Kush ishin varrëmihësit e varrëtarët, që e varrosen N.SH të IT “Printeks“ në Prizren ?

1
1161
Printeks

Disa të dhëna zyrtare  para 42 vitesh lidhur me historikun e N.SH. Industria e Tekstilit „Printeks“ në Prizren  që ka pasur të punësuar më shumë se 2600 punëtorë.

Abas Fejzullai Shkruan Abas Fejzullai

    • Për t’u lexuar më lehtë është bërë përshkrimi në vijim i tërë tekstit nga fotografia sipër që disa rrjeshta  me vështërsi mund të lexohen.Varrëmihësit e IT „Printeks“ në Prizen ishin  punëtorët serbë dhe malazez, që kërkonin vendosjen e masave të dhunshme sipas këshillave dhe udhëzimeve që merrnin në vazhdimsi nga  udhëheqës e pushta e pushtetar serb  e malazez në Prizren dhe në Beograd, për të mbikqyr e kontroluar çdo gjë sipas planeve të tyre të planifikuara  nga Serbia.
    • Më 5 Verdhor (Tetor) të vitit 1990 Revista javore „Zëri i Rinisë“ në rubrikën Ballafaqime, botoi shkrimin tim me titull: „KUSH JANË VARRËMIHËSIT E „PRINTEKSIT“.
    • Dëshmi: Teksti në foto në vijim.

  „KUSH JANË VARRËMIHËSIT E „PRINTEKSIT“?

Disa prodhime dhe pamja e makinave në repartin e ri të Vektarisë  të IT “Printeks“
në Prizren

Që nga viti 1981 sipas rrjedhave të ngjarjeve dhe shkallëzimit të tyre, disa kuadro joprofesionale serbe  e malaziase  janë shërbyer me shpifje, gënjeshtra, trillime dhe etiketime nga arsenali i tyre i pashterrshëm duke u përkujdesur  me përkushtim të veçantë e në vazhdimësi për ta „ rregulluar “ gjendjen e NSH të IT „Printeks“ në Prizren.

Qëllimi kryesor i këtij përkujdesi ka qenë dhe mbetet ky:- vënia e masave të dhunshme, që sam ë lehtë të bëjnë ndërrimin e kuadrove të afta profesionale  shqiptare dhe të tjera, duke i zëvendësuar ato me të pa afta dhe joprofesionale apo të ashtuquajtuara  të  „ndershme“ e pro serbe..!

Një përkujdes të këtillë vazhdimisht  në NSH „Printeks“ në Prizren e kanë pasur dhe e kanë Andriq  Vlladimiri- CECA, Aleksandar Kujungjiqi, Mile Zhivoviqi, Popoviq Radisav, Bllagojeviq Ollga, Krstiq Zorica, Cane Gllaviqi e Ptkoviq Novica e të tjerë…

Veprimtaria e tyre e koordinuar nëpërmjet të  Komitetit të LK e të MPP e VSH dhe pozitave të tyre e në mënyrë perfide duke bashkëpunuar me njerëzit e tyre në SPB, ka shkaktuar dëme të  mëdha në kurrizin e punëtorëve shqiptarë e të tjerë, duke i dënuar ata me të holla  nga disa përqind nga të ardhurat, suspenduar nga disa muaj, burgosur për kundërvajtje dhe izoluar e ndjekur e dënuar penalisht  sipas kurdisjeve të tyre. Këta janë organizatorët kryesor të punëtorëve serb e malazias, të cilët në mënyrë të rrejshme  kanë krijuar aso skenash dhe kanë shpifur nëpër tubime partiake gjëja se po bëhet rrezikimi  i serbëve dhe malaziasve nga  irridentizmi dhe nacionalizmi shqiptar…

Nënl skenarin e tyre, në tubimet e shumta të punëtorëve të të gjitha përkatësive kombëtare gjatë organizimit të debatit të ashtuquajtur „ demokratik“ për ndërrimet Kushtetuese, si dhe shqyrtimin e ngjarjeve të rënda aktuale politike në Kosovëiu bishtnua vazhdimisht, dialogu  me shqiptarët, turqit, romët dhe muslimanët.

Këta tubimet e veta njënacionale i bënin dhe i bëjnë kohëve të fundit  nënë mbikqyrjen e të ashtuquajturit „ shtet  juridik“ të Serbisë dhe nënë përkujdesin e madhe të milicisë speciale në lokalet e industrisë, kurse punëtorëve shqiptarë, turq, rom e musliman, nuk u lejohet hyrja në mbledhje si psh. Më 11. VII.1990.

Pra, prapa dyerve të mbyllura serbët dhe malaziasit mbajn mbledhje  në pranin e funksionarëve nga Serbia e „bozhuristët“ e Fushë Kosovës, ku hartojnë kërkesat e tyre antishqiptare dhe shestojnë plane për vënjen sam ë parë të masave të dhunshme në „Printeks“.

Se kush janë këta aktorë të kërkesave të tyre po japim shkurtimisht minibiografitë e tyre…

Andriq  Vlladimiri-Ceca, dezeinator i pa kualifikuar në OPB të“ Metrazhës“, deri vonë sekretar i LK , të cilën e shkatrruan vet.  I ka ndërruar pa merit disa herë vendet e punës, sipas oreksit të tij i cili nuk është i kënaqur me siguri… I udhëhequr gjithnjë nga urrejtja ndaj shqiptarëve i njohur për nuhatje, shpifje , montime, trillime dhe etiketime të cilat janë“virtyti i tij kryesor“ dhe me to shërbehet duke kërkuar vazhdimisht , që ndaj shqiptarëve të ngriten procedura për ndëshkime të ndryshme nëpërmjet të Komitetit për MPP e VSH e në bashkëpunim me disa njerëz të SPB dhe udhëheqësin e ndërresës në Vektari  si Ljubisha Dollasheviqin, Aleksandar Bllagojeviqin e disa të tjerë montuan izolimin, paraburgosjen dhe ndjekjen penale të punëtorëve shqiptar  Skënder Berishës dhe Abas Fejzullahut , i pari 7 muaj burg dhe i dyti 6 muaj,të cilët natyrisht u liruan të pafajshëm, sepse u dëshmua se ato ishin procese të montuara gjyqësore.

Se kështu vepron sot e kësaj dite, dëshmojnë diskutimet e tija në mbledhjen e organizuar më 11. VII. 1990 dhe të 11.IX.1990 (mund të dëshmohet në artikullin e „ Jedinstvos“ të 12.IX.1990 me titullin: „ Razbiti leglo separatista“ dhe në emisionin e Radio Prizrenit  në gjuhën serbe  më 17.VII.1990 , kurse për kryetarin e SP Safet  Dorambarin shpif çka është më e keqja.

Andriq Vlladimir – CECA, në detyrat e punës si dezenator, nuk ka kurrfarë kompetence për të dalur sa her t‘ i teket  nga vendi i punës në qytet apo dikund tjeter.  Prej 1.01.1989 e deri më 7.VII.1990 ka dalje me leje zyrtarisht  227 orë e 55 minuta, ( këto dalje i kanë shënuar rojet shqiptare, kurse nuk po i shenojnë daljet që i kanë „shënuar“ rojet serbe).

Aleksandar  Bllagojeviq  – ACA i pa kualifikuar, udhëheqës i prodhimit, në fakt bashkë me Andriq  Vlladimirin rrënues i prodhimit dhe i dëshmuar për dënimin e ndëshkimin e punëtorëve shqiptarë.  Kundër tij dhe Bogolub Kujungjiqit, 76 punëtorë shqiptarë, turq, mysliman dhe rom nënshkruan peticionin  dhe ia dërguan drejtorit  të përgjithshëm me datën 13.2. 1990, nr. i protokolit arkivor  75, i cili peticion nuk u shqyrtua kurrë, nga se e pengoi drejtori kryesor  Faruk Mermeri !

Për tentim dhunimi dhe sulm fizik ndaj trupit të punëtoreve me qëllim të marrëdhënieve seksuale, kundër tij janë bërë kërkesa dhe fletëparaqitje për komision diciplinor. Konkretisht ankesa e punëtorës malaziase Krstiq Zorica e ( më 11.11.1986 e protokoluar më datën 14.11,1986 nr. 50) drejtuar drejtorit të përgjithshëm, këshillit të punëtorëve të OBPB të “ “Metrazhës”, OTH të LK etj.  Fletëparaqitja e datës 26.XI.1988 nr. 32 dhe deklarata e punëtorës Zakiq Stanisllava …

Kurse bashkëshortës së vet të privilegjuar me shkollë fillore (ka zënë vendin e punës  me përgatitje të mesme profesionale) ia shkruan mëditjet me urdhëresë  edhe  atëhere kur ajo shkon në det, për të pushuar e ka edhe manipulime tjera  të panumërta me meditje. Mirpo për të gjitha këto veprime e shumë të tjera të pa cekura ky është i pa prekshëm dhe nëpër tubimet e organizuara  të serbeve e malazezve i ka kërkesat e njohura kundër punëtorëve shqiptarë.

Nga i njëti, me arrogancë pengohet çdo aktivitet i Sindikatës së Pavarur  të cilën ai me të tjerët e quan alternativ dhe apelet e saja për punë dhe ngritjen e prodhimit i pengon për t’u vendosur  nëpër tabelat e shpalljeve…për të gjitha këto ka bekimin e drejtorit të përgjithshëm

Faruk Mermerit dhe sekretarit i cili si servil ruan fotelen e tij.  Pa pengesë bëjnë regjistrimin e të bekuarës parti PSS me parolla, kurse Sindikatës së Pavarur i ndalohet çdo aktivitet, madje edhe rreth organizimit e nxitjes  së prodhimit.

Aleksandar  Zhivkoviq me pa aftësit e tija ka shkaktuar dëme të mdha në prodhim si udhëheqës i ngjyrosjes dhe paketimit në Fabrikën e “Tjerrtorës”. Rreth 12 vjet ka marrur rrogë pa punuar asgjë, nga djerësa e mu atyre punëtorëve të cilët tani me dëshirë don t’i lë pa punë me veprimet e tija. Ekzistojnë fakte për dëmtimin e materjalit të shumtë dhe tani kërkesat e tija  nuk dallohen nga ato të kolegëve të tij…

Këta janë minuesit e varmihsit e “Printeksit”, në të cilin kolektiv decenie me rradhë realizuan  e krijuan të mirat materiale bahkarisht ë punëtorët , shqiptqrë, serbë, malazezë,turq e romë. “

Ky shkrim u publikuar më 5-X.1990 në Revisten Zëri i Rinisë, sipri foto e skanuar.

* * *

Lidhur me masat e dhunshme  Serbia, në hollësi kishte përgatitur plane dhe programe që burimin dhe frymzimin e kanë pasur si gjithnjë tek KOS (Kisha Ortodokse Serbe), ASHAS (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë) dhe AU (Akademia Ushtarake) tue filluara menjëher pas krijimit të rrethanave pas kundërshtimeve (demostratave) të vitit 1981 që kryesisht mirreshin si arsyetim, që përmes dhunës  të jetësohet heqja e Autonomisë  dhe Kushtetutës së vitit 1974 të KSAK-së..!

Heqja e Autonomisë së KSAK-së, përmes dhunës me ushtri e polici Jugosllave drejtuar e udhëhequr nga Republika e Serbisë, u jetësua praktikisht menjëherë pas zhvillimit të ngjarjeve të fillim vitit 1989 gjatë ndryshimeve Kushtetuese në Jugosllavi, në Republikën e Serbisë e pa pëlqimin e KSAK-së, e në veçanti pas fillimit të kundërshtimeve dhe grava e urisë e xehtarëve (minatorëve) të Trepçës  në minjerën e Stan Tergut në thellësi 1000 metra  nënë sipërfaqen e jashtme  të tokës e që zgjaten tetë ditë e tetë net tue lilluar prej datës 1989-02-20 deri më 1989-02-28, që u përkrahen edhe me kundërshtimet (demostratat) gjithëpopullore  në tërë Kosovën nga shqiptarët në veçanti dhe pakicat tjera jo serbe në përgjithësi, kundër heqjes së Autonomis së Kosovës dhe vënien e masave të dhunshme për mbikqyrje dhe kontroll përmes  shtetërrethimit në tërë Kosovën në të gjitha drejtimet institucionale  dhe ndërmarrjet shoqërore edhe ndërmarrjet e vogla private në drejtimin e bujqësisë, blegtorisë, tregtisë dhe zejtarisë..!

* * *

Në vijim shkurtimisht disa të dhëna e dëhsmi, vetëm në drejtimin e dhunës dhe kushtzimeve që Serbia i jetësonte në jetën e përditshme ndaj punëtorëve dhe familjeve shqiptare, përmes luftërave speciale të veçanta e shumë të rënda, që burimin e frymzimin e kanë pasur dhe e kanë nga KOS (Kisha Ortodokse Serbe) qysh nga krijimi i Serbisë si shtet në bashkëpunim e veprim me AU (Akademin Ushtarakr) dhe ASHAS (Akademin e Shkencave dhe Arteve tëSerbisë) që në bashkëveprim kanë mbjellur e ushqyer në vazhdimsi urrejtjen e pashërueshme nacionalshoveinste çetnike ndja shqiptarëve në veçanti dhe popujve tjerë jo serb në përgjithësi..!

Shkëputur nga libri: EPOPEJA E MINATORËVE nga bashkëautorët
Aziz Abrashi & Burhan Kavaja

Serbia si shtet pushtues terrorist e kolonizator, ka pasur dhe ka në vazhdimsi planet dhe programet e saja për shfarosjen e shqiptarëve në përgjithësi e të Kosovës në veçanti, të hartuara e përpunuara në hollësi nga KOS, AU dhe Memorandumt e ASHAS, që autor kryesor janë priftrinjë, shkrimtar, historian, akademik me shkrimet dhe elaboratet e tyre etj.

Përmes propogandës shumë mirë të organizuar shpërndan dhe përhap në vazhdimsi gënjeshtra dhe mashtrime në tërë botën përmes të gjitha formave dhe mënyrave ekzistuese si përmes shtypit, literaturës dhe diplomacisë, ku Serbia paraqitet si e rrezikuar dhe të gjitha krimet dhe shfarosjet në masë që i ka kryer ndaj shqiptarëve në kohë dhe hapësirë dhe ndaj popujve tjerë në Ballkan, ua përshkruan viktimave krimet  e shfarosjet që vet i ka kryer dhe vet paraqitet si viktimë..!

Për fatin e keq të viktimave, kjo propogandë serbe ka gjetur mbshtetje dhe përkrahje në të shumtën e rasteve deri tani, pasi që të pushtuarit s’kanë pasur mundësi të paraqesin vuajtjet dhe shfarosjet e kryera nga Serbia e cila me plan e program, ka jetësuar luftërat, dhunimet, shfarosjet dhe pushtimet dhe njërën ndër luftërat më tinzare ndaj shqiptarëve që ka jetësuar në kohë dhe hapësirë ka qenë edhe lufta e heshtur e ngadalshme dhe afatgjate tue ua marrur  drithin nga hambarët e miellin nga maxhja, siç thuhet tue fshi maxhen me krahë të pulës dhe tue i kushtëzuar me URI për ushqim, për nënshtrim e dorëzim pra, me LUFTËN E URIS…të pa shpallur botërisht por të jetësuar tinzisht në praktikë!

LUFTA E URISË, përgatitur dhe jetësuar nga Serbia ndaj shqiptarëve, ka qenë dhe ka mbetur e heshtur,  por e planifikuar dhe shumë mirë e organizuar nga pushteti serb dhe dollohet prej tri luftimeve pushtuese të armatosura serbe  të viteve 1833, 1878 dhe 1913 në trojet shqiptare, ku kanë bërë vdekjen e shqiptarëve me shkrepjet e pushkëve, mitralimet, pëlcitjet e bombave nga granatimet dhe bombardimet dhe si pasojë e këtyre veprimeve ushtarako-policore janë viktimat e popullësisë civile shqiptare  të të gjitha moshave  etë dy gjinive  të gjymtuara, djegura dhe shfarosja në masë e popullatës së pa mbrojtur..tue zgjërue e bërë Serbinë e madhe siç e këndojnë edhe në këngët e tyre dhe tue kolonizuar trojet shqiptare me ardhacak serb..!

Dallimi është se:

Nga të gjitha luftërat pushtuese serbe më parë s’kanë pasur jehonë jashta kufijve të shtetit serb siç ka pasur jehonë lufta gjatl viteve1998-1999, në Kosovë,  jashta kufijve të ish Jugosllavisë e udhëhequr dhe mbikqyrur nga Serbia.  Kjo luftë patë jehonë më të madhe në mjetet e ndryshme të lajmeve pamore e të shkruara brenda dhe jashtë vendit.

Pjesërisht dështoi propoganda serbe, për tì fshehur e mbuluar gjurmët e krimeve shfarosëse (gjenocidiale) dhe përgjegjësive para faktorit ndërkombëtar (si në të kaluarën). Mjetet e ndryshme të lajmeve nga SHBA dhe Europa perëndimore, shtypi, radio dhe TV, paraqitnin pamje trishtuese, nga gjendja ekzistuese  e popullatës civile shqiptare në Kosovë, tue bërë thirrje vazhdimisht të pengohen këto veprime dhe të mos ndodh katastrofa njerëzore-(e cila veç pothuajse kishte ndodh…), por u ndërpre me ndërhyrjen faktorit ndërkombëtar, e konkretisht falë SHBA-së  me ndërhyrjen ushtarake të NATO-së, që e shpëtoi popullin shqiptarë nga shfarosja (gjenocidi) që Serbia kishte planifikuar me kohë ta kryente dhe filloj zbatimin dhe jetësimin praktikë gjatë kësaj periudhe kohore..!

LUFTËN E URISË që Serbia e ushtronte në heshtje dhe në vazhdimsi tue mbuluar gjurmët e veprimeve kriminale në mënyrë dhelprake, siç e ka shprehi, traditë dhe profesion të ushtruar e me përvojë, për kryerjen e veprimeve shfarosëse (gjenocidiale) kriminale kundër shqiptarëve, të robruar e të pa mbrojtur, në të njejtën kohë para opinionit ndërkombëtar, shtihej si engjull, por këtë e bënte  me mjeshtri, diplomaci,po edhe me dijen, përkrahjen dhe lejen e disa faktorëve ndërkombëtar, haptas ose në heshtje, veprimin e saj, siç ishte Rusia, Greqia dhe aletatet e saj të vjetër nga vendet e ndryshme  Europiane.!

LUFTA E URISË, zbatohej sipas memorandumit(Planifikimit) të ASHAS, sidomos pas kundërshtimeve të xehetarëve të Trepçës në vitet 1988 dhe1989, përmes grevës së urisë, dhe kërkesave të tyre në mbrojtjen e autonomisë së Kosovës, të cilën Serbia e hoqi me tanke e dhunë.

Këtë Serbia e bëri në emër të mbrojtjes së ish Jugosllavisë, tani më e vrarë dhe e varrosur nga vet Serbia (e njohur për llojet eshfarosjeve –(gjenocideve) dhe varrezave masive ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në veçanti dhe popujve tjerë  që kanë pasur besimi tjetër fetar e jo besimin ortodoks serb) e cila vazhdimisht thirrej në emrin e ruajtjes së Jugosllavisë, dhe në emër të njëfarë bashkim vllazërimit të rrejshëm, aq shumë të propoganduar nga vetë Serbia.

E vërteta është se, për Serbinë dhe serbët, vllezër ishin, janë e do të jenë, vetëm serbët, ndërsa kombet e tjera ju kanë dashur që të ju shërbejn si skllevër, ju duhen e do t`ju duhen, vetëm për dekor,  e propogandë për bashkimvllazërimin e rrejshëm dhe për t`ju shërbyer atyre, për t`i mbuluar krimet dhe llojet e shfarosjeve në masë (gjenocideve) që i kryenin gjatë luftërave pushtuese dhe pas pushtimeve në heshtje, në forma dhe mënyra të ndryshme dhe perfide, për përgatitjen e terrenit, kushteve dhe rrethanave të përshtatshme, që sipas vlerësimeve të tyre në kohë dhe hapësirë, të veprojnë, siç vepruan, me Bosnjen dhe Kosovën (në 150 vitet e fundit) e sidomos gjatë periudhës kohore 1990 -1999, ku hapatas ushtrun dhe zbatuan llojet e shfarosjeve (gjenocideve) para syve të faktorit ndërkombëtar, kundër kroatve, boshnjakëve në Bosnje dhe shqiptarëve në Kosovë..!

LUFTA E URISË  NË KOSOVË, E SHPALLUR NGA SERBIA  DHE QËNDRESA SHQIPTARE ? 

  • Përjashtimi i mbi 100000 (njëqindmijë) punëtorëve shqiptarë nga vendet e tyre të punës në të gjitha drejtimet ekzistuese.
  • Kërcënimi përms URISË, për t`u bërë shqiptarët të „ndershëm“ e qytetarë, që njohin dhe nderojn Serbin si shtet të vetin me ligjetë dhe veprimet e saja që s’i njohin të drejtatë e shqiptarëve !.
  • Shqiptarët e pa dëgjueshëm, që nuk i nështrohen, ligjeve dalluese e çnjerëzore të Serbisë, përjashtoheshin nga vendet e tyre të punës, ndiqeshin, mirreshin me dhunë, burgoseshin, keqtrajtoheshin, plagoseshin dhe vriteshin nga pushteti serb..

 Dëshmi:

 Sipas deklaratës së sekretarit Krahinor për punë të brendëshme aso kohe Rrahman Morinës, publikuar edhe në mjetet e lajmeve të ndryshme pamore dhe shtypit, nëpër burgje, dhe biseda të ashtuquajtura aso kohe informative, nëpër duart e policisë dhe inspektorve të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, kanë kaluar mbi 650000 (gjashtqind e pesëdhjetëmijë shqiptarë)..!

–    Ka pasur raste, që të marrurit në të ashtuquajtura biseda informative, janë keqtrajtuar nga inspektorët e Sigurimit të Shtetit (SSHPB-Sigurimi Shtetëror i Punëve të brendshme), dhe s`janë kthyer më të gjall në familjet e tyre apo vendet e punës, nga janë marrur, sidomos intelektualët, siç ishte rasti i mësuesit Fazli Grajçevci në vitet 1960 dh i profesor Xhemajli Berishës nga Prizreni më 6 prill 1989, që s`janë raste të vetëme, sepse edhe më parë ka pasur raste të tilla gjithandej Kosovës..!

–   Lajmërimet dhe të dhënat zyrtare kanë qenë të njohura, viktima gjatë marrjes në pyetje ka bërë vetëvrasje, duke kërcyer nga katit i tretë apo i katërtë i ndërtesësë, ku është marrur në pyetje…që ta kujtojnë këngën e rapsodit të mirënjohur popullor Dervish Shaqa, që ia kushton veprimeve të UDB-së Jugosllave, për krimet e bëra ndaj shqiptarëve, ku në mes tjerash po shkëpusim këto vargje të këngës që e këndonte:“…po naj bajn rrenatë me bishta, thon vrau veten gabimisht..“ e  në këtë mënyrë është vepruar edhe në të ashtuquajturen APJ(Armaten Popullore Jugosllave-  që është mbikqyrur e kontrolluar nga oficerët Serb kryesisht dhe nga shërbimet tjera shtetërore të Serbisë!

ORGANIZIMI DHE QËNDRESA SHQIPTARE NDAJ VEPRIMEVE TË SERBISË:

Dhuna në vazhdimsi në të gjitha drejtimet në jetën e përditshme  i detyrojë shqiptarët e Kosovës të vetorganizohen në forma dhe mënyra të ndryshme, për t`i bërë ballë dhe qëndruar, dhunës institucinale që Serbia ushtronte ndaj shqiptarëve, ku qëllimin kryesor e kishte dhe ende sot e kësaj dite e ka e do të ketë përherë,  shfarosjen dhe shkatrrimin e qënies biologjike dhe kombëtare të shqiptarëve.

Organizimet e shqiptarëve ishin nga më të ndryshmet, për t`u ofruar e bashkuar me njëri tjetrin, për t`i ba ball dhunës që ishte burimi kryesor i organizimeve e për fatin e keq  shumë më pak nga vettija dhe profesionalizmi.

Organizimet kishin mangësit e tyre, pasi që mungonte  organizimi institucional, por në të njejten kohë lindi nevoja dhe arsyeja, për vetorganizimin, në baza vullnetare, në forma dhe mënyra të ndryshme, që diktoheshin nga rrjedhat dhe zhvillimi i ngjarjeve dhe situatave në terren. Tue parë rrezikun që i kërcënonte vazhdimisht, afroheshin, gjenin mirëkuptim dhe përkrahnin njëri tjetrin për mënyratë dhe formatë e organizimeve dhe qëndresësë…ndaj dhunës që ushtronte dhe zbatonte Serbia..!

ORGANIZIMET KRYESORE

Organizimet kryesore për t`ju kundërvu  dhunës  së pushtuesit serb, ishin të ndryshme: të hapur, gjysëm të hapura dhe të fshehta.

Me këtë rast po përmendim vetëm disa nga format e hapura të organizimeve, të cilat me sukses ju kanë kundërvu veprimeve të pushtuesit serb, duke penguar vazhdimisht realizimin e plotë të qëllimeve fashisto- çetnike të Serbisë. Bota njoftohej me gjendjen e rëndë në Kosovën e pushtuar, tue  thyer terrin e lajmeve me të dhëna për ngjarjet (informatave) që Serbia i pengonte të dlin jashta dhe  kishte krijuar për dhe rreth Kosovës, mbylljen  e lajmeve të vërteta dhe lejimin e gënjeshtrave dhe mashtrimeve siç i përgatiste serbia për interesat e veta shtetërore  dhe mbulimin e veprimeve kriminale të saja me qëllim të caktuar, që të mos depërtoj e vërteta jashtë, por vetem ato të dhëna të cilat i duheshin për të propoganduar interesat aso kohe të ish Jugosllavisë, në realitet të Serbisë, e cila për mrekulli e përdorte emrin e Jugosllavisë për veprime dhe qëllimet afatgjata të Serbisë.

Ndër organizimet kryesore ishin:

  • Nga ana e punëtorëve : BSPK-Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
  • Thmelimi i Sindikatave të Pavarura nëpër fabrika dhe ndërmarrje të ndryshme sipas    bashkive (komunave) të Kosovës.
  • Shoqata  Humanitare „ Nëna Terezë “ me veprim në Kosovë dhe Kurbet.
  • Shërbimi shëndetsor përmes SHB“Nëna Terezë“ Ambulanca me këtë emërtim. 
  • Lëvizja gjithëpopullore Pajtimi i Gjaqeve.
  • Shoqata Bamirës „FNF“ Familja ndihmon familjen“ me veprim në Kosovë dhe Kurbet.
  • Shoqata tjra bamirëse  si „Kryqi i kuq i Kosovës”
  • Këshilli përkrahës( I solidritetit) në kuadër të LDK-së .
  • Më vonë janë bërë përpjekje për organizime institucionale pas referendumit në vitin 1990 dhe shpalljes së Kosovës Republikë, siç ishte Organizimi i 3% nga Qeveria e Republikës së Kosovës  jashtë e brenda vendi,si dhe organizime tjera në vazhdimsi  deri tek organizimi për Mbrojtje dhe Vetmbrojtje si the themelimi i MT dhe VM (Mrojtjes dhe vetmbrojtjes dhe  Mbrojtjes Teritoriale)   fillet e organizimit të mrojtjes në mënyrë institucionale…në forma dhe mënyra të ndryshme të fshehura dhe të hapura etj.

PLAÇKITJET PËRMES PRIVATIZIMEVE NGA  PUSHTA E PUSHTSHTETAR VENDOR

Rrjedhatë e disa ngjarjeve në Kosovë gjatë viteve 1990-1999 nënë sundimin e Jugosllavisë, që varrin dhe varrimin e saj e bëri Republika e Serbisë e cila në vazhdimsi propogandonte se është për ruajtjen e saj  me fjalë e propogandë e të bënte mbikqyrjen, kontrollin, sundimin dhe shfrytzimin tue u thirrur përherë në emrin e bashim vëllaznimit të rrejshëm  të kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë..!

Serbia në emrin e Jugosllavisë e filloi luftën në Republikën e Sllovenisë ku e humbi, pastaj në Republikën e Kroacisë, në Bosnje dhe Hercegovin ku reu krime e shafosje por i humbi dhe në fund edhe në Kosovë, kreu krime dhe shfarosjenë e shqiptarëve në masë dhe dëbimin e tyre nga shtëpit e trojet e tyr ku shumbi falë qëndresës së popullit dhe ndërhyrjes së NATO-së nënë udhëheqjen e SHBA-së, që shpëtuan popullaten e mbetur dhe të dëbuarit u kthyen dhe kështu e çliruan Kosovën nga pushtuesit Serb më 10 Qershor 1999.

Me vëndosjen e NATO-së më 10 qershor 1999 në Kosovë në ruajtjen e mbikqyrjen e kufijve të saj administrativ në hapësirat e kufijve të KSAK-së. Ndërsa mbikqyrjen  administrative    nga viti 2000  e mori në mbikqyrhe  Misioni Ndërkombëtar Civil i Kombeve të Bashkuara  UNMIK-u.

Për ekonomin e Kosovës administrimi nga përfaqësuesit e UNMIK-ut që thirrej në rregullore e rregulla të pa rregullta e që bazohej dhe në Ligjet e ish Jugosllavisë e Serbisë  ishte  një tragjedi për rrënimin ekonomik të Kosovës në veçanti Shtylla e katërtë (IV) e  UNMIK-ut apo thënë hapur ANMIK-ut, bashkë me qveritarët vendor me marrëveshje me letra e  nënshkrime po edhe pa to me premtime dredhi, mashtrime  dhe tradhtime të të gjitha llojeve, për të vjedhur e plaçkitur sipas rregulloreve të shkruara e të pa shkruara të UNMIK-ut..filluan privatizimet  menjëhere pas vitit 2000 në tërë Kosovën e pasurive shoqërore fabrika dhe ndërmarrje të ndryshme me kapital e pasuri të krijuara nga djersa e punëtorëve..!

Privatizuan kundër dëshirës së punëtorëve për 3 miljon DM N.SH të IT  „PRINTEKS“ në Prizren  e cila kishte të punësuar mbi 2600 punëtor në pesë fabrikatë e saj dhe shërbimet përcjellëse të përbashkëta.. tue shëndrruar mbi 2600 familje  në skamnor e të pa punë..!

Kështu që  Varrimin e N.SH të IT „Printeks“ në Prizren e bënë shqipfolësit përms privatizimit vetëm për 3 miljon DM, tue pasur në mbshtetje lakmuesit vendor në poste dhe pozita dhe ata ndërkombëtar të UNMIK-ut për t‘u pasurur pa mund e pa djersë me ndihmën e AKM  (Agjencionit të Kosovës për Mirëbesim (MOSBESIM)  fjala e vënë në kllapa i përgjigjet realitetit, dhe tani e shëndrruar në AKP (Agjencionin e  Kosovës për Privatizim) e rjepën dhe e plaçkiten pasurinë e N.SH të IT“ Printeks“ në Prizren që kalon shumën e qinra miljonëve pra vepër dhe   pjellë e UNMIK-ut origjinal e shqiptuar ANMIK e që i përshtatet realiteti pas vitit 2000, që për fatin e keq ende vepron në Kosovë e për interesa të Serbisë..!

Dhe çfarë është ndërtuar në hapësirat e N.SH të IT „Printeks“ në Prizren dhe në afërsi nga privatzuesit dhe bashkpëunëtorët e tyre në poste dhe pozita të ndryshme partiake e shtetërore është ndërtuar  ABI ÇARSHIA  ose siç e quan një shik imi (S.M) PARTI ÇARSHIA..!

Mirë se vini  në Abi Çarshia, qëndra më e madhe e hapur tregtare në rajon !
Ku asgjë s’prodhohet vetëm tregtohet përjashto embëltore e gjelltore ..!

Lidhur me zhgënimet, shqetësimet, vuajtjet dhe ballafaqimet nga më të ndryshme, që e kanë përfshi Kosovën e pas luftës, sidomos pas pavarësisë së kushtëzuar, vërehet kudo në jetën e përditëshme, për të mbijetuar si pasojë e papunësisë, skamjes dhe varfërisë së skajshme, përfshirë shumicën e popullatës, që për fat të keq është në rritje e sipër, ku dëgjohen ankesa të përditëshme, të cilat përputhën plotësisht me thënien e shkrimtarit të shquar shqiptar-arbresh nga Italia, i cili jetoi dhe veproi në shekullin e 19-të, ZEF SKIROI,  ku mes tjerash nga zhgënimi thot: „ ISHIM MË MIRË, KUR ISHIM MË KEQ “

PUNËTORËT MBROJTEN  INDUSTRIN E TEKSTILIT „PRINTEKS“ NË PRIZREN ?

Me që për varrëmihësit e Printeksit kam shkruar  më 5 verdhor (Tetor) 1990, dhe shkrimi është publikuar në Revisten “Zëri i Rinisë me titullin: „KUSH JANË VARRËMIHËSIT E „PRINTEKSIT“ e që ishin masat e dhunshme të vendosura nga Serbia, të cilat dështuan dhe s`patën sukses ta shkatrrojn dhe varrosin IT “PRINTEKS“ në Prizren, fal përpjekjeve mbinjerëzore të mbi 2600 punëtorëve shqiptarë, turq, romë etj, që me punën e tyre vetmohuese, në kushte dhe rrethana të jashtzakonshme, në veçanti prej vitit 1989-1999, që ishin të vendosura në Kosovë. Nga punëtorët shqiptar pat edhe të larguar nga puna, të marrur në pyetje dhe burgosur e keqtrajtuar nga regjimi policor i serbisë.

NDËRHYRJA E NATOS DHE ÇLIRIMI I KOSOVËS

Pas ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë, në pranverën e vitit 1999, nënë udhëheqjen e SHBA-së shpëtuan popullin shqiptarë nga shfarosja (gjenocidi) që kryente Serbia në vazhdimsi me polici e ushtri e cila u detyrua bashkë me varrëmihësit serb të “PRINTEKSIT” të tërhiqen nga Kosova.

Punëtorët e  IT „PRINTEKS“ në Prizren, u vetorganizuan përmes Sindikatës së Pavarur, për të punuar dhe ngjallur prodhimin, dhe shpëtuar atë që mbeti pa u vjedhur, plaçkitur  e dëmtuar nga Serbia dhe bashkëpunëtorët e sajë, që s`kanë munguar në kuadër të industrisë e për fat të keqin edhe shqipfolës. Punuan me muaj e vitë, edhe me 50 Euro në muaj, e shpesh edhe pa to, vetem e vetem për ta rimëkëmur prodhimtarinë, që nga lënda e parë e deri tek prodhimet përfundimtare (finale) që kanë qenë, të cilësisë së lartë dhe me sukses kanë bërë konkurencë në tregun e vendit dhe jashtë.  Në kuadër të IT „Printeks“ në Prizren kanë veprua 5 fabrika në një sipërfaqe prej 18 hektarësh, me objekte tjera përcjellëse, si shitore, dhe mallëra rezervë nëpër vendet e caktuara për ruajtjen e tyr brenda objekteve të Industrisë dhe nëpër tërë territorin e  qyteteve të Kosovës e më gjërë.

Ishin të punësuar mbi 2600 punëtorë shqiptarë, turq,boshnjak e romë, që do të thot se ekzistencën familjare me punën që bënin e siguronin afër 2600 familje,në fabrikat kryesore që shin:

Pamje nga puna në Vektarin e re

  • Tjerrtorja
  • Fabrika e prodhimeve sanitare (për nevojatë e spitalit dhe higjienike) etj.
  • Vektaria
  • Thurtorja
  • Konfeksioni
  • Si dhe shërbimet e përbashkëta

Me vëndosjen e UNMIK-ut Administratës civile si mision i OKB-ra,  të cilët u vendosën pa mund dhe djerës, pasi që NATO-ja dëboj okupatorin serbë nga Kosova, këta zënë vend gjëja për të administruar dhe ndihmuar Kosovën me rregullat e tyre të shkruara e të pa shkruara, vendoseshin në objekte të ndryshme, edhe nëpër fabrika, si në Printeks, e gjithandej Kosovës, që asnjëherë, jo vetëm që nuk u kujdesën për fatin e punëtorëve, aftsimin dhe zhvillimin e prodhimtarisë, nëpër ato fabrika ku punëtorët donin të punonin me mund e djerës, vetem të vazhdojnë punën dhe rimkëmbin prodhimtarinë, siç ishte rasti me  IT „PRINTEKS“ në Prizren.

Punëtorët bënë përpjekjet e tyre për ta penguar me të gjitha format dhe mënyrat e mundshme privatizimin edhe u ndëshkuan kur kundërshtonin nga policia e UNMIK-ut, e përmes shtyllës së IV-të UNMIK-ut në bashkëpunim me vendorët  nënë  krijesën monstrum të ashtuquajtur AMKAgjencia e Mirëbesimit  të Kosovës që në të vërtet  u dëshmua se ishte  AGJENCIA E MOSBESIMIT TË KOSOVËS- në bashkëpunim me UNMIK-un që e krijoj për qëllime të caktuar-shkatrrimin e pasurisë shoqërore të Kosovës, që mbeti pa u shkatrruar e plaçkitur nga Serbia (jo pse s`deshi-por si premtoi koha ..) këtë e bënë  UNMIK-u me AMK  që më vonë u shëndrrua dhe tani  vepron me  emërtesën e re AKPAgjencioni Kosovar i Privatizimit, që vërtetë, shkatrruan dhe varrosen pasurin shoqërore duke privatizuar apo më mirë me thënë duke vjedhur e plaçkitur  në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet, në emër të privatizimit.

Edhe IT„PRINTEKS“ në Prizren u privatizuar, apo më mirë me thënë u fal, përmes  AKM apo AKP dhe UNMIK-ut, për tre miljon DM,  5 Fabrika  të gjitha në gjendje të rregulltë për punë e prodhim, me 18 hektarë siperfaqe pa llogaritur makina dhe materialin e palosur nëpër objektet e caktuara (depo), që ka pasur me  dhjetra e ndoshta edhe qindra miljon Euro vlerë llëgaritur bashkë me 5 fabrikat dhe sipërfaqen e tokës- hapësiren ku është shtrirë IT”Printeks”.

Punëtorët kundërshtuan në të gjitha format, dhe  askush jo vetem që s`u ndihmoj por edhe i ndëshkoj duke i hudhur në rrugë, e duke i lënë pa punë dhe pa burim ekzistence, duke i shëndrruar ata në varfnjak dhe lypsarë…! Edhe premtimin se nga privatizimi do të marrin 20%, ishin dhe mbeten vetëm premtime e gënjeshtra sot e kësaj dite.

Tani AKP, përfaqësia e saj në Prizren, ende bënë përpjekje që pasurin ende të pa shitur të Printeksit ta shesë sa më parë, ndërsa  makinat janë shitur si hekur i rëndomtë, kur dihet se vetëm Vektaria ka pasur makina  moderne nga Zvicëra , të cilat kanë kushtuar  miljona Euro si dhe fabrikat tjera…!

Nga takimi që vazhdimisht kam pasur dhe kam me punëtorë e punëtore , tani të mbetur pa punë dhe në gjendje të rënë ekonimike, dëgjohen ankesat e tyre, prekëse, të arsyeshme, të dhimshme dhe trishtuese, kur e kujtojnë të kaluarën, përpjekjet e tyre për ta mbajtur punën dhe ruajtjen e IT.“Printeks“ në Prizren, duke bërë krahasimin me realitetin ekzistues dhe zhgënimin e mashtrimin, e mos përkrahjen institucionale, përputhet me thënien e shkrimtarit shqiptar arbresh të Italisë të shekullit 19-të, Zef Skiroi „ ISHIM MË MIRË, KUR ISHIM MË KEQ “ për zhgënimin, e shqiptarëve, pas bashkimit të Italisë.

Si përfundim:

Varrëmihësit e IT „Printeks“ në Prizen ishin masat e dhunshme serbe të vendosura gjatë viteve 1989-1999. 

Varrimin e bënë shqipfolësit përms privatizimit me ndihmën e AKM 

(Agjencionit të Kosovës për Mirëbesim (MOSBESIM) fjala në kllapa i përgjigjet realitetitdhe tani e shëndrruar  AKP, (Agjencionit të Kosovës për Privatizim) pjellë e UNMIK-ut pas vitit 2000, që për fatin e keq ende veprojnë në Kosovë,  që si rezultat kemi:

 Shkatrrimin, vjedhjen dhe plaçkitjen e pasurisë së Kosëvës të krijuar nga mundi dhe djerësa e punëtorëve, përmes privatizimit.

  • Papunësinë dhevarfrimi  në skajshmëri mbi 40%.
  • Largimi i të rinjëve dhe kuadrove me të madhe nga Kosova si pasoj e qeverisjes së keqe të vendorëve.
  • Krimi iorganizuar ekonomik dhe politik dhe keqpërdorimet në të gjitha drejtimet dhe nivelet në Kosovë.

              Shkrimi sipër me mungesën e disa fotografive shtesë dhe disa plotësime të reja ka qenë i publikuar 2010-10-06  në faqet pamore të shtypit  të ndryshëm.           

                                                                                                                                       E mërkurë, 06.10.2010,

Disa rrjedha të ngjarjeve në Kosovë dhe hapësirat e ish Jugosllavisë e Serbisëq ngq viti 1945-2008  që ndikuan në ndërhyrjen e NATO-së më 24 Larcor(Mars)1999 dhe çlirimi i Kosovës  më 10 Qershor 1999

VITI Përshkrimi
 1945 Gjatë vitit 1945  nga serbët po edhe me lejen e udhëheqësëve shqiptarë të Shqipërisë, u krye shfarosja e shqiptarëve në Tivarë dhe në Srem e kudo në Kosovë…! 
 1948 Gjatë vitit 1948 u jetësua programi famkeq i përgatitur që më parë nga Serbia  i njohur për marrjen me dhunë të fryteve nga të korrurat grurin dhe misrin nëpër hambare dhe miellit nga maxhet e familjeve shqiptare, i njohur ky veprim në gjuhen serbe (Oduzimanje  Vishaka) marrja e  tepricës dhe njihet si viti i vdekjeve nga URIA  në Kosovë..!
1950 Burgosjet e atdhetarëve shqiptar të organizuar nëpër organizata të ndryshme atdhetare kryesisht në NDSH-re.
 1956 Aksioni famkeq për mbledhjen e armëve në Kosovë i drejtuar nga Ministri i Punëve të Brendshme  Aleksandar Rankoviqi  gjatë vitit 1956 që njohet në popull si akcioni i armëve… 
1968 Kundërshtimet (Demostratat) e pra filluar me 6 Verdhor (Tetor) 1968 në Pizren dhe më 27 Dimror (Dhjetor) në Prishtinë dhe kann vazhduar në tërë Kosovën dhe  në Tetovë  në Maqedoni etj. për Kosovën Republikë.
 1981 Kundërshtimet(Demostratat) e vitit 1981. 
 1988 Ndryshimet Kushtetuese në Jugosllavi-Serbi gjat viteve 1988-1989 
1989 Kundërshtimet (Demostratat) mbarëpopullore në mbrojtjen e Kushtetutës së vitit 1974 të KSAK, gjatë vitit 1989. Greva e urisë e xehtarëve të Trepçës më  filluar më  20-02-1989.

Themelimi i LDK-së si Lëvizje gjithë popullore më 23.12.1989.

Themelimi i BSPK. 

 1990 Pajtimi i Gjaqeve  dhe jetësimi i SHB si  „Nëna Terezë“ dhe  FNF etj.

Kundërshtimet dhe qëndresa gjithëpopullore gjat viteve  1990-1999  FARK-UÇK. 

1991 Themelimi i MMRK 1991
1999 Ndërhyrja e NATO-së më 24 Larcor(Mars)1999 dhe çlirimi i Kosovës.
 2000  Gjatë vitit 1999-2000 Vendosja e NATO-së në Kosovë.

Gjatë vitit 2000 vendosja e UNMIK-ut në Kosovë dhe mbikqyrja e administrimit civil në Kosovë 

 2008 Ngjarjet pas viti 2000 UNMIK-u dhe Shpallja për herën e dytë e Kosovës Republikë më 17 Shkurtot 2008, nga ata që se njohën asnjëhere Republiken e Shpallur me 7 Frytor (Shtator) 1990 dhe penguan qëndresen dhe pushtetin paralel në çdo mënyrë..!

 

1 KOMENT

  1. Se pari po mundohesh qe muajt te i thua ne gjuhen SHQIPE, due i quajtur Frytor (Tetori) etj… por ty nuk te pengon emrin beduinik Abass Fejzulai. Dmth nese don na me te besue se ti e ki me te vertete per GJUHEN SHQIPE.. zavendesoje emrin dhe mbiemrin tend, pastaj fol per FRYTORA.

    Pra jo Abbass Fejzulai por ILIR PRIZRENI.

    PAstaj mire i ke pershkruar disa ngjarje te ciat kane ndodhe qdokun ne Kosove rreth kompanive publike.

    Por kur vjen te privatizimi, ti nuk po e permend nje fakt tjeter qe mund te ndodhe:

    Askush sot nuk e ndalon asnje puntor apo drejtor te ish kompanive publike Printeks apo cilado tjeter, qe te hapin fabrika te reja te cilit do biznis.

    Ata puntor qe kane punuar ne Prineks ne vitete para 1999, i kane marre rrogat e disa prej tyre edhe kane perfitue banesa. Prandaj esencialisht atyre nuk ju takon 20%shi sepse jane paguar me rroga dhe banesa, edhe investimi ne fabrike ska qene i tyre por i tere KOSOVES.

    Sot ka qindra fabrika tjera ne Prizren qe punojne dhe punesojne ma shume puntro se ish Printeksi, por fatkeqesisht asnjera prej tyre nuk eshte e JUAJA… dhe ketu e ki ti problemin…edhe te gjithe te tjeret qe jeni super rrenca dhe super te poshter dhe te paftyre qe deklaroni se MA MIRE KA QENE PERPARA se SOT!!!

    Po ju te tillet as kandidat per njerez nuk jeni more proshkavella dhe pro komunista.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.