“I dorëzova vulat”, pas deklaratës së Luizit reagon Dhoma e Noterëve, nxjerrin zbuluar këngëtarin: Para se të futej në BBV na kërkoi lekë…

0
283
Luizi - Dhoma e noterëve

NewsBomb.al, 22 janar 2023

Këtë javë që po lemë pas, këngëtari Luiz Ejlli tregoi brenda shtëpisë së Big Brother Vip se ai prej një kohe të gjatë ka ushtruar detyrën e noterit, mirëpo më pas ai dorzoi vulat, duke mos dhënë më tepër detaje.

Në lidhje me këtë deklaratë të Luizit ka reaguar edhe Dhoma e Noterëve, të cilët kanë bërë me dije se banorit të Big Brother i është hequr licensa në vitin 2021, pasi për një periudhë të gjatë kohore ai nuk e kishte hapur zyrën.

Luizi vazhdoi punën nga 2013 deri në 2021. Kishte një periudhë kohë të vazhdueshme që nuk kishte hapur zyrën. Adresën që ka dhënë Luizi ishte një adresë që nuk ka egzistuar më. Urdhëri ka qenë për heqjen e licensën”, thanë ata.

Gjithashtu, ata bënë me dije se në vitin 2018 Luizi kishte bërë një kerkësë në Dhomën e Noterëve, ku kishte kërkuar një shumë monetare për arsye shëndetësore.

M’u duk e habitshme kur e dëgjova. Nuk më erdhi mirë, në fund të ditës ka qenë pjesë e komunitetit tonë dhe një noter nuk mund të gënjejë. Ka qenë viti 2018, maj a qershor, Luizi ka qenë noter. Kërkesa më është dërguar mua dhe thotë “Unë Luiz Ejlli noteri i anetarësuar pranë Noterëve në Tiranë parashtroj kërkesën time lidhur me akordimin e një fondi të arsyeshëm nga Dhoma e Noterëve në Tiranë, si një noter në vështirësi financiare, për arsye probleme shëndetesore dhe të ardhrua të pakta nga puna”.

Nuk ka cilësuar as tumor dhe as jo tumor. Atëherë lekët i kanë kaluar, pasi u mor vendimi, të gjithë anëtarët votuan në unanim, ia kam kaluar pastaj lekët në llogarinë e tij. Ka qenë i pari dhe i fundit, që dikush ka kërkuar ndihmë financiare për arsye shëndetësore”, shtuan ata.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.