Dashuri e pastër

0
705
Ilir Muharremi - kritik i artit

Ilir Muharremi

Qielli i pastër rëndon mbi kokën time. Ndryshon shumë shpejt. Retë të bardhë pak gri luftojnë çastet, por prapë qielli blu rëndon mbi mua. Vera e bardhë është më e bardh se  e vërteta. Besoj në dashurinë e parë sepse sytë besojnë në atë që shohin. Edhe qielli blu është blu ngase sytë e shohin ashtu. Dashuria më duket veç një falë e thjeshtë, një fletë e bardhë, që mbi të shkruajmë fjalë të bukura. Qielli blu është i bukur se retë shkruajnë fjalë dhe pikturojnë forma çudake. Unë shkruaj për dhimbjen e  dashurisë që është më e madhja nga të gjitha dhimbjet dhe këngët për dashurinë.

Qielli është prapë i pastër dhe shumë blu. Monotonia e qiellit u thye ligji dhe matematika jetësore e do që çastet ndryshojnë, kalojnë dhe zhduken. Për dashurinë e sinqertë e shesin shpesh shpirtin, sepse jemi të huaj natën dhe ditën për dashurinë. E unë, të dua të thërrasë, dhe këndoj derisa lotët nuk ndalen, derisa buzët nuk thahen, gjithmonë në mendjen time do të jesh. Do të puth derisa buzët e mia nuk ngrohen. Gjithmonë je e pranishme te unë e dashur.

Jam i huaj për veten, për ty, për krejt botën, për..  për.. E shes veten për dashuri, për butësi, për ledhatime. Jeta po kalon, i huaj, i huaj natën e prapë të dua. Nga një shikim unë e kuptoj, krejt, dashuria ka lind vetëm nga kjo, nga duart tua, buzët tua, shikimi yt i ngrohtë i drejt në sytë e mi e jeta ima ka ndryshuar. Të kujtohet që kur të thosha që lejoje lotin të rrjedhë sepse është simbol i sakrificës sonë dhë dashurisë e dashur.

Jemi ata dy të njëjtë që dje kemi fshirë rrezet e diellit dhe kemi komentuar natën për shkëlqimin e yjeve. Ti më thoshe : ai yll atje jam unë ndërsa ti je ajo që komenton për të. Kjo më vret çdo ditë.  Lejo një lot le të rrjedh nga sytë e tu dhe ajo dashuri që po vuan për mua. Më lejo ta shohë e dashur. Nga një shikim i drejt unë të kuptoj drejt dhe e di lindjen e dashurisë sonë, si lindje e sinqertë e tragjedisë greke.

Të dua më së shumti në botë, nuk do të harroj derisa jam gjallë. Nëse gabon dhe bënë ndonjë vepër penale. Dal para Zoti them: “unë jam fajtor.” Ka kohë që nuk të takoj, por të kujtoj, atë fytyrë të vogël, trekëndësh i bukur, çerpikë të gjatë, buzë të trasha, e sy të vegjël e dashur. I mbaj lotët dhe nuk dua të përlulem as për dashurinë tonë, e dashur. Të dua më së shumi në botë, dashuri e pastër. Të dua dhe dua të këndoj për ty e dashur.

E shes shpirtin për ty, për atë butësi, për dahurinë dhe për ne. E di që ka kaluar gjithçka, por unë prapë të dua shpirt. Lutem për dashurinë sepse ajo dhemb dhe gjaku e vëren. Është dashuri e vërej. Tatoo bëj përportetin tënd në krahërorin tim, kjo është dashuri e përjethsme. Dashuritië e ndaluara janë më të përjetshme. E ti je ky personazh brenda gjakut tim. Kemi bërë portrete tona nën hijen e kohës dhe jetës e dashur, sepse ishim të ri dhe jemi të ri në dashurinë tonë. Rinia është dashuria e sinqertë.

Kur dhemb dhe venat e mia mbushen me verë të bardh, unë të kujtoj e dashur e si këngën e vjetër dhe artin e lashtë grek. Je simfoni dhe stil i imi i rinisë dashuri e pastër. Nuk jemi bashkë e di, por thyem muret e adoleshëncës dhe dashurisë sepse ti erdhe nga Evropa e unë isha evropianë i vogël. Dashuri e pastër.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.