Nuk është hera e parë që serbët shfaqin fashizmin e tyre të pacipë ndaj shqiptarëve dhe në gara sportive. Ata një gjë të tillë e përsëritën edhe mbrëmë ndaj reprezentuesit dhe kapitenit të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.
Ngjashëm patën vepruar edhe në evropianin “Rusia 2018”, këtë lojë të tyre të ndyrë duhet ta ndalojë Zvicra, me ultimatum drejtuar Serbisë, që të jetë e kujdesshme ndaj lojtarëve të saj.
Dy reprezentuesit me origjinë shqiptare, që luajnë mbi një dekadë për kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, në ndeshjen e mbrëmshme nuk e kanë bërë as gjestin më të vogël që bie ndesh me rregullat e lojës.
Përkundër kësaj ata gjatë gjithë lojës kanë qenë në shënjestër të lojtarëve serbë, sidomos Granit Xhaka.
Falë shkëlqimit të lojtarëve me origjinë shqiptare, Zvicra, përherë të dytë e kthen Serbin+e duarthatë në Beograd. Andaj, është koha që Zvicra t’i mbrojë më seriozisht lojtarët e saj nga serbët vandalistë dhe të paturp.
ARIF EJUPI