
Sot u mbajt protesta e 21 mbarëshqiptare, ku morën pjesë edhe shumë grupe protestuesish nga diaspora. Kjo protestë është shumë paqësore dhe patriotike e rinisë shqiptare dhe kauzës madhore të saj që i shtron për zgjidhje. Këto protesta janë madhështore si nga numri i pjesmarrësve ashtu edhe për nga mënyra paqësore e organizimit të tyre. Këto protesta do të mbeten në histori dhe shënojnë epokë të re në historinë shqiptare të pas këtyre 36 viteve të të ashtëquajturës “demokraci”.
Protestat nisën për Zvërnecin por gradualisht protestuesit rritën numrin e kërkesave dhe u pozicionuan hapur kundër qeverisë, kundër mënyrës së qeverisjes nga Edi Rama dhe kundër kryetarit të opozitës Sali Berisha. Në këto 21 ditë protestë bie në sy përfshirja e jashtëzakonshme në to e gjithë rinisë shqiptare dhe studentore, pjesmarrja qytetare nga të gjitha shtresat e saj. Këto protesta janë mbështetur fuqishëm nga diaspora shqiptare në perendim e cila ka protestuar në qendrat e mëdha evropiane e më gjerë. Në protestën e 21 në Tiranë, më 20 qershor 2026 merr pjesë shumë grupe nga diaspora. Ky fakt u jep këtyre protestave dimension gjithëkombëtar. Shkaku i protestave, besoj është:
1-Deformimi i sistemit demokratik të qeverisjes.
2-Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, që u bënë nga marrveshja Rama-Berisha, rrënuan sistemin demokratik të qeverisjes dhe sollën autokracinë, sollën rrënimin e institucioneve dhe vendosjen e kultit të njëshit. ¨¨
3-Sistemi zgjedhor aktual solli në parlament deputetët e “njëshit”, duke “vrarë” deputetët e popullit, në kuptimin figurativ të fjalës.
4-“Elitat politike” zevendësonin njëra tjetrën, ata filluan të “vjelin” pushtetin në kurriz të shtetit. Shtetin e shkërmoqën, institucionet nuk funksionuan si duhet, vendoste njëshi në vend të tyre.
5-Pabarazia sociale në këto 36 vite është bërë gjithnjë e më e madhe. Është i turpshëm dhe i neveritshëm fakti, që të gjithë deputetët e pozitës dhe opozitës u bashkuan bashkë dhe rritën maksimalisht rrogat e tyre,rrogat e krerëve dhe funksionarëve të lartë të shtetit.
6-Pandërshkueshmëria e abuzuesve të lartë shtetëror, dhe jo vetëm, u bë bashkëudhëtare e sistemit 36 -vjeçar të qeverisjes. 7-Pushtetarët, natyrisht ata kanë emra e mbiemra dhe bëmat e tyre, në vend të shtetit zgjodhën pushtetin. Kjo është e pafalshme… Do ti lejë një ditë, secili abuzues, këto pasuri të paligjshme dhe do të ikë nga kjo botë lakuriq siç e ka bërë nëna. Pushteti është i përkohshëm, shteti është i përhershëm sa të jetë kombi ynë. Mjaft është mjaft…!
8-Korripsioni po na shkatërron me përmasa të frikshme, po të vazhdojë kështu nuk do të kemi të ardhme por keq e më keq do shkojmë si shoqëri…
9-Përveç SPAK-ut, drejtësia nuk funksionon. Duhen reforma radikale për reformimin e saj…
10-Ligji për Invesitorët Strategjik dhe Paketën e Maleve duhet shfuqizuar sa më parë.
11-Vendi, në mënyrë krejtësisht të padrejt dhe abuzive po u shitet invesitorëve strategjik, të huaj apo vendas. Përse ia “mohoni” atdheun dhe mëmëdheun gjeneratave që do vijnë në breza? Si mund të shitet Atdheu?
Protestat e tanishme po bëjnë zgjimin dhe ndërgjegjsimin e domosdoshmëm për zgjidhjen e këtyre çështjeve me karakter të madh kombëtar. Për këto probleme, e qindra të tjera si këto, rinia, masat, diaspora, etj. janë ngritur në protesta për luftën kundër korrupsionit që ka përfshirë çdo qelizë sociale, krimit të organizuar, tradhëtisë së politikës së vjetër, ndarjen e Shqipërisë nga politika e vjetër, për ndarjen nga e kaluara, për luftimin e korrupsionit të këtyre 35 viteve të demokracisë në Shqipëri. Kthimi i diasporës dhe ngritja e rinisë më jep shpresë… Më jep shpresë se Shqipëria do të bëhet, dhe patjetër që do të bëhet…
Këto protesta, në mendimin tim, nuk drejtohen kundër individit, por kundër këtij sistemi krejtësisht të kalbur dhe të korruptuar të qeverisjes 36-vjeçare. Urojmë që protestat paqësore të mos ndalen deri në arritjen e qëllimeve të tyre.
Ndaj, edhe unë i mbështes këto protesta paqësore që kërkojnë reforma rrënjësore.
Dashamirësisht, Ibrahim Kabili
Tiranë, më 22.06.2026











