70-vjetori i Instituti Albanologjik në Prishtinë

0
282
Albanologjia

Diskursi kulturor

Nga themelimi i tij në vitin 1953, Instituti Albanologjik i Prishtinës është dëshmi autentike e historisë së Kosovës, pavarësisht se është mbyllur dy herë nga regjimi serb, ai sfidoi rrethanat e kohës, duke i mbetur besnik qellimit për studimin e albanologjisë, me hulumtimin, organizimin dhe botimet e ndryshme shkencore në favor të kulturës dhe shkencës së shqiptarëve në nivel mbarëkombëtar

Dr. Nail Draga

Me rastin e 70-vjetorit të Institutit Albanologjik në Prishtinë nga data 19-21 qershor  i zhvilloi punimet konferenca shkencore „Albanologjia dje, sot dhe nesër“.

Në akademinë solemne pas pikës muzikore „O moj e bukura Arbëri“ interpretuar në violinë nga Pleurat Doli, me fjalë rasti përshëndetën të prnishmit drejtori i Institutit Albanologjik Hysen Matoshi, Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Rexhep Qosja dhe Skënder Asani drejtor  i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore  dhe Kulturore të Shqipëtarëve në Shkup.

Instituti Albanologjik u themelu në vitin 1953, në Prishtinë me një numër të vogël studiuesish për qellim të studimit të kultures, historisë, gjuhës e të letërsisë së shqiptarëve. Ndonëse ishin të punësuar katër studiues të rregullt  dhe  10 bashkëpunëtorë të jashtëm, të prirë nga drejtori Elhami Nimani, dhe profesor Selman Riza  punuan me përkushtim e prfoesionalizëm për të nxjerrë në dritë kontributet e para albanologjike. Ndonëse ne kushte minimale hapësinore e kadrovike një subjekt i tillë  ishte i papërshtatshëm për pushtetin e kohës, ku pas dy vitëve(1955)  e mbyllën.

Dhe një goditje  e tillë vazhdoi deri në vitin 1967, kur e larguan nga pushteti kryeshefin e sigurimit jugosllav A.Rankoviqin. Dhe në rrethana të reja shoqërore, studiues e intelektual në Kosovë arritën të riaktivizojnë Institutin Albanologjik me  28 shkurt 1968, me drejtor Fehmi Aganin dhe bashkëpunëtorët Idriz Ajetin e Rexhep Qosjen. Dhe nga ajo kohë e më pas Instituti Albanologjik iu përvesh studimeve dhe hulumtimeve shkencore në shumë fusha  si në gjuhësi, histori, letërsi, folklor e etnologji.

Ishte koha e përkushtimit profesional e stafit profesional, studiuesve dhe të bashkëpunëtorëve që u dëshmua me botime të veçanta, revistat shkencore dhe organizimin e sesioneve shkencore, duke dëshmuar rezultate si për nga sasia dhe cilësia. Por, pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë, në shënjestër të politikës antishqiptare nga pushteti jugosllav i kohës ishte edhe Instituti Albanologjik, si të gjithë institucionet shkencore e kulturore në Kosovë. Dhe një politikë e tillë dëshmohet me  8  mars 1994, kur punojësit e Institutit maltretohen e dhunohen fizikisht duke i detyruar të lëshojnë objektin.

Por, ata ishin të vetdijshëm se janë në shërbim të kulturës dhe shkencës shqiptare në Kosovë, nuk nderprenë veprimtarinë por u vendosen në një shtëpi private në Kodrën e Diellit deri në vitin 1999, ndërsa pas luftës u kthyen në objektin e tyre për të vazhduar veprimtarinë. Nuk ka dilemë se historia e Institutit Albanologkik është në të vërtetë historia e shqiptarëve të mbetur në pushtimin jugosllav, duke sfiduar rrethanat e kohës duke i mbetur besnik kursit e orientimit kombëtar me një vetëdije shkencore në funksion të çështjes kombëtare, ku bashkë me elitën intelektuale e shkencore  ishin në linjën e shtetndërtimit të Kosovës.

Edicioni i 14-të i Javës së Albanologjisë përkatësisht të Konferencës  shkencore  „Albanologjia dje, sot dhe nesër“ për tre ditë(19-21 qershor) i zhvilloi punimet në pesë seksione:histori, gjuhësi, etnologji, letërsi dhe folklor. Gjithsejt janë paraqitur 88 studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Nga Mali i Zi  në këtë konference ka marrë pjesë Nail Draga me kumtesën”Kontributi I V.Zmajeviqit në albanologji-gjeografi historike(shek.XVIII). Si pas praktikës kumtesat e prezantuara do të botohen në një botim të veçantë.

Në fund cekim se në shënim të 70-vjetorit të Institutit Albanologjik është shfaqur edhe dokumentari i shkurtër “Ruajtja e së kaluarës, frymëzimi i së ardhmes” për rrugëtimin ndër vite të institucionit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.