FSHI PARA OBORRIN TËND PASTAJ TË KOJSHIVE

0
100
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Shqiptarët me shekuj kanë qenë të robëruar dhe ndarë me kufinj politik. Herë nga Serbia, herë nga Turqia. Dihet, edhe të përçarë nga këto pushtuesë shekullor. Shpeshëherë, edhe kanë luftuar njëri kundër tjetrit Fisi me Fis. Vëllai me vëlla.

Fatkeqësisht, ajo luftë vëllavrasje vazhdon edhe sot. Dje, përmes fiseve, shteteve pushtuese dhe feve të okupatorëve. Jo, asaj Fesë të Vaso Pashë Shkodranit: Feja e shqiptarëve, është Shqiptaria. Lëvizjeve balliste dhe partive komunsite. Sot: përmes partive politike shqiptare Neokomuniste me duar e këmbë. Pavetëdije, që lirshëm në lëvizjet legale qeveritare “pa kufinj” e kalojnë kufirin politik, e jo populli shqiptar?! Dhe hyjnë në territoret shqiptare pa pasaporta, luftën politike për “fitore”, në pushtet.

Zakonisht, edhe atë: parazgjedhjeve lokale dhe parlamentare. E përçajnë popullin shqiptarë me shekuj, ashtu edhe ashtu i përçarë këmbekrye nga armiqtë tanë shekullor. Përçudi, edhe, sotekësajdite. Përmëkeq, nëpër parti politike duke hëngër njëri – tjetrin për pushtet: poste partiake, pasuri personale, familjare, dhe politike. Në emër të popullit shqiptar. E, jo për popullin shqiptar.

Sytë, nuk ju shohin si politikanë më Larg. Truri jo, se Jo! Edhe, përzihen si liderë me pushtet të partive politike në oborrin e Shtëpisë të kojshiut, pa e pastruar oborrin e vet përpara Shtëpisë, të cilin deri në fyt e ka mbuluar bërlloku…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.