Gani Mehmeti
Por, pse është çmendur një, nuk do të thotë se duhet të çmenden të gjithë!
I lojturi menç, të merr në qafë!
I lojturi menç, është i lojtur, dhe është jonormal. E njeriu që nuk është normal, nuk bën punë normale. Dhe, deri sa nuk bën punë normale, do të thotë se duhet ruajtur prej tij! Por si të ruhemi, si të veprojmë, çka të bëjmë për ta penguar atë?
Njeriu që sulmon spitale, madje edhe spitale të fëmijëve, çfarë mund t’i thuhet atij?! Ai është shizofren, psikopat, sadist, e çka jo tjetër, por jo njeri!
A ka ku të vejë më tragjike, më çmendurake se kjo? Kush do të mbetet pa u sulmuar e pa u bombarduar, deri sa bombardohen spitalet, madje edhe spitalet e fëmijëve të sëmurë! Çfarë faji kanë fëmijët?
Unë nuk di se ka ndodhur të bombardohen spitalet nga nazistët gjermanë në Luftën e Dytë Botërore!
Unë kam menduar se spitalet, në çdo luftë, duhet të jenë të siguruara dhe të mossulmohen.
Nëse nuk kam harruar, në një shkollë, kur kanë shkuar ta arrestojnë mësuesin, fashistët kanë pritur mbarimin e orës,e, nuk kanë hyrë në klasë gjatë orës, për të mos i shqetësuar nxënësit.
Me këtë, po dua të them se, rusët ia kanë kaluar fashizmit gjerman, me luftën e tyre në Ukrainë, që janë duke e zhvilluar!
Me këtë po dua të them, dhe bëj apelt, fillimisht te rusët, që të mbledhin mendjen e tyre, të dalin nga urrejtja, të shërohen nga sëmundja e luftës së sulmuari tjerët dhe të heqin dorë nga vrasjet e fëmijëve dhe të civilëve në përgjithësi.
Rusët vetë do duhej ta lidhnin Putinin, pse kërkesat e tij, që Ukraina, duke qenë shtet sovran, mundet të shkojë ngado që do dhe me këdo që do, qoftë me NATO-n, qoftë me BE-në, qoftë me Federatën Ruse.
Ukraina nuk ka sulmuar, ajo është e sulmuar nga Putini dhe ka të drejtën e mbrojtjes. Nuk ka të drejtë sulmi të Ukrainës Putini, duhet të zgjohen e të kthjellohen rusët e të mos e dëgjojnë Putiinin, kur ka lojtur nga mendja prej mllefi, urrejtjes dhe armiqësisë së tij në ukrainasit.
Nuk duhet të dëgjohet njeriu për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të hyrë në sulme kundër Ukrainës, e cila, me të drejtë mbrohet nga kësto sulme.
Nëse rusët vetë nuk e ndalin Putinin, bota demokratike do e ndalojë atë, por do të pësojnë shumë civilë nga Ukraina dhe ushtarë nga të dy anët, nga Rusia dhe nga Ukraina.
Nuk është e arsyeshme të shkatërrohen shtete për dëshirat qëëlimkëqija e pushuese të një njeriu! Kjo është e turpshme dhe e patolerueshme, dhe se, fundin do ta ketë shumë të keq e të disfavorshëm në fund, ashtu sikur e pati Hitleri, ashtu si e pati Millosheviqi, ashtu, e ndoshta edhe më keq, do të përfundojë Putini, tërësisht i çmendur!
Ti, bota demokratike, sa më shpejt të ndërmerrni e ta ndalni Putinin e çmendur, aq më në fitim do të jetë njerëzimi.
I çmenduri, nuk duhet të jetë i lirë, ai duhet të lidhet dhe të shërohet, pastaj të[ dënohet!
Bota e shekullit 21, kemi menduar se do të jetë më ndryshe, se do të jetë një botë e qetë, pa lufta, në harmoni e në dashuri ndërmjet vetit.
Mirëpo, ndodhi si ndodhi, dhe botën e trazoi n jë i luajtur menç për qëllime pushtuese, apo nga frika se ai nuk do të mund të durojë me rrethimin e tjerëve, pse i dukej vendi tepër i ngushtë i tij, prej 17 milionë kilometra katrorë hapësirë!
Njeriu që nuk ngopet me aq sa ka, nuk do të ngopej as edhe me krejt botën, sikur ta ketë në dorën e tij.
Mirëpo, faji është edhe tek rusët, tek njerëzit e tij që lejojnë një të çmendur në prishjen e rendit botëror në vrasjen e njerëzve të pafajshëm për qëllime të tij shkatërruese, vrasëse e pushtuese të shteteve të tjera.
E kishim një Millosheviq nga fundi i shekullit 20, ndërsa doli tjetri, tani në fillimin e shekullit 21!
Ndaleni kasapin, katilin, kriminelin, vrasësin, shkatërruesin e botës!