Jeta si mësues në mërgatë

0
320
Sinan Kastrati me nxënës

Foto nga shkolla Mölstadsskolan në Mönsterås me fëmijët e mi, Entelën (nga e djathta) me Mimozën (në mes) dhe Nëntorin (në skajin tjetër, nga e majta) me mësueset Åsa e Mariann dhe unë (S. K.)në Mölstadsskolan. Mönsterås 1994

Vazhdon nga numri i kaluar “Familja e parë shqiptare nga Kosova në Mönsterås të Suedisë, ishte familja ime“, publikuar më 6 Shkurt 2024

Pjesa e katërt dhe e pestë (4, 5)

Vështirësitë që po e përcjellin mësimin shqip (shkollën shqipe) në Suedi dhe përgjithësisht në Mërgatë.

Për mësuesit dembelë e prindërit e painteresuar *)

Unë dëshiroja, angazhohesha e punoja që në Mönsterås të mbahej mësimi rregullisht në gjuhën shqipe. Numri i nxënësve ishte i mjaftueshëm, gjithësejt ishin gjashtë nxënës, tre fëmijët e mi dhe tre të Brahim Krasniqit i cili sapo e kishte marrë lejen e qëndrimit dhe ishte vendosur në Mönsterås por ai nuk dëshironte që fëmijët e tij të mësonin shqip ndoshta pse nënen e kishin boshnjake nga Sangjaku.

Komuna më shkruajti, puno vetëm me tre fëmijët e tu e ne të paguajmë! Unë punoja, njëherë në javë nga dy orë mësimi por nuk doja që komuna të më paguaj për punën që bëja për fëmijët e mi.

Drejtoria e shkollës, Mölstadsskola ma siguroj një klasë dhe më thanë blej libra e mjete tjera mësimore për punë e ne ti paguajmë! Unë porosita disa dhjetëra libra nga letërsia, gjuha, historia, gjeografia, muzika, harta të ndryshme, historike e gjeografike, nga Rilindja, ndërmarrja e teksteve dhe mjeteve mësimore, në Zvicër. Pagesën e bëra por kur i hapa pakot me libra, mungonin disa. Pra, edhe Rilindja më mbeti borxh. I shkruajta Mehmet Emërllahut, përgjegjës i Rilindjes në Zvicërr, por nuk mora përgjigje atëherë e sot.

Ne nxënësit e kursit kompjueterik me mësuesin Carl-Erik, afër meje, në mes. Mönsterås, qershor, 1996

Disa nga ato libra kur u shpërngula nga Mönsteråsi, ia fala bibliotekës së shkollës me shpresë se nëse ndonjëherë vjen ndonjë nxënës shqiptar e dëshiron me pasur mësim në gjuhën shqipe, nxënësit e mësuesit të kenë libra të mjaftueshëm, sa për me e fillua punën.

Kushërinë, Sinani ma ka ngjit smujen e gojës

Kur erdhi baca Brahim nga Hulfsredi, qytet në Småland, shkuam te ai dhe përveç mirëseardhjes ia dërguam edhe një lule. Gruaja e bacës Brahim kishte qenë alergjike*) ndaj luleve natyrale dhe u detyruam ti marrim lulet tona që ia dhuruam.

Baca Brahim është me fis krasniq, sikurse gruaja ime që është krasniqe.  Ai e thirrte kusherinë*) dhe kur kishte ndonjë punë, fliste dhe i ankohej Nexhës. Unë kisha qenë te mjeku i dhëmbëve dhe për një kohë pata probleme me dhëmb. Mishi i dhëmbëve dhe buzët më ajeshin*), nga infektimi i dhëmbëve.

Njëherë, kur rrinim me bacën Brahë ai i tha Nexhës:
– Kusherinë, Sinani ma ka ngjit smujën e gojës. Nexha ia k’theu:
– O baca Brahim, e qysh ta ngjiti ty Sinani smujën, e mu qi pa flej me te nuk ma ngjiti?

Mësimi në gjuhën shqipe nuk më shkonte si duhët, qysh kisha dëshirë dhe mundësi në Mönsterås edhe nga shkaku se nuk kishte nxënës shqiptar, përveç fëmijëve të mi të cilët i detyroja. Me ta mbaja mësim nga dy orë në javë në klasët e shkollës ku mësonin suedisht. Nganjëherë i vëreja se edhe fëmijët e mi nuk po vijnë në mësim me dëshirë por mua nuk më thonin se nuk po duan me ardhur vetëm e pa fëmijë të tjerë. Ata i detyroja që të vijnë rregullisht, të marrin me vete, librat, fletoret, lapsat dhe i kontrolloja detyrat që iu kisha dhënë javën e kaluar, njëjtë sikur kur punoja me nxënësit e tjerë e shkollat e tjera në Kosovë e në Suedi.

Foto, unë (Sinan Kastrati) si nxënës në klasë me mësuesen, Britt Inger, Valdemarsvik, dhjetor 1992

Nganjëherë, Nëntori, në orën e mësimit qeshte ngadalë e kur e pyesja:

– Pse po qesh, ai me tregonte ndonjë histori të stisur për motrat (Mimozën dhe Entelën) apo për ndonjë tregim që iu kisha lexua. E vërteta ishte se Nëntori i dëgjonte që ato pritonin me ardhur ndërsa ky, si më trim ma thonte mua.

3%-shi, një obligim qytetar e më shumë nevojë e obligim kombëtar

Ato pakë familje që ishin pa leje qëndrimi në Mönsterås, një natë i thirra në banesën time dhe iu fola se edhe ata duhët të paguajnë 3% -in, është nder e obligim që ne ti ndihmojmë ato familje skamnore, për mësuesit e minatorër që nuk kishin të ardhura në Kosovë. Ata u pajtuan. Ali Berishën e caktuam si udhëheqës. Punën administrative iu kryeja unë pasi kisha makinë shkrimi që ma kishte dhënë Xhafer Durmishi, maqinën që kishte shkrua për ”Zërin e Kosovës” me Jusuf Gërvallën. Nuk më kujtohet sa muaj kanë pagua por, edhe ato familje sa ishin në Mönsterås kanë kontribua.

Një lugë kos e prish një kusi me tâmel

Në Blomstermåla, javën e parë që fillova punën si mësues i thirra prindërit në shkollë dhe i informova se përveç mësimit, librave e orarit, ne duhët ta ndihmojmë atdheun duke paguar çdo muaj një shumë të vogël. Ata nuk deshën me paguajt. Disa prindër më thanë se ti don me i marrë paratë tona e kur unë iu thash se paratë që ju i grumbulloni, ne ose ju dërgoni me postë ose në bankë dhe unë nuk mund ti falsifikoj faturat e pagesave në Suedi. Nuk pata sukses. ”U pajtova”.

Në klasë me nxënës e mësuesen. Valdemarsvik, Sinan Kastrati, dhjetor 1992

Në Oskarsham, Xhevati kishte bisedua me drejtorinë e shkollës Kristinebergskolan që familjet shqiptare, më shumë se 20, duam të kemi mësim në gjuhën shqipe. Mendoj se edhe në Oskarshamn kam qenë mësuesi i parë shqiptar që kam punua në shkollë me më shumë se 20 mxënës (nuk jamë i sigurtë, por PO). Xhevati iu kishte dhënë numrin e telefonit tim e ata më thirrën.

Në Oskarshamn më pranuan në punë por ende pa e fillua punën, shqiptarët ishin kapur në mes veti se kush duhët të punoj, unë apo një tjetër, ”profesor”. Ishin ndarë në dy grupe, ata që e përkrahnin Xhevatin, dmth ishin për mua, shumicë dhe tjerët, pakicë e bashkë me ta edhe … përkthyesi J. Gashi të cilët nuk i lejuan fëmijët e tyre me ardhur në mësimin e gjuhës shqipe.

Isha shumë i prekur sepse me asgjë nuk kisha ndikua që shqiptarët të ndahen, në fund të fundit unë nuk kisha jetua e as punua në Oskrshamn më parë dhe nuk i njihja.

Ata që nuk i lejonin fëmijët ma ardhur në mësimin e gjuhës shqipe dhe të tjerët që nuk paguanin për shkollën shqipe në Kosovë, edhe pse ishin të paktë, ma kujtonte fjalën e urtë popullore që gjyshi na thonte: ”Një lugë kos e prish një kusi me tâmel ”

Ajo pranverë e vitit 1995 që punova në Oskarshamn, për mua si mësues ishte një gjysmëvjetor i dështuar edhe pse, unë dhash maksimumin me nxënës, nuk pata sukses.

Ajo që mbaj mend, unë kam shënimet e plota në ditarët e punës, në Oskarshamn kishte nxënës shembullorë e familje me traditë, kulturë e arsim.

Fishta, Mjeda, Naimi dhe libri ”Prindërit edukatore të parë të fëmijëve”, Mehmet Gjevori, libra për mësues

Nuk e harroj një nxënës, Granit Hasin, kur unë më nuk punoja, prindërit e tij ishin shpërngulur nga Oskarshamni në Gislaved. Atje ai ishtë sëmurë rëndë e kishte vdekur. Vdekja e Granitit më preku sepse e kisha pasur nxënës. Menjëherë thirra e telefonin e mora motra e Granitit, nxënësja ime. Valentinën i shpreha ngushëllimet e mia, si mësuesi për nxënësin.

Valentina, ishte nxënësja më e mirë shqiptare në Oskarshamn. Ajo mi kujtoi ditët e lumtura në Oskarsham, me Granitin dhe nxënësit e tjerë shqiptar në orët e gjuhës shqipe, ku shiheshim njëherë në javë, shumica, orë mësimi që askush nuk do ti harronte. Më mori malli dhe e kujtova Valentinën dhe motrën e saj më të madhe që kishin flokë të gjata deri në gjunj. Nuk mund të harroj kur Valentina më kishte tregua se disa nxënës nga gjelozia e smira, kur motra e Velentinës ulej në bankë, nxënësit që ishin mbrapa saj, ia kapnin flokët, në orët me mësim në suedisht. Më erdhi keq. U preka shumë por edhe nga inati që brenda më vlonte gjak ballkanasi dhe nuk prita e shkova e lajmërova rastin te drejtori i shkollës…

Një kujtim tjetër, kur punoja në Oskarshamn, si (språkresurs-hemspråkslärare) me fëmi të vegjël deri në 5 vjet. Më thirrën nga shkolla që para gjumit, në kohë dreke të iu tregoj fëmijëve nga një përrallë. Një vajzë e vogël, 4 vjet kur nëna vinte dhe e lente në parashkollë, ajo qante se nuk donte të rrije pa nënen. Unë njëherë qëllova dhe iu afrova asaj. Ia lemoja flokët dhe mundohesha ta qetësoj, ndërsa kryet e afroja afër kokës së saj e ajo më thonte, në mënyrë të padjallëzuar:

Vërtetim mbi kursin e parë për mësimin e gjuhës suedeze, 189 orë mësimi. Valdemarsvik, 22 janar 1993

– Mësues, mos më përqaf mua, përqafoje nënen!

Në vitin 1994, kur e fillova mësimin në Mönsterås, vetëm me tre fëmijët e mi, dy viteve të fundit të qëndrimit tim në Mänsterås vazhdova shkollën në dy kurse, njërin për kompjuter në Mönsterås, kurs 4 javor (1996) që kurrë nuk e mësova sa duhët kompjuterin dhe kursin tjetër, (shtator 1995-qershor 1996) që më tepër isha i obliguar nga Enti i punësimit, se sa që më duhej. Enti për punësim na dërgoi sa me na heq qafe se sa që mësova diçka të re. Ishim afro 25 student shumica nga ish Jugosllavia por edhe nga Amrika Latine e Afrika, të gjithë me fakultete të kryera, me përgatitje akademike (invandrare med akademisk bakrund). Nga Kosova ishim 5 shqiptar e nga Bosnja kishte më shumë, boshnjakë, kroat e serb.

Në Mönsterås Arbetsförmedlingen (AF), Enti për punësim e kishte hapur një kurs për kompjuter. Interesimi ishte i madh por AF na dërgoi disa që kishim mbetur pa punë e ishim lajmërua në AF e kërkonim punë. Mësues të kompjuterit e kishin caktua një mësues që e njihja, Carl Erik-Erikson qysh kur erdha në Mönsterås, më 1993. Ai udhëtonte çdo mëngjes nga Kalmari, 50 km larg Mönsteråsit.

Carl Erik-u ishte mësues shumë i mirë, i sjellshë e me kulturë e kompetent. Ai vinte 30 minuta para kohe dhe i bënte kafetë gati, e vlonte ujin për qaj dhe tavolinat i mbushte me ëmëlsira e keksa që në kohën e pushimit të kafesë të hanim e pinim ne nxënësit. Ishte ndër kurset e para që komuna dëshironte të ketë sa më shumë nxënës për kompjuterë. Ata na thonin ”ai që s`din me përdorë e me punua me kompjuter, është handikap”. Ai e pastronte klasën, enët …

Një këkesë e komunës për një nxënëse shqiptare. Kërkesa i dergohet Nexhës. Mönsterås Kommun, 940318

Një ditë kisha vendosur që edhe unë ta ndihmoi mësuesin. U ndalëm pas mësimit unë e gruaja ime dhe e ndihmuam që ta pastrojmë klasën e atij i erdhi mirë sepse askush nuk e ndihmonte. Njëherë tjetër iu kishte prishur makina (një mini komb). Në kohë të pushimit, ata që pinin duhan dilnin në oborr, Carl-Erik-u po tregon se makina iu ka prishur dhe nuk mundet me ardhur me kohë prandaj pyeti nëse mundet me e huazuar ndonjë makinë që kishim ne. Njëri nga nxënësit, suedez po i thotë Carl Erikut, ”nëse don, merre kerrin tim”! Kur e pyeti, sa duhet të paguaj, ai i tha: ”njëjtë sikur në firmë ose në Statoil”.

Kur Carl -Eriku kur donte të hynte brenda në klasë unë e ndala:
– Carl-Erik, merre kerrin tim?
– Sa duhët me të pagua?
– Asgjë …vetëm mbushe me benzinë sa mos me të lënë në rrugë!

Kur përfundoi kursi për kompjuter, Carl Eriku na propozoi që se bashku, e gjithë klasa me të gjithë nxënësit kursistë të shkojmë në një restorant në bregdet të ham një drekë lamtumirëse.

Aty për herë të parë, Björn një ish kursist derisa hanim drekë në restorant më tha, ”merr sa të duash ushqim, mish, sallatë, ëmbëlsira e kafe, paguan vetëm për një ushqim”!

Mësimi në gjuhën shqipe. Informim nga komuna për mësimin në gjuhën shqipe dhe studiehandledning për Nëntorin, kl. 2 A, Entelën, 4 A dhe Mimozën, 5 A. me mësues Nexha dhe unë (S. K.) Mönsterås Kommun, 1994-09-23

Pasi u ushqyem e hëngëm sa deshëm, ai që shërbente, pronari i restorantit erdhi me pagesat në dorë. Carl Erik-u i tha se për mua e Nexhën, paguan ai. Një vajzës e një gruas së re, e ve*) nga Bosnja, nuk iu erdhi mirë që vetëm mua e Nexhës na paguajti Carl- Eriku. Ato filluan, në formë të humorit e po flasim për mua se tash që përfundoi kursi nuk e dinë çka do të bëjnë pa mua.

E gruaja ime kur i dëgjoi iu tha:
– Merrne Sinanin, falë iu koftë! Carl Eriku kur i dëgjoi, me shumë seriozitet iu drejtua Nexhës:
– Mos thuaj ashtu se ta marrin Sinanin … Unë rrija në këmbë.

Librat e literaturën tjetër të domosdoshme e ndihmëse për mësues që e kam përdorur, atëherë e sot edhe për mua, si mësues letërsie ishte e rëndë, gjuha e autorëve të Veriut, Fishtës, Shirokës e Mjedës e të mos flasim për Budin e Buzukin. Nuk kuptohet e nuk flitet gjuha e viteve 1950-1900-të. Është dashur që veprat, vjershat, poemat, tregimet të përshtaten në gjuhën e sotme shqipe. Veprat e De Radës, janë përshtatur nga prof Shaban Demiraj dhe mund të lexohen edhe nga fëmijët e nxënësit.

Në Mërgatë që në Shqipëri e Kosovë, zyrtarët e papërgjegjshëm e përdorin fjalën “diasporë”, e kishim dhe e kemi më vështirë me gjuhën e folur e mos të flasim për shkrimin dhe gjuhën e shkruar kur shumica e mësuesve shqiptarë, nuk e kuptojnë gjuhën e Mjedës e jo më nxënësit.

Cila gjuhë e cili poet botëror shkruan si (më mirë) Mjeda?
– Jo, nuk ka si Mjeda e as si At Gjergj Fishta, Naimi, Jeronim de Rada
Gavril Dara i Riu etj.
Nuk ka si poetët e Rilindjes shqiptare.

Mjafton ta lexojmë Andrrën e Jetës e duket se po vrapon pas deleve nëpër malet e Malësisë me Mjedën tonë të madh. As Shiroka që i këndoi kurbetit, mërgimit e në dhe të huaj kur nuk kishte telefon e televizor, ai porosiste shpendët (dallëndysheve e lejlekëve) që t`ju bëjnë të fala edhe varreve

Andrra e Jetës (Zoga)

Ndre Mjeda

I

N’për ograjë po këndojnë bylbylat
si tu u prrallë me shoqi-shojnë,
drandafilleve zymbylat
t’kandshmen erë dhunti ia çojnë.

E nalt n’qiell ma e bukur hana
rreze t’paqta shkon tue shkri;
maje bjeshkve fillon zana
n’valle shoqeve m’u pri.

Lodhë prej vegësh, prej rrangësh shpijet,
si u ba natë, ndej Zoga n’votër;
ndej m’u xe me dru dullijet
që kish ba n’për mal, pa motër!

SHKO DALLËNDYSHE

Filip Shiroka

Udha e mbarë, se erdh prendvera,
shko dallendyshe tue fluturue,
prej Misirit n’dhena tjera
fusha e male tue kërkue;
n’Shqypni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n’gjytet tim!*)

Është e pafalshme që studjuesit tanë, regjisorët në Kinostudio “Shqipëria e Re” e “Kosovafilmi” të mos të kenë lënë një film për Mjedën, për andrrën e tij, Andrren e Jetës, që sipas studjuesit Razi Brahimi, është kryevepra e Mjedës. Pra ne kemi kryevepra që nuk i njohim.

Po pse së pakut akademitë e shkencave, institutet albanologjike (në Shqipëri, u mbyll IA) dhe Fakulteti Filologjik, gjuhë e letërsi nuk i përshtatën ato kryevepra? Cili mësues që punon në Suedi (nuk dua ti përgjithësoj se ka pasur e ka, e ndoshta do të ketë (?)) do ta përdorte librin e Mjedës në orën e mësimit? Cili nxënës do ta kuptonte “Zogën”, “Trinën” e “Loken”?

Jo, nxënësit po as mësuesit, shumica që sot punojnë, nuk e kuptojnë gjuhën e aq më pakë gjuhën e fjalorin poetik, prozën, poezinë e poemat kur dihet se letërsia rilindjes por edhe ajo e pavdekshme e përbotshme, kryeveprat i kanë shkrua në vargje.
Dhe tash kur i rilexoj them:

O Zot, çfarë vepra të mira na lanë rilindasit e ne nuk i lexojmë, nuk i njohim sepse, nuk i kuptojmë.

Gjynah.

Kur doja të shpërngulesha nga Mänteråsi për në Halmstad, Carl- Eriku erdhi me kerrin komb e më ndihmoi. Nuk kishte harrua ndihmat e mia të vockëla.

Në fund të korrikut 1996, u shpërngula në Halmstad, në lagjen e Vallåsit.

Pasi vendosa ti përfundoj kujtimet e mia si mësues në Mänsterås, Blomstermåla e Oskarsham e kurset e shkollimit në Mönsterås e Kalmar, (por jo në Halmstad, Falkenber, Kristianstad dhe përsëri në Blpmstermåla e në Malmö) mu kujtuan edhe disa ngjarje të vogla e biseda me një ish nxënës, Granitin, djalin e Xhevatit tash babë e burrë, mendova ta vazhdoj edhe në numrin tjetër për punën e mësimin në Kalmar Län, Småland.

Ditarin e punës me nxënës nuk e shfletova fare. Ndoshta, po them ndoshta edhe pse ka pakë shpresë se pas meje, as fëmijët e mi nuk do ti lexojnë e as ruajnë ato 28 fletore plotë shënime në detaje, në orët e mësimit, bisedat me prindër, me kolegë, me nxënës, ditarët e punës, si mësues në Suedi.

I luta fëmijët e mi që mos të mi humbin ditarët, librat, studimet e gjuhësisë e të letërsisë, veprat e autorëve shqiptarë që i kam në bibliotekën në (Malmö), Suedi, në Prishtinë e në Sarandë.

*) Mësuesit dembelë e prindërit e painteresuar, nuk dua të keqkuptohem por ka mësues që më dt 27, në fund të çdo muaji, kur mirren rrogat, ata mendojnë për 27-tin e muajit të ardhshëm, për rrogën tjetër.

Disa prindër, nuk tregojnë interesim, nuk kujdesen për fëmijët e tyre, për mësimin e gjuhës shqipe.

*) ALERGJI f. mjek.

Sëmundje që shfaqet me rritjen ose me uljen e theksuar të ndjeshmërisë së organizmit, kur hyjnë në të lëndë të huaja. Me sjell (me shkakton) alergji. Vuan nga alergjia.

*) KUSHËRIRË f.

Vajza e xhaxhait, e dajës, e tezes a e hallës ose secili nga fëmijët a pasardhësit e saj kundrejt meje ose kundrejt fëmijëve të mi. Kushërirë e parë (e dytë). E kam kushërirë. Shkoi te kushërirat.

*) Ajun, nga ËNJTUR f.

Pjesa a vendi i fryrë në trupin e një frymori; bullungë. U ul (i shkoi) e ënjtura.

ËNJTUR mb.

Që është fryrë (nga ndonjë sëmundje, nga një goditje etj.); kund. i çënjtur. Me duar të ënjtura. Me fytyrë të ënjtur.

*) VE f. Grua, së cilës i ka vdekur burri dhe nuk është martuar më, grua e ve, vejushë.
VE m. Burrë, të cilit i ka vdekur gruaja dhe nuk është martuar më, burrë i ve, vejan.
VE mb.Që i ka vdekur bashkëshorti ose bashkëshortja dhe nuk është martuar më. Burrë i ve. Grua e ve. Mbeti e ve.

) Andrra e Jetës (Zoga)
https://wikisource.org/wiki/Andrra_e_Jet%C3%ABs_(Zoga)

Andrra e Jetës (Trina)
https://wikisource.org/wiki/Andrra_e_Jet%C3%ABs_(Trina)

Andrra e Jetës (Lokja)
https://wikisource.org/wiki/Andrra_e_Jet%C3%ABs_(Lokja)

*) SHKO DALLËNDYSHE
https://www.teksteshqip.com/filip-shiroka/poezi-107205.php

*) PËRSHTATJE f.

Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRSHTAT, PËRSHTATEM. Përshtatja ndaj mjedisit. Në përshtatje me diçka në përputhje me diçka.

let. Vepër letrare e përkthyer lirisht, së cilës i janë bërë disa ndryshime lidhur me mjedisin, me rrethanat, me vendin e me kohën kur zhvillohet ngjarja etj., pa iu larguar në përgjithësi origjinalit. Përshtatje me vlerë artistike (e bërë me mjeshtëri).

gjuh. Përputhje në numër, në gjini e rasë (e një mbiemri a përemri) me emrin me të cilin lidhet; përputhje në numër e në vetë me fjalën me të cilën lidhet (për foljen). Lidhje përshtatjeje (me përshtatje).

*) SHQIPËRIM m.
Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHQIPËROJ, SHQIPËROHET. Shqipërimi i veprave të letërsisë klasike. Shqipërimi i fjalëve të huaja.
Përkthim shqip i një vepre letrare të huaj. Shqipërim i bukur (i goditur). Shqipërimet e Fan Nolit

*) PËRKTHIM m.
Tekst a vepër që është përkthyer nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, ajo që është përkthyer. Përkthim besnik (i lirë). Përkthime të bukura (të bëra me mjeshtëri). Përkthimet e Nolit. Ka bërë shumë përkthime. Merret me përkthime.

*) “Kinemaja Shqiptare”
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kinemaja_Shqiptare

“Albfilm”
https://sq.wikipedia.org/wiki/Albfilm

“Përvjetori i themelimit të Kinostudio “Shqipëria e Re”
https://www.gazetaexpress.com/pervjetori-i-themelimit-te-kinostudio-shqiperia-e-re/

“Kosovafilmi”
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kosovafilmi

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 7, 8 shkurt 2024
sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.