Përbindëshi i kënetës

0
278
Pena

Nga Engjellushe Koltraka

Nje Përbindsh erdhi nga stepa
Nguli kthetrat te këneta
Arratisen rosat e egra.

Drithërima zuri natyrën
Peshk e ngjala ndalën frymën
Duke pritur në trishtim mënxyrën.

I harbuar ish gjakatari
Fort barbar si i marri
Shkatërroi varkën një peshkatari…

Në këto anë e mbi kënetë
Tash e tutje, – thotë – jam Mbret…
Thanë gjallesat haj medet…

Gjithë nga tmerri u iku gjumi
Pëshpërimën ndali lumi
Fluturimin e ndali pëllumbi…

Edhe zogjte e ndalen kengen
Per çdo dite degjonin gjemen
Zogu i vogel kerkonte nenen.

Që Pëerbindshi ia kishte vrarë
Tek përpelitej në gjak e larë
Mbylli sytë sa hiqej zvarrë.

Per te arritur tek foleja
Per te pare zogezat e reja
E Përbindëshit ishte preja.

Ky Përbindsh s’kishte te ngopur
Fluturaket i ka sosur
Tere nen kthetra te gjakosur.

Vjen verdalle Perbindshi i zi
Duke u sjelle gjithe tirani
Per te bere kurban te ri.

Sillej mbeshtillej gjithe buje
Cdo gjallese permbi uje
E rrenoj, me rremuje.

Por nen uje nuk futej satrapi
Qe te vriste si kasapi
Nuk po i dilte mire hesapi.

Peshk e ngjala ne fund te gjolit
Po i ruheshin fort gogolit
Qe kishte shpirtin e Demonit.

Inatosur kete here
Nga goja tek villte vrere
Ka kerkuar inxhiniere.

Per te thare te gjithe keneten
Nenujoreve t’u merrte jeten
Te mbushte barkun dhe kuleten.

Te hapeshin kanale-transhe
Te niste gosti te re
Mbyt ne gjak te bente hare.

Por nje dite Perbindsh ziu
Na kerkoi mish njeriu
Nuk deshte me mish thiu.

Inxhinierë e punëtorë
Këmbëzbathur mbi deborë
Nisi t’i bënte therorë.

Diten prisnin kallama
Naten me uje i mbulonin te tana
Te nesermen niste gjama.

Se aty ku shkelte kemba
Nen uje kallama si gjemba
Prisnin damare e vena.

Gjaku i kuq mbi uje
Venitej njeriu pa buje
Pa iu dhimbsur hic askujt.

Një çizme polici në fyt
Në baltë robin e ka zhyt
Tmerrshëm duke e mbyt.

Me dhjetera çdo dite
Fundoseshin e s’shihnin drite
Nen uje iu kalbeshin syte.

Perbindeshi i terbuar
Nje britme ka leshuar
Tere keneten ks dritheruar.

Ky gjol perse nuk thahet
Mish njale mua me hahet!
Ky mal ne mes te ndahet!

Inxhinieret i lidh me pranga
Mirush Permeti e Abdyl Sharra
Mbi ta kreu tortura te renda.

O Perbindesh, o xhelat
Nuk thahet gjoli per nje nate
Vdekja e tij do vazdoje gjate.

Do heq shpirt, do perpelitet
Peshk e njale ketu nuk do rritet
Jeta krejt ketu do vritet…

Fjala juaj eshte sabotim
Te gjithe do veni ne pushkatim
Ulerin Perbindeshi me terbim.

Sakaq vjen Gjykates zagari
Me nje lak prej litari
Nisi varjen nga i pari.

Por kjo varja nuk po u ambush synë
Ndaj vjen toga pa përtim
Inxhinierët në pushkatim!

Urdhëron Përbindësh katili
Të tjerë inxhinierë sillni
Andej larg prej Kremlini.

Mbi projekte pikoi mendimi…
Një natë brofën prej gëzimi
I saktë qënka projektimi.

Nisën të pijnë me eks vodka
Inxhinierët shqiptar nuk i ka bota
Sillni të trokasim me ta gota.

Por toka e zezë si farmaku
Ishte mbytur krejt prej gjaku
Solli dhimbje pranë çdo pragu.

Ishin vrarë intelektualët
Nga hidhërimi qanin malet
Rrjedhë e gjakut nuk po ndalet.

Që atëhere mbi gjol të shkretë
Pika gjaku kullojnë retë
Dhe mbi gjak rrjedhin rrëketë…

Enden shpirtërat porsi ketrat
Gjithë gjallesat i vrau Kuçedra
E Përbindëshit kjo qe vepra…

Veç një emër kishte vdekja
E kishte emrin Spiro Koleka
Në mallkim i shkoi jeta.

Edhe sot ku qe këneta
Nuk çel lule, s’gjallon jeta
Vajtojnë retë mbi ato kepa…

Këtu mbetën intelektualët
Nga thellësitë klithin malet
Për mizoritë që bënë barbarët…

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.