Mbetëm gjithmonë një yll

0
Leonardo Nika - Në këtë botë s'ka ndjenja

Leonardo Nika

Jam i varfër
Sikur të ngrihem
Ose të rrëzohem
Mbetëm gjithmonë një yll
S’kam familje s’kam shtëpi
S’kam asnjë që më dashuron
S’kam një të dashur
Që më pret matanë ndonjë lumi
Për mua qyteti është bosh
Rrugët e panjohura
Janë ato që dua
Zemra ime është e mbushur
Plot me plagë
Por sytë e mi
Janë gjithmonë plot buzëqeshje
Dhe këngët që këndoj
Janë këngë gëzimi
Në këtë botë ndoshta jam i dënuar
Por edhe sikur të ngrihem
Ose të rrëzohem
Unë mbetëm gjithmonë një yll

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.