Trëndafili – poezi nga Fatmire Duraku

0
249
Fatmire Duraku

Fatmire Duraku

Trëndafili

Triolet

Agu ia la vesën në petale e iku
Trëndafili i zgjeroi gjethet lart
Deshi të shihte kush ishte miku
Agu ia la vesën në petale e iku

Andej e këndej ndriti veç fiku
E shikimi i preku në rreze të art’
Agu ia la vesën në petalet e iku
Trëndafili i zgjeroi gjethet lart

II
Vajza me flokë të verdha ngec
Hije ndërmjet luleve nën vesë
Djali i fal tre trëndafila dhe ec
Vajza me flokë të verdha ngec

Digjet etjes së dashurisë memec
E dita agon nën diell në mëngjes
Vajza me flokë të verdha ngec
Hije ndërmjet luleve nën vesë

III
Nën hije fiku loja vazhdon aty
Prej petalesh ikë bulë e vesës
Bie në tokë shikimi i ngrin në sy
Nën hije fiku loja vazhdon aty

Një rreze dielli i bashkoi të dy
Erë e trëndafili ik mes kreshtës
Nën hije fiku loja vazhdon aty
Prej petalesh ikë bulë e vesës

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.