SAHARA – DËSHMI KUNDËR ALARMIMIT HISTERIK NDAJ CO2

0
213
Sahara - KEK Obiliq

Pikturat e para shkëmbore të Saharasë u krijuan rreth 10.000 p.E.s..

Sipas një studimi të botuar në vitin 2009, Sahara u gjelbërua tre herë në 200.000 vitet e fundit: fillimisht gjatë viteve 120.000 deri në 110.000 vjet më parë, pastaj përsëri 50.000 deri në 45.000 vjet më parë dhe së fundmi gjatë të ashtuquajturit “periudha e gjelbër e Saharasë”, rreth vitit 14.000 para Erës sonë (p.E.s.). [Martin Claussen; Veronika Gayler: The Greening of the Sahara during the Mid-Holocene: Results of an Interactive Atmosphere-Biome Model. In: Global Ecology and Biogeography Letters, Band 6, Nr. 5, 1997, S. 369–377].

Midis viteve 4.000 dhe 3.500 p.E.s. filloi faza e thatë në Sahara, e cila çoi në zhvendosjen e jetës nga shkretëtira brenda disa shekujve ose dekadave. Kjo po zgjat deri tani.
Shkretira e Saharës ka një sipërfaqe të përafërt me USA (rreth 26 herë të sipërfaqës se Gjermanisë).

Ofrova këto të dhëna telegrafike për Shkretirën e Saharës për të argumentur se histeria e tanishme për „katatrofë klimatike“, e shkaktuar gjoja nga njerëzit, është një shpifje idiotike që duhet të jetë sajuar nga shërbimet e Rusisë, për hir të shitjes se qymyrit e gasit rus. Pra, historiku 200 mijë vjeçar i Saharës dëshmon se klima e Globit të Tokës ka ndryshuar edhe atëherë kur nuk kishte fare termolektrana me qymyr e gas, as automjete e makinëri që puononin me djegien e naftës dhe djegie tjera energjetike që prodhojnë dioksid të karbonit (CO2).

Para rreth 10 mijë vitesh Europa Qendrore ishte e mbuluar me akullnaja. U shkrinë pa prodhuar njerëzit fare CO2. Që do të thotë, Kozmosi nuk ndikohet fare nga njeriu, por varët pothuajse vetëm nga “vullneti” i Diellit, kur do ta përvëllon apo ngrinë Globin e Tokës!

Merre me mend, „bota“ manipulohet edhe nga një marrëzi histerike e një fëmije suedez (Greta Thunberg), e cila nxiti lëvizje histerike botërore të nxënësve adoleshentë të shkollave, për të protestuar kundër prodhimit të rrymes elektrike me thëngjill dhe gas…

Kjo marrëzi histerike përfshiu edhe disa segmemente në Kosovë, të cila mobilizohen kundër shtimit të kapacitetit prodhues të rrymës elektrike nga djegia e qymyrit – shansi më i favorshëm që ka Kosova për zhvillim të shpejtuar ekonomik.

Për momentin nuk e di nëse KM Kurti po e saboton shtimin e prodhimit të rrymës elektrike përmes termoelktranave me qymyr, sepse është i ndikuar nga marrëzia e Gretës suedeze, apo sepse është kuisling i Beogradit e nuk do ta konkurrojë Serbinë? Jam i bindur se Hashim Thaçi e pat sabotuar për hir të Serbisë RWE-në gjermane për të investuar e ngriti termolektranën “Kosova C”, me kapacitet 2400 MWh; RWE e pat fituar tenderin nën qeverinë pararëndëse (2006).

Për idiotë që nuk dinë e as nuk duan të dinë, CO2 nuk është aspak i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Përkundrazi, e gjithë Flora (bota e gjelbër), “ushqim” kryesor e ka CO2, ndërsa rreth 28 % e peshës trupore të njeriut është karbon (qymyr). Jeta në tokë është cikël karboni.

Nobelisti shqiptaro-suedezo-amerikan Ferid Murad, duke hulumtuar dëmin që i shkakton zemrës CO2, ka zbuluar VIAGREN, si stimulues i gjakut (dhe seksit).

Idiotët që nuk e dinë dhe nuk duan ta dinë, se pluhuri/hiri nga djegia e qymyrit në termoelkran nuk është CO2 dhe tashme, ne termolektrana të reja pluhuri i hirit është limituar pothuajse drejt zeros.

Ne Republikën më industriale të Gjermanisë NRW (kryeqytet Dyseldorfi), ekzistonin termoelektrana me qymyr me kapacitet mbi 20.000 MWh (gati 30 herë më shumë se kapaciteti i termoelektranave të KEK-ut). Disa qenë mbyll shkaku i marrëzisë kolektive, se ato po ndikonin në “katastrofën e klimës”, por prapë u hapën për shkak të luftës agresive të Rusisë në Ukrainë. Ato termoelektrana ishin në një shtrirje hapësinore në diametër prej rreth 60 km (buzë lumejve Rajna dhe Ruri). Megjithatë, jetëgjatësia më e madhe në botë e njerëzve duhet të jetë pikërisht në këtë hapësirë…

Rezyme:
Qeveria e Kosovës duhet t’i jap leje dhe ta përkrah me kreditime KEK-un, që ta rrisë menjherë prodhimin e energjisë elektrike, të paktën me kapacitet edhe me rreth 2.500 MWh (pse jo edhe në mes të Klinës dhe Gurakocit), që buxheti i Kosovës të ketë fitim vjetor neto të paktën NJË miliardë Euro (nëse rryma do eksportohej me çmim rreth 60 Euro/MW), duke tërheqë edhe investitorë të huaj, që konsumojnë shumë rrymë elektrike.

Kosova tani nuk ka kapacitet financiar të furnizohet me rrymë diellore e erërore, siç po broçkullisin snobët ekologjistë, sepse ajo ka kosto të lartë.

(ibrahim kelmendi)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.