet rreth Kosovës kishte filluat pastrami etnik duke i debuar shqiptaret nga banesat dhe shtepit e tyre në jug te Mitrovicës. Më këtë rast edhe u vran mbi 10 dhqiptar nen komanden e çetnikut Oliver Ivanoviq të cilët nuk donin ti leshojnë banesat dhe shtepit e tyre ndërsa me dhunë ato ditë u debuan mbi 15 mijë shqiptar ne jug te Mitrovicës. Kurse nga ana tjetër “komandantet” e Shtabit të Riognerit Hashim Thaçi me Kadri Veselin po e luanin lojën e djallit në sherbim te Serbisë dhe sherbimeve të huaja sekrete bashkëpunetor te se cilave ishin.

Situata e krijuar ne veri është me se e çartë atje qe dy dekata lulezonte krimi i organizuar ne te cilin marrin pjesë serb e shqiptar bashk. Krimi funksiononte ne menyre te pa kontrolluar sepse institucionet tona nuk kishin qasje ne ate pjesë, por iu ishte lenë krimeinelve ordinar ne krye me Veselinoviqet, Rakiqet dhe Radojçqiet te cilët ”vranin e këthellnin” me bekimin e Serbis dhe kryekriminelit te tyre Aleksandër Vuçiq.Liderët e Kosovës si Thaçi, Veseli, Harajdinaj, Mustafa etj. sikur nuk vepronin për ti nadluar edhe nga shkaku se edhe vet ishin ivolvuar në krimin e organizuar atje, por këta me ne fund u deshte qe Amerika ti ndal bosat e krimit te organizuar duke i future ne listen e zez se persona”non grada”.

Por pas çlirimit të Kosovës ishin mbledhë shumë qytetar të Mitrovicës duke menduar se erdhi liria për tu këthyer nepër shtepit e tyre. Qytetaret masovikisht ia kishin mesye për t’u këthyer nepër shtetpit edhe banesat e tyre, por përpara u dolën Thashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe i ndalën edhe me ndihmën e KVORIT françes, i cili ne veri ishte instaluar qellimshëm. Hashimi Thaçi dhe Kadri Veseli ne mënyrë bizare i mashtruan, i rrejten qytetarët se duhet te këthehën pas sepse ende nuk është koha e duhur për tu këthye duke ju premtu kethim te shpejtë. Por siç thotë populli “rrena i ka këmbët e shkurta”, qytetaret sot e kësaj dite nuk u këthyen sepse premtimi për mos kethim ishte më i forte ndaj sherbimeve sekrete te huaja se sa ndaj qytetarve te cilët sot e kësaj dite jetojnë refugjat në shtetin e tyre pa pas mundësi të këthehen.

Dhe kështu iu pre kërthiza shtetit të Kosovës fill pas lindjes. Liria qe erdhi nuk ishte e plotë, ishte e cunguar, nuk shijohëj nga te gjithë. Veriu ngadal por sigurt po rreshqiste në duar të Serbisë te cilën bandat kriminele dhe te gjithë djajt e Serbisë zbriten aty pa asnjë pengës, zbriti edhe u ulë kamnbëkryq ne sheshin e Mitrovicës edhe Car LLazari. Që dy dekada ne Veriu e Kosovës frymon çdo gjë serbisht dhe asgje shqip, s’ka as këngë e as muzikë shqiptare.

Për të gjitha këto nuk reagoi askush, nuk reaguan ata qe ishte deshte te reagonin dhe qe kishin pushtetin ne dorë nuk reaguan fare komandantet, çlirimtaret të cilët ne emer te luftës e “pushtuan” Kosovën. Për komandantet ishte me e rëndësishme diçka tjetër lufta për pushtet deri te i cili erdhën me me vrasjën e kundërshtarve te tyre politik, sidomos nga radhet e LDK së Ibrahim Rugovës. Komandantet së shpejti në saje te hajnisë dhe plaqkitjës u pasuruan ne milionera, duke e lënë popullin ne mjerim e vuajtje deri te ndekja e tij jashtë vendit për ekzistencë.

Por veriu i Kosovës i cili tashme pothuaj ishte i ndarë, jeta kishte marrë drejtimin e kundërt, atje po liuezonte korrupcioni, kontrabanda e tmershme ekonomike te cilët ishin te lidhur edhe me çlirimtaret tanë për përfitime material. As gjë nuk i pengonte, sepse veriu sikur konsiderohej tok e askujt, ku nuk kishte as ligje e norma te sjelljes pos atyre rreth krimit te organizuar. Askush nuk u dilte përpara, as lideret tanë, bile jo t’i ndalnin por as kemba nuk guxonte të shkerlte ne ate pjesë te vendit. Jo qe nuk i pengonin por shumica e punëve te këqija ne veri kishin marrë aminin e Hashim Thaçit, i cili edhe pas çlirimit po e luante lojën e felliqet serbo-sllave i cili edhe shkoj aq large sa qe u pajua me ta edhe ta ndaj Kosovën.

Kështu këto fosile të kombit tentuan te ioa fusin thikën pas shpine Kosovës dhe pavaresisë dhe integritetit te sajë duke tentuar qe te ndahet Kosova për te cilën Serbia me Vuçiqin në krye nuk po ndalët as sot e kësaj dite. Ajo e kërnon Kosovën me mjete luftarake, me invasion te mundshëm, krijon situate kërcnuese, i ven ne veprim bosat e krimit ne veri si Rakiqin, Veselenovqet për te krijuar gjendje gjoja pasigurije për serbet në veri.

Mjerë kombi qe pati fatin te udhëheq kjo fare e keqe komndantesh, pushtetaresh katila qe gjatë gjithë kohës për dy dekada punuan për shkaterrimin e sovratinetit te Kosovës, por qe shkaterruan edhe çdo gjë te vlefshme qe ne Kosovë ishte ndertuar për shumë dekada.

Por, tani nuk janë më, ata shkuan ne histori si fosile tokside qe vetë historia te merret me ta, e ti gjuan atje ku e kanë meritu.
Por ndodhi qe kjo histori e trishët vakabandesh pushtetaresh të ndryshoi vetm për një ditë me “grushte shtetin” e vetë popullit me evolicionin e 14 shkurtit 2021 kur populli me votën e tyre te lire i nxori nga “qarkullimi” këta vakabandë qe kishin nofka të llojshme si koamndant e here si Çlirimtar por qe ne realitet ishin plaçkites të popullit.

Të gjithë këta populli me voten e tyre i nxori jashtë i gjuajti në opozitë, qe atje te marrin mend.
Por me ardhjen në pushtet te Vjosa Osmanit, Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës çdo gjë ka ndryshuar. Njerëzit po marrin frymë lirshëm sepse nuk i kanë më mbi krye njerëzit hajna, te korruptuar plaqkites dhe rrenuse te çdo gjeje qe ishte e vlershme në Kosovë. KËta qe erdhën ne pushtet me votën e popullit iu kanë përvesh punës dhe premtimeve qe ua kanë dhënë popullit gjatë fushates elektorale, sidomos ne sferën e çkapjes së shetit nga këto banda te instaluara për tri dekada.

Rezultate janë ikuarjuese sidomos lufta kundër krimit te organizuar dhe korrupcionit, filluan te kënë qasje me te prekshme edhe ne veriun e Kosovës, te dekospirojnël kontrabanduesit me toka,te çlirohet “Brezovica” nga bandat dhe banditet e korruptuar duke ndertuar vila perms rushfetit duke e degraduar kështu parkun e Brezovices me ndertime te egra e sidomos nga te fortit e politikes, por ajo me e rëndesishmja qe se ka bërë asnjë qevei me par është nxjerrja jashtë përdorimit të Lista Srpska e cila për here te pare qe pas çlirimit nuk merr pjesë e pushtetit, pos te një ministry qe i takon me kushtetutë, etj.

Sot kur qeveria Kurti II është e pakompromisë ne luftën kundër korrupcionit të cilën edhe do ta saksionoj me ligje te reja, me Vetting, etj. opozita siç janë PDK. LDK dhe AAK nuk janë te qeta. Kjo opozitë është shumë e mjerë, ne vend qe te kujdeset për shkaqet dhe pasojat qe shkuan ne opozitë, te reformohën, ajo i versulët qeverisjes së mire te Kurtit pakurrfarë faktesh, por edhe ato qe ia permendin i kanë bërë vetë sa ishin ne pozitë. Por qellimi i kritikave kaq banale është friga nga ajo se ju ka ardhë koha te pëegjigjën para drejtesisë për te gjitha te këqijat, hajnit, vjedhjet, uzurpimet qe ia kanë bërë shtetit për këto dy dekada të qeverisjes ëse tyre te keqe.

Në këtë menyrë me kritikat e veta banale opozita me shumë po i ndihmon Serbisë se sa Kosovës, sepse ne këto kritika është totalisht e çorijentuar, pa sens politik dhe pa fakte e argumente, çfarë shpeshë here edhe po delë qesharake. Opozita jonë është ende larg pritshmërive. Ajo duhet të bëjë reforma radikale, e jo aso kozmetike. Reforma me te thella po i kërkojnë edhe anëtarësitë e tyre, por kryetaret e tyre adoleshendt politik sikur i ka kapë deshira për bajraktarizëm, nuk po ndodhin. Opozitën e kanë kapë edhe inatet politike, smira dhe qeveria e Kurtit II. e cila po ndemmerr reforma në çkapjeën e shtetit nga bandat kriminele dhe transformimin e shtetit në shtet ligjor dhe demokratik.

Por kjo opozitë nuk po e luan rrolin e vetë konstruktivë edhe në ato çeshtje madhore në interes për shtetiun e jo për partit, duke e pas parasysh se Serbia i ka futë ndëeskamcat ne te gjitha anet për ta penguar Kosovën ne ecjen e sajë të lire,por e pengon me çdo kusht dhe ne çdo rast të mundshëm. I tillë është edhe referndumi për ndryshimet kushtetuese ne Serbi të cilin deshti ta ushtroi edhe në Kosovë. Por ishte mesuar qe ajo lirshëm për çdo gjë te veproi ne Kosovë sespe strukturat shteterore te më parshme te deklasuar nga vetë populli e lejonin ate pa ndonje rezistëncë te perzihet në punet e brendshme te Kosovës duke e cenuar sovranitetin dhe integritetin e vendit.

Por kësaj radhe nuk i doli ashtu,kreret e shtetit i thane JO, nuk ka referendum te Serbisë ne vendin tone. Kjo tinglloi si kushtrim por edhe si alarme i cili i ndezi burit ne Evropë dhe gjetiu. Marshuan kërkesat dhe kritikat se këtë duhet ta lejoj qeveria e Kosovës sepse sikur ne stilin “lejone se serbet i kemi për hastret”, sepse kështu kanë vepruar edhe qeverit e meparshme në Kosovë. Erdhi thirrja edhe nga ambasadat e KUINTIT bile edhe Amerika ishte për referendumit.

Por qeveria Kurti II përseri u tha jo, sepse këtë nuk e lejon kushtetuta qe një shtet te mbajë referendum ne një shtet ne tjetrin.
Kryeministri Kurti duke e par situatën ne te cilën u gjend e hodhi rastin ne Parlamentin e Kosovës si një organ me i lartë i pushtetit ligjedhenes. Hedhja e kërkese së Serbisë për referendum në Kosovë sikur e ndryshoi situatën politike në Kosovë. Ishte ky një test për partit politike por edhe për nderkombetaret në qendrushmerin e organeve te pushtetit ne Kosovë. Disa parti politike te udhehequr nga adoleshentet politike i fekuan duart se me këtë rast po e prisnin momentit për kritiak te ashpra ne rast te deshtimit ne Parlament, duke e qujatur si me par antiamerikan ne kohën e Grenellisteve, dhe për ta sulmuar Kurtin se këtë e bënte gjoja për tu mshef pas Parlamentit duke ia mohuar guximin me këtë rast.

Por nuk ndodhi ashtu, ndodhi ajo qe Kurti e priste dhe e kishte besimin qe do te ndodhëte. Për mbajtjën e séances se Parlamentit dhe për pjesemarrje në te u deklaruan pjesa me e madhe e grupeve parlamentare si LVV, LDK dhe AAK me ç’rast edhe e aprovuan Rezoluten ku ndalohet mbajtja e referendumit ne Kosovë si antikushtetues qe i prekë themelet e shtetit, dhe si e till kërkesa e Serbisë ra poshtë. Fill pas votimit te Rezolutes së Parlamentit dhe deshtimit te Serbisë ajo duke e pare unitetin te pa pare deri me tani midis partive politike në Kosovë deklaroi anulëimin e mbajtjës se referendumit në Kosovë. Por, as ndërkombëtaret nuk bënë ndonjë veprim por e përkrahën rezolitën pa ndonjë vrejtje. Dhe kështu qasja e Serbisë permes këtij referendum deshtoi plotesusht. Pra, qeveria dhe Parlamenti i Kosovës e bënë te mundur te pamundurën te cilën nuk e bën qeveritë e me parshme ne stilin “hajt të bejmë këtë ose ate për hater te nderkombetarve, mos te prishëm me ndërkombëtart”, etj.

Por krejtesishte ishte e pakuptimt sjellja e PDK e cila edhe pse me pare tha se është kundër referendumit, ajo me pas e kundërshtoi ate duke mos marr pjesë ne séancen e Parlamentit dhe kështu iu bashkua aleatit te sajë te vjetër Lista Srpska pa te cilen asnjë here nuk ka mundut te formoi qeveri legjitime pa pëfshirjën e sajë por gjithëmonë kishte bashkpunuar ne hajnë dhe korrupcion me te së bashku. Është pra e pa qartë se në këtë parti kush udheheqë Mamli Krasniqi apo Abelard Tahiri, apo i ka dy kryetarë nga te cilët njeri Memli Krasniqi është aty sa për syret dhe tjetrii Abelard Tahiri, i cili i ka ndë dorë frenat e kësaj partied he si i till për punet e partis dirigjohet nga Haga, siç ndodhi edhe kësaj radhe.

Kërkesa politike e Kurtit të ketë pajtueshmëri politike brenda partive politike qe të jenë unik ne Parlament për çështjet kurciale te shtetit ishte me vend e arsyeshme dhe përmbajtësore. Kjo ndodhi ngase kryeministri Albin Kurti, u tregua këmbëngulës në mospranimin e mbajtjës së referendumit në Kosovë, sepse kjo është një sinjal i mir edhe për te adhmën se Serbia nuk do te lejohet te perzihet ne punet e brendshme te Kosovës, apo thane ndryshme kjo është edhe fillimi i shtrirjës se saovranitetit në veri te Kosovës, i cili dei me tani ishte i “pushtuar” nga bandat kriminele perms Serbisë dhe Presidentit te sajë Vuçiq.

Dhe për në fundë kryeministri Kurti por edhe Presidentja Vjosa Oasmi janë dy faktor te rëndësishëm drejtë ndrtimit te shtetit demokratik pa korrupcion,janë ne rrugë te mire në ndërtimin e një unitetit politik midis partive politike dhe grupeve parlamentare kur janë në pyetje çshtjet kurciale te ekzistënce së shtetit qe asnjë parti të mos veproi e izoluar siç veproi PDK duke iu bashkuar Lista Srpska qe Serbia edhe me tutje te luaj lojën e djallit ne veri te Kosovës, sepse ndarjeve dhe përqarçarjeve te partive politike ia sheh hajrin vetem Serbia. Partit politike, grupet paralemtare dhe komisionet ndryshme parlamentare duhet të punpjnë me fuqishëm për arrijtjen e unitetit sidomos ne ato sfera te rëndesishme për forcimin e shtetit.

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.