Falsifikimi që demaskohet në pesë hapa

0
780
Pamflet - popullsia në NMK

Abdulla Mehmeti

ALO, A JANË KËTUPARI MEDIET NË MAQEDONINË VERIORE?!
Haj e merre vesh këtë logjikë!
Në Maqedoninë Veriore ka:

– 1.824.864 votues, qytetarë me të drejtë vote (mbi moshën 18 vjeçare), në zgjedhjet lokale të vitit 2021;
– 1.832.696 gjithsej banorë, sipas regjistrimit të vitit 2021;
– 1.883.612 banorë të deklaruar me përkatësi etnike maqedonase, sipas drejtuesve të partisë OBRM-PDUKM (VMRO-së);

1.
“Misteri demografik i Maqedonisë Veriore: numra shumë të gabuar.
Statistikat zyrtare mbi popullsinë e Maqedonisë Veriore jo vetëm që janë devijuar pak, por në mënyrë dramatike janë të pasakta. Dhe, kjo ka pasoja.”
– Analizë e Qendrës për gazetari hulumtuese PRIZMA (BIRN-Maqedoni), autor: Tim Xhuda, 14 maj 2020.)

2.
Sipas drejtuesve të Entit Shtetëror të Statistikës, ditën e nesërme, më 30 mars 2022, është paralajmëruar se do të shpallen rezultatet zyrtare të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë Veriore, që është realizuar në muajin shtator të vitit 2021. Me këtë rast do të ishte tepër me interes për qytetarët e vendit nëse në këtë solemnitet janë ftuar edhe drejtuesit e partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, mediet dhe analistët me orientim shovinist dhe racist, që për 20 vjet ua kanë shurdhuar veshët qytetarëve me propagandën e tyre, sa banorë kanë mbetur në Maqedoninë Veriore pas shpërnguljes së madhe në botën e jashtme dhe cila është përbërja etnike e këtyre banorëve, sidomos e shqiptarëve.

Popullsia në Maqedoni

3.
Sipas të dhënave zyrtare nga organet kompetente të shtetit, thuhet se në Maqedoninë Veriore ka afërsisht 1.824.864 votues (nga Raporti për zgjedhjet lokale të vitit 2021).

4.
Sipas drejtuesve të partisë së VMRO-së (OBRM-PDUKM), dy vjet më parë është deklaruar publikisht (shih dëshminë) se në Maqedoninë Veriore mbi 1.883.612 qytetarë janë deklaruar si maqedonas (ose 72,66% e banorëve të vendit), nga gjithsej 2.460.000 shtetësi (aktualisht thuhet se ky numër është mbi 2.500.000 shtetësi) që janë dhënë nga organet kompetente të shtetit.

5.
Nga të dhënat preliminare në përfundim të regjistrimit të popullsisë, në fund të muajit shtator, nga Enti Shtetëror i Statistikave në Shkup kanë deklaruar se gjithsej janë regjistruar 1.832.696 persona dhe se ky është numri i banorëve aktual të Maqedonisë Veriore.

(29 mars 2022)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.