PATRIOTIT VONUAR SOT I DOLI GJUMI

0
177
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU 

Moti kohë e njoh servilin e partive politike. E s hëtiti Partia Komuniste nëpër redaksi me poste letrare si gazetar dhe redaktor. Herë si “patriot” shqiptar, herë si “krijues” i “pavarur” në mjetet e informacionit të pavarura, herë “musliman me Din e Iman” nëpër institucione fetare. Herë, patriot i vonuar në gjirin e partive politike.

Deri Dje, nuk i dëgjoheshte zëri për devijimet politike, arsimore dhe kulturore të shoqërisë shqiptare në Shtetin e “përbashkët”. Shkaku, se: e kishte një torbë taxhi përqafe, dhe një krah kashtë në grazhd të Lopës me dy brirë shyta në kokë. Përmëkeq, nën ndikimin e partive politike edhe, i ngulfatëte shkrimet publicistike të krijuesve vizionerë shqiptar për Ditën e Nesërme.

Sot, pas tridhjetë viteve i pakënaqur me torbën me taxhi përqafe, dhe krahun me kashtë në grazhd, pasi Nëna Parti e përzuri nga livadhi me tërfojë mes luleve, turret pas partive politike me “Besë”. I ndërron partitë politike, si kurva burrat. Edhe, pse: kurvave u ka hije, por jo edhe këtij: ”argati” të partive politike.

Përçudi, Ditën e Sotshme, u ringjallë, njëherë doli me disa intervista provokative për debat “kulturor”. Qesharake, ë?! Cili do të dilte në debat politik, arsimor dhe kulturor me një anonim pa emër dhe mbiemër?! Asaj kohe edhe reagova me dy – tri shkrime publicistike në mjetet e informacionit: mos u fshih pas pseudonimit, dil me emër dhe mbiemër, atëherë do të kemi debat publik! Përndryshe, kotnasikoti vjell përgjumshëm “art” rrufjani për “Ndryshime” politike, se: “shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë arsim, as kulturë”. Gabim i madh i Servilit partiak i përkundur në djepin e partive politike. Nuk është, aspak e vërtetë. Arsimi dhe kultura, janë politizuar nga partitë politike shqiptare. Përderisa, dje: ishin institucione arsimi dhe kulture, Sot janë fabrika prodhimi të doktorëve me tituj shkencor dhe “artistëve” të partive politike në pushtet dhe “opozitë”. Përgjegjësi morale dhe politike, kanë të gjitha partitë politike shqiptare.

Arsimi dhe kultura shqiptare, vërtetë është e dalldisur pas partive politike, duke e varfëruar për nga vlerat artistike popullin shqiptar, por ti nuk mund ta shtish në një thes kanapi me arna, dhe të thuash, se: gjatë këtyre viteve të ndryshimeve “demokratike”, nuk ka pasur arsim, dhe kulturë në Maqedoninë e Veriut. Shkaku, se: për një vlerësim të këtillë, ti je patriot i vonuar. Nuk ke kapacitet arsimor, as artistik. Përderisa ti si “krujues” partiak bëje gjumë nëpër instuticionet e varura e të “pavarura” të partive politike në pushtet, në shtetin e “përbashkët”, Dikush para teje i ka fshikulluar si dukuri negative në mesin e popullit shqiptar. Prandaj, është koha të heqësh dorë nga huji i vjetër i rrufjanit!

Sotpërsot, ende: je patriot i vonuar…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.