Sa mirë që erdhe sonte

0
Leonardo Nika - yellow

Sa mirë që erdhe sonte
Dhe zemra ime kështu donte
Ma shkrij akullin që kam zemër
Që të kam dashur je e vetmja femër

Zemra po më kërcen nga gëzimi
Ja më iku dhe trishtmi
Inatet e vjetra do ti lë pas
S’e nuk dua më tê të humbas

Cdo natë me zotin bisedoja
I thoja për ty që të dashuroja
Tani që u ktheve më s’do të vuaj
Si një thesar të çmuar unë do të të ruaj

Do ti vë flakën vetës zjarri s’do t’ju mungoj
Kisha kohë që të prisja kaq shumë të dashuroj
Sonte me yjet po vallëzoj
Me kitare në dorë po këndoj

Netët do të flasin dashurinë
Sa do të çudisin dhe perendinë
Zëri do të dëgjohet deri në kupë të qielit
Sa do të ja zërë edhe rrezet diellit

Nuk do ta harroj rrugën që më sjellë te ty
Për ty qava shumë sa s’kam më lot në sy
TI je perla në thellësi të zemrës sime
Je futur kaq thellë në zemrën time

Në luginat e gjelbëta bashkë të udhëtojmë
Dhe diellin dhe hënën jemi gati ta rrëzojmë
Dashuria jonë fortë do të rezistojë
Nuk ka forcë në botë që atë ta rrëzojë

(Autori i poezisë) Leonardo Nika
(Datë 4 prill 2024)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.