Aktuale
Në dritën e luftës në Ukrainë dhe agresioni i Rusisë fashiste të Putinit dhe faktorizimi i Serbisë në këto ngjarje, tregon qartë se në Serbi nuk ka ndryshuar koncepti i luftës kundër Bosnjës dhe Kosovës.
BE-SHBA duhet që ndaj Serbisë të hapin tërë dosjet e arsenalit politik, diplomatik dhe ushtarak, që, përmes bekimit të Moskës do të destabilizojnë Ballkanin dhe synimet për shëmbjen e shtetndërtimit të Kosovës.
Serbia duhet të disiplinohet në vijat e qarta të BE-së dhe në këtë dritë duhet t`i thuhet shkurt e qartë:Serbia jo në dy karrigat, ditën me BE për të mbushur stomakun e, natën me nëntokën e regjimit fashist të Vladimir Putinit!
BE duhet të ndalë Serbinë në lojën e saj të strucit politik, diplomatik në krah të “vëllazërisë” me Rusinë e Putinit, që kjo lojë është e njohur në historinë e popujve të Ballkanit dhe të shqiptarëve në hapësirën etnike si skenari ugurzezë për gjakderdhje dhe apetitet e saj për të grabitur tokat shqiptare dhe fati i Kosovës.
BE duhet të hapë dosjet qysh nga Lufta e Parë Botërore e deri më sot dhe, të marrë vendimin e duhur kundër Serbisë se, ajo nuk duhet lejuar që të faktorizohet në Balllan, si dorë e zgjatur e Rusisë së Putinit, që do të jetë edhe në shekullin e ri vendi më problematik ndaj popujve të Evropës së lirë.
BE ndal Serbinë jo në dy karriga…!
Çikago, 26 shkurt 2022
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com