VETEN E VRASIM PËRDITË

0
712
Bardhyl Londo

Në nderim të poetit të ndjerë, që kaloi sot në amshim!

nga Bardhyl Londo

Veten e vrasim përdite.
Në tavolina
të pista kafenesh.
Në rrjeshta
të ndytë gazetash.
Në qarqe
prapësish, intrigash.
Vritemi
në një vdekje të ngadaltë.
Dhe, oh, Zot,
s’arrimë ta kuptojmë vetvarsjen tonë.
Vjen pastaj një çast.
Merr revolverin.
Këmbëza
nuk hiqet.
Ke vdekur prej kohësh.
I vdekuri nuk vetvritet.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.