Ku mbetën milionat e diasporës shqiptare “Vendlindja Thërret” dhe kuleta e fshehur e Bujar Bukoshit…(?!)

1
Bukoshi - Mustafa

Në vend të debatit

Në kohën e luftës në Kosovë (1998-1999), ish kryeministri në egzil Bujar Bukoshi me “kabinetin e tij” ishte duke udhëtuar herë në një vend dhe herë në vendin tjetër të Evropës.

Diaspora Shqiptare nëpër botë (Amerikë), për luftën e Kosovës akordoi miliona dollar dhe valuta tjera për të ndihmuar luftën e djelmenisë së UÇK-së për lirinë e Kosovës.

Në një intervistë, Bujar Bukoshi pati thënë se pas luftës tërë të dhënat e ndihmave “Vendlindja Thërret” do të afrojë llogoridhënie për qeverinë e parë në Prishtinë.

Bujar Bukoshi pas luftës, kuletën e tij dhe të ndihmave të diasporës e fshehu pas derës së shtëpisë së tij në Prishtinë(sic!).

Sot, qeveria Albin Kurti miraton Ligjin për Fondin për ndihma matriale për ushtirnë e Kosovës,ndërsa mjetet milionshe që i mbetën në kuletën e tij, Bujar Bukoshi, hapi biznese në Kosovë dhe Shqipëri (…) pa dhënë llogoridhënie për mjetet milionshe të diasporës shqiptare për lirinë e Kosovës!

Në dritën e kohës, qeveria dhe institucionet shtetërore të hetojnë ish kryeministrin në (egzil) Bujar Bukoshi dhe “kabinetin e tij” me ish-ministrin e financave Isa Mustafa, lidhur me mjetet e diasporës “Vendlindja Thërret”!

Po të ishin dorëzuar mjetet e ndihmave nga diaspora shqiptare,sot do të kishim mundësinë të funizojmë me armë të nevojshme sipas ligjistikës luftarake ushtrinë e Kosovës(!).

Bujar Bukoshi, kthejeni mjetet milionshe që mbetën në kuletën tuaj, sespe i duhen shtetit dhe ushtrisë së Kosovës…!

Duhet të nisë hetimi ndaj ish-kryeministirt Bujar Bukoshi dhe “kabinetit të tij” për mjetët e akorduara të diasporës shqiptare nëpër botë (Amerikë) për luftën për liri të Kosovës!

Çikago, 2 mars 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

1 KOMENT

  1. O Karaqic,

    Kosova eshte ne rruge te organizuar nga AMERIKA, qe te behet pjese e NATO-s, dhe ne momentin qe behet antare e NATO-s, behet pjese e ushtrise me te forte ne histroin e njerezimit.

    Bukoshi i viteve 1990-1999 s’ka lidhje me ate çka po ndodhe sot.

    Ndersa ky komunisti antimaerikan me kete fond pallavrik, ne te cilin ka me i mbledh nja 5 milion prej hajnave te llojit Devolli kompani… eshte super irelevante per sigurine e Kosoves.

    SIGURIA E KOSOVES E KA EKSKLUZIVISHT NJE ADRESE : AMERIKA

    Por anti-amerikani Kurtovski e ka nje detyre me veprue kunder Amerikes… sepse edhe ky fond i del ne rruge Amerikes, e cila eshte duke e udheheqe TRANSORMININ e FSK-se ne ushtri te forte, jo me prralla te DEVOLLVE por me INFRASTRUKTURE AMERIKANE.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.