Këndi i kulturës
14 pranverat e pavarësisë së Kosovës, u festuan sot në Prishtinë, me programin e përbashkët të dyja Ansambleve të Këngëve dhe të Valleve Shqiptare (Kosovë-Shqipëri). Në sallën e Teatrit Kombëtar, u dëgjua kënga dhe u vallëzua bashkë, nën ritmin e muzikës së bukur me ritet dhe traditën kombëtare, që, nëpër vite patën afruar për artdashësit e popujve të Evropës dhe të botës.
Pa Kosovë nuk ka Shqipëri! Erdhi dita të jemi kur e kur bashkë para diellit shqiptar! Nuk ka më mure të hekurta për shqiptarët dhe, ato ndarjet e padrejtësive historike! Sot, festuan ditën e pavarësisë Kosova dhe Shqipëria! Dhe, sot e gjithmonë do të festojmë e do të krijojmë vlera kombëtare të punës, të dijes, të shkencës dhe të rrafsheve kulturore për të mbajtur të freskët shpirtin e kombit shqiptar.
Sot në Prishtinë, Kosova dhe Shqipëria u bënë bashkë në shpalimet e vlerave të traditës së këngës dhe të vallës shqiptare, perla të krijuara nga gjeniu popullor dhe artistët e kombit.
Pa Kosovë nuk ka Shqipëri dhe pa Shqipëri nuk ka Kosovë! Liria dhe pavarësia e Kosovës, është Udha e kombit që do të jemi bashkë në të gjitha frontët e jetës dhe, tiparët tona të kulturës do të jenë pasaporta e përbashkët kombëtare…!
Sot, Shqipëria dhe Kosova kënduan dhe vallëzuan bashkë në Prishtinë!
Çikago, shkurt të motit 2022
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com