Koment
— Kosova është një vend i mundësive, prosperitetit dhe drejtësisë, në të cilin qytetarët do të ndihen të sigurt dhe të pranuar.Ndër prioritetet kryesore janë lufta efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, deburokratizimi, zhvillimi ekonomik dhe planifikimi afatgjatë…
Skënder MULLIQI
Për përparimin e shtetit nevoiten të përzgjedhen njerëz cilësor, nuk ka rëndësi se cilit krah politik i takojnë, por që këta njerëz të përzgjedhur duhet të kenë karakter të fortë, të janë të ndërgjegjshem dhe të moralshem, të duan atdheun dhe kombin. Shtrohet pyetja logjike: Çfarë është e djathtë dhe çafrë e majtë … dhe çfarë është e rëndësishme dhe çafrë është e parëndësishme. Çfarë është e menqur, dhe çafrë është e zgjuar? E mirë apo e keqe për Kosovën? Po shihet së më politika retrograde nuk arrihen objektivat e dëshiruara në shtëtndërtim dhe mirëqenje. Prandaj, lypset një zgjuarësi e re politike në krye më intelektual të zgjuar, të cilët nuk preferojnë gjuhën e urrjetjës dhe të bojkotit.
Mjaft gjatë shteti funksionojë më njerëz infatil, të neveritshëm, të pa logjikshem, përfitues dhe inferior. Dhe, njerëz të tillë e kan udhëhequr dhe po e udhëheqin politikën tonë kulturore. Dihet së prioriteti krysor është zhvillimi ekonomik i vendit që po ngecë. Duhet të pranojmë së problemi kryesor është mos dija, e që nuk ishte dashur të jetë kështu, kur kemi mendojë unë mjaftë njerëz të zot, që do t’i avansojnë proceset e ngelura pezull përpara. Problem tjetër është frikacëria e sistemit dhe të shoqërisë për të marrë vendime të guximshme, të vështira dhe vendimtare për të ardhmën tonë.
Problem tjetër, është që kemi njerëz të politikës të cilët po vrapojnw pas përfitimeve përsonale ! Nuk ka nevoitet një shoqëri e sëmuar, ku fshihen pas sistemit si struci, që pa dyshim askush nuk dëshiron të jetë struci që do ti zgjidhte problemet më të cilat po ballafaqohemi që shumë kohë. Për këta njerëz të politikës po shihet së e rëndësishme është të mbrojnë prapanicat e tyre, se sa të mbrojnë njerëzit. Dhe kjo është e vërteta e hidhur, sado mizore të jetë dhe sado që nuk duam ta dëgjojmë. Egoizmi promovohet dhe vlerësohet më shumë sot se çdo ves apo virtyt tjetër. Dhe nga egoizmi vjen e gjitha më e keqja. Ose ndoshta më e mira, sepse për egoistet është sigurisht më e mira.
Rregullat e strucave, janë rregulla ku duhet të luash sipas tyre për të mbijetuar.Kjo është hipokrizia më e madhe. Për fat të keq pak kush deri më tani po merret më të vërten, që thjesht është më se keqi për një vend. Rrenat dhe manipulimet kan kaluar tashmë çdo përmasë. Të gjithë po e dinë tashmë këtë. Askush nuk po merrë përgjegjësi për gjendjen e keqe të krijuar politike dhe institucionale thua së po jetojmë në komunizëm! Politikanët po mbrojnë veten, duke mos ju interesuar asgjë më shumë.
Sikur për ta nuk është e rëndësishnme një ndërgjegje e pastër politike ! Për sa kohë që pranojmë në heshtje një mentalitet të tillë të instaluar të politikave konfliktuoze, nuk do ti kemi punët mirë si popull dhe si shtet. Kosova është një vend i mundësive, prosperitetit dhe drejtësisë, në të cilin qytetarët do të ndihen të sigurt dhe të pranuar. Ndër prioritetet kryesore janë lufta efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, deburokratizimi, zhvillimi ekonomik dhe planifikimi afatgjatë…


