Arben Çokaj
Ata ekzistojnë, janë me ose pa rrogë, se ka edhe prej atyre që bëjnë poshtërsi e fuksime edhe për inat, për urrejtje… Por në përgjithësi, ata i shërbejnë atyre që janë në pushtet. Tani është shtuar politikisht edhe një njësi e tyre pranë PS-së – patronazhistët… të cilët bëjnë të njëjtën punë.
Më kujtohet një histori e vjetër, vëllai im u bë përgjegjës sektori në kohën e komunizmit, ishte i ri e nuk i dinte këto punë. “Më erdhën disa njerëz”, më pati treguar, “njëri pas tjetrit e më thanë se kishin qenë informatorë, e po të doja unë, mund t’i kisha informatorë edhe unë përsëri.” “Jo” – u thashë, “nuk më duheni gjë”. Por nuk janë të gjithë kështu, se me sa shoh fuksat përdoren me të madhe, duhen apo nuk duhen gjë. Ato bëjnë poshtërsi e dëme të mëdha, edhe pse pushteti nuk zgjat për jetë, bie, e fuksat ndryshojnë punëdhënës, bëhen me tjetrin, atë që merr pushtetin… e kështu mbijetojnë si anti-trupa në një shoqëri.
Na sakatuan për gjakun blu të Jozefinës dikur, e unë kujtoja se po na e bën sherrin Jozefina, edhe tani kujtoj se po na e bën Rama apo Benet Beci, por jo, ata mund të mos dinë asgjë, punën e bëjnë fuksat e tyre, në emër të tyre, dje i shërbyen Jozit, tani Ramoviqit. Kjo është puna e tyure, mbijetesa e tyre, buka e ligë që hanë, por edhe pse nuk mundën ta shpëtojnë Saliun e Jozin nga rënia, ata e vazhdojnë punën e tyre për ta nxjerrë urrejtjen e tyre mbi ne, viktimat e tyre të përjetshme, dhe veprojnë në emër të pushtetit…
Edhe Rama do e ketë ‘tiqon’ e tij, si i thonë grekët fatit, i cili është i përcaktuar në bazë të zgjedhjeve që ka bërë e bën. Fuksa, lodheni kot, keni harxhuar mijëra orë përndjekje me mua, cili është fitimi juaj? Ma keni dëmuar rëndë jetën, dakord, herë për Millon, herë për Jozin e tani për Ramoviqin, a kjo është këjnaqësia juasj?! A e shpëtuat dot Millosheviqin? Jooooo. Kështu pra, nuk do e shpëtoni as Ramën… Atëherë pse mutin kruheni?! Këto punë nuk varen nga unë, unë sa kompentoj ashtu si më duket e drejtë. Dhe shpeshherë, kam të drejtë. Pra, kuptojeni o lopë, po lodheni kot!
—
Fuksat është një fjalë e huazuar nga gjermanishtja (fuchs – nga emri i spiunit të njohur Klaus Fuchs, që ishte një fizikant gjerman dhe spiun atomik, i cili i dha sekretet e bombës atomike Bashkimit Sovjetik gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.), që në zhargonin popullor dhe periudhën e komunizmit në Shqipëri përdorej për të treguar informatorët, spiunët apo personat që përgjonin dhe denonconin fshehurazi qytetarët e tjerë te organet e partisë dhe Sigurimit të Shtetit. Në diskursin politik dhe mediatik aktual në Shqipëri, ky term përdoret shpesh si krahasim për të kritikuar fenomenin e patronazhistëve, të cilët shihen nga opozita si ngjashmëri moderne e informatorëve të diktaturës.











