Shteti i ri i Kosovës u formua nga njerëzit e varfër, të cilët në luftë e dhanë jetën!

0
231
Skënder Mulliqi

Në Ditën Ndërkombëtare të Varfërisë

Skënder MULLIQI

Më datën 17 të këtij muaji ishte Dita Ndërkombëtare e të Varfërve. Secili prej nesh mundet më qenë i rrezikuar nga varfëria. Të rrezikuar mundemi me qenë si njerëz, në pikëpamje fetare dhe në pikëpamje nacionale. Mundemi më qenë të privuar edhe nga të drejtat tona elementare njerëzore. Njeriu rrëzikohet të varfërohet edhe nga aspekti politik, mvarësisht së më çfarë regjimesh ka të bëjë. Dihet së gjatë historisë njeriu ka përjetuar gjithfarë regjimesh antidemokratike, totalitare, imperialiste etj. Ka shumë njerëz në botë, që jetojnë më keq së shtazët.Ka diqka jo shumë të justifikueshme kur bëhtë fjalë për varfërinë.

Nese je i varfër nuk je gjindur në këtë jetë mirë, nuk ke punuar apo e ke pranuar lëmoshën. Kur njeriu bie në këtë gjendje, nuk bëhët fjalë më për diskriminimin, së varfërnjaku nuk ka çka humb. Ka rënë në deregjën më të ligë njerëzore, nuk i ka shfrytëzuar të drejtat e tij elementare jetësore. Është pajtuar më qenë i varfër, sikur nuk dëshiruar të bëhët i pasur. Ku është njeriu ynë në Ditën Ndërkombëtare të Varfërisë? Kosova është vend i pasur më begati natyrore e nëntokësore. Kosova është e vogël gjeografikisht më një popullatë të vogël, për të pasur kaq shumë të varfër!Pse ndodhi kështu?

Nese shumica shqiptare kanë qenë dikur të varfër kan qenë pse ishin të okupuar në ish-Jugosllavi. Kjo tash nuk justifikohet në kushtet kur serbet nuk i kemi më mbi kokë. Të varfër janë bërë shumica sot në Kosovë. U varfëruan së kështu dështen pushtetet për 20 vite radhazi. Dhe, kjo kategorui shumicë, sikur u mësuan më jetuar të nënshtruar dhe më i pranuar pakicën e të pasurëve. E pranuan nënshtrimin nga pushtetet gjysem demokratike. E pranuan edhe diskriminimin shoqëror dhe politikë. E pranuan agresivitetein e regjimeve, sikur ti kishin duartë e lidhura më litar. Shumë njerëz në Kosovën e pavarur vdiqen siq thuhet pa egjel, nga skami dhe mjerimi social!

Në Kosovë gjithnjë e më shumë po shuhet klasa e mesme! Pak kush u bë më dert nga pushtetet, për këtë kategori me shumicë latente! Humbi ngadalë edhe lufta për identitet. Lufta klasore u bë e pamëshirshme. Kjo ndasi në ata që nuk kan dhe në ata që kan, i ka themelët në sisteme. Lufta shoqërore për barazi dështojë së. kështu deshtën pakica në pushtet. Çdo kërkesë për barazi, iu kthye prapanica nga pushtarët tanë. Kjo nuk pati vlerë, dhe as nuk iu ofrua asgjë as kur u kërkua solidaritet? Shteti i Kosovës sot është rrezikuar më shumë nga mbrenda së nga jashtë. Kjo nuk do të kishte ndodhur po mos pushtetet tua kishin kthyer shpinën, duke mos e shikuar këtë kategori të cilën vetë e kan varfëruar, as me bythë. Mjaftë gjatë kishim manipulime më masën.

Këto mbrapshtina duhët të marrin fund, pikërisht nga kjo ditë ndërkombëtare për të varfër. Ka ardhur koha që të plotësohen kërkesat e shumicës. Ka ardhur koha e barazisë jetësore. Më shumicën e varfër, nuk gjendet “rruga evropiane”. T’ju përkujtojmë lexues të ndëruar, së shteti nuk ekziston që njerëzit e politikës të shetisin botën, më aeroplanët më modern dhe të pushojnë në hotelet më luksoze. Shteti ekziston që të gjithë qytetarëve t’u ndihmohet në këto kohë të vështira. Shteti i ri i Kosovës u formua pikërisht nga njerëzit e varfër, të cilët në luftë e dhanë jetën. Dhanë gjithqka që paten. Dhe, ky mund dhe kjo sakrificë e madhe, duhet medeomos tu kthehet! Ky turp nuk bën të vazhdon…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.