Elegji me çifteli: VAJE PËR KOMUNIZMIN

0
199
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

NEOKOMUNISTËT FRYMËN
NA E KANË ZËNË
(Në stilin e Ҫajupit)

Popull trim me fletë
Votën e ke dhënë vetë!
Të kanë vjedhur, të kanë humbur
Të kanë tundur. Edhe, shkundur.
Bëre, e ç’nuk ke bërë:
Bëre një histori të tërë.
Linde burra edhe gra
“Patriotë” me kokën n’tra.
Bëre edhe shumë të mira,
Polle edhe egërsira:
Polle ujkun dhe arinë
E polle edhe Maqedoninë.
Polle edhe dhjetëra parti:
Dy shqiptarë – parti tri.
Demokratë e neokomunistë
Shumë nga ato të pistë.
Kur do të shporret kjo farë,
Shqipëria do vejë mbarë!
Kur të hedhësh votën sot,
Mblidhe mendjen bëje top:
T’i shkulim me degë e rrënjë
Se, frymën na e kanë zënë…

VAJE PËR KOMUNIZMIN
(Në stilin e Ҫajupit)

Që ditën që vdiqe, kurrë s’të kam parë
Lotët që derdhi, kurrë s’kanë për t’u tharë!
Shumë vjet u bënë, sot u mbushën tridhjetë
Që kur më ke lënë dhe s’të shoh në jetë!
M’ke lënë n’kët shtet “demokratik” si hamall
S’të vjem keq për mua? Nuk ke mallë?!…

O Engjëll i bukur më dërgo në Ministri
Nuk më del dot një torbë taxhi.
Shtatëdhjetë vjet rrojtëm bashkë, s’të urreva
Pjellë e ytja janë edhe këto partitë e reja.
Kthehu të të shoh, nuk e dua lirinë
Mos më le të gjorë, kthema robërinë!

Tash jam plak, kur më le isha burrë
Në prehërin tënd u rrita, s’të harroj kurrë!
Për ty më qan zemra edhe më thotë:
Po, s’mund të të përgjigjem se më mbytën lot.
E kthej kokën, vështroj përpjetë…
Duke pëshpëritur tek Zot i vërtetë:
O Zot, vërtetë s’të vjen keq për kët hamall,
Që ua le këtyre partive ta rjepin të gjallë,
Të më kishe marrë mua do të qe më mirë
Se sa të më shqyej copë-copë kjo egërsirë…
O Zot, të jam falë, mos më le të mjerë
Kthema komunizmin ta shoh edhe njëherë!

Pse s’kuvendon mirë, ore punëbardhë
Cili vdiq njëherë dhe prap ka ardhë?
Dhe, për të mjerët askush nuk qanë
Komunizmin lotët s’e kthejnë në jetë.
Po, përpiqu djalin ta vësh në pushtet.
Doje dritë e demokracisë, ore dritën time
Dhe, më dërgo në minisstri, post me përfitime
Pasi vet, s’jam për post, ende dua të rroj
Rroftë Neokomunzmi, vatëm atij i besoj!…

KRIJUES TË TREDHUR

Nëpër tribunat e “Vëllazërim – Bashkimit”
Debatojnë viçat e tredhur,
Bythë më bythë i prijnë “flijimit”
sa i njohin si krijues të përdredhur.

E, harrojnë ta pyesin veten:
se çka bënë pesëdhjetë vjet,
që sot t’i njohin kur treten
si kulturofagë e gjysmanalfabetë.

Përveçse, me gërshërë në dorë
e sakatuan kulturën shqiptare,
herë nëpër redaksi, herë në ministri
gjithë jetën u shitën për honorare…

CUCA E “BIT – PAZARIT”

Unë jam Cuca e rrezikshme
E “ZEKTHIT” Mike,
I dua marrëzisht
Poetët me poezi “patriotike”.

Po, më së shumti u trurrem
Atyre “të burgosurve politik”,
Që dhjetë ditë bënë burg
Në Zandanin publik.

E pasuruan veten
Me biografi “patriotike”,
Që nëpër manifestime letrare
Të na lexojnë poezi patetike.

Më dhimsen të mjerët
Që s’u dhash një zhabë,
Megjithatë i shprbleu Babadimri
Me një shkop me kërrabë…

NAIM FRASHËRI DHE
KALOSH ҪELIKU

Naim Frashëri:

Do të shkrihem
të venitem,
si kandili kur s’ka vaj
Balt’ e pluhur
do të bëhem,
Të më shkel’
Një këmb’ e saj;
E të prehem
Duke puthur
Atë këmbë pasandaj…

Kalosh Ҫeliku:

Durim më s’kam. Haj moj jetë, haj
Ty të rroftë “Bagëti e bijqësia”!
Përderisa ty të shkelë këmbë e saj
Mua më shkelë Nënë Partia…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.