Lufta për Republika Serpka në Kosovë, është luftë për shpërbërje të Kosovës e rajonit

0
249
Marrëveshja e Ohrit - Kurti - Vuçiq - BE

Nga Skënder MULLIQI

Është e qartë së çetnikizmi vuqiqian dhe putinizmi kan marrë hov në rajon. Kjo është politika e tentim zbatimit edhe në terren të botës serbe dhe të botës ruse. Po thurën në rajon skenarë ruso-serb që të përmbyset pushtetit i Gjukanoviqit në Mal të Zi, më zgjedhjet presidenciale të 2 prillit, dhe po tentohet në anën tjetër, që përmes “Zajednicës” të formohet një tjetër Republika Serpska. Në rastin e Malit të Zi politikat pushtuese përmes këtyre ideve serbo-rusomëdha, kanë qëllimin që përfundimisht pas 30 viteve në pushtet të Millo Gjukanoviqit, të përmbysen politikat propërendimore, për tu zëvëndësuar më politikën proserbe dhe proruse.

Dhe, qëllimi final në këtë ndwrrim të pushteteve është dalja e Serbisë por edhe e Rusisë në Detin Adriatik.Synimi tjetër i politikave të tilla pushtuese, është që kur të bëhët faktike “Zajednica” më kompetenca ekzekutive, të shkohet edhe më tutje në planet djallëzore për dalje në Portin e Durrësit. Është koha për një zgjim tjetër kombëtar, që politikat e tilla të ndalën qysh në start. Shumë mjete dhe kohë ka shpenzuar pushteti serbian së bashku më Kishën Ortodokse Serbe që rajoni të dezintegrohet.

Kjo punë nuk është duke u bërë që nga dje, dhe as nuk bëhët fjalë këtu për politika ditore, por bëhët fjalë për planifikime të afatgjata.Kjo që po shohim që dy vitët e fundit e veqmas prej së ka shpërthyer lufta në Ukrainë, është synimi për të shpërbwr sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe të Mali të Zi. Më duket së kjo lojë politike ruso-serbe më Mal të Zi dhe më Kosovën, është duke u bërë në të njejtën kohë dhe thuaja më të njejtat metoda të veprimit.

Agresioni rus në Ukrainë sikur ka hapur pyetjën e Frontit të Dytë, për të përmbysur përfundimisht orjentimet pro perëndimore të shteteve të rajonit. Kjo do të ishte thikë pas shpine edhe për aleancën ushtarake të NATO-së, e cila në kohën e fundit sikur po heshtë për zhvillimet e tilla antiperëndimore në rajon. Nuk duhet lejuar që kriza e shoqëruar më luftën në Ukrainë të bartet edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor,ku po tentohet të kthehet ndikimi i humbur i ish Bashkimit Sovjetik.

Ne, mos të lejojmë dezintegrimin e Kosovës. Në këtë kontest mos të lejojmë Asociacionin më kompetenca ekzekutive, që për çudi po e sforcojnë më dëklarime Borell e Lajçak, por edhe amerikanet Eskobar dhe Hill. Mos të lejohet futja e ndikimit të politikave të Moskës dhe të Beogradit edhe në këtë pjesë të botës. Prandaj, opozita jonë duhet të mbushet mend të shprehem ashtu, së desktruvitetet e shkatërrojnë të ardhmën e Kosovës si shtet.

Nëse forcat proserbe triumfojnë në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, ateherë shumë do të sforcoheshin politikat ekpansioniste ruso-serbe ndaj Kosovës. Ajo çka bëhët serbe është edhe ruse. Bota demokratike nuk duhet lejuar që të rrenohet liria dhe demokracia në rajon, e arritur më shumë mund dhe sakrifica. Të lejohet të realizohen politikat çetnike të Vuqiqit të ndihmuara nga Rusia e Putinit, do të ishte katastrofale për rajonin dhe për Evropën.

Nëse politikat e tilla nuk u lejuan të realizohen më luftë më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë, nuk ish dashur të lejohen të realizohen në kushtet e paqës. Politikat që gatuhen në kuzhinat e Moskës dhe të Beogradit janë politika të mendjës jo se shëndosh, janë politika të rrezikshme që nuk i hanë as qeni. Mos të lejojmë në këtë vend që kur të zgjohemi, Kosova jonë të jetë e ndarë mbi baza etnike, më tendencë të shpërbërjes të plotë si shtet..!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.