GLAUK KONJUFCA NGA KUSH U TUTE, TURPI TË MBULOFTË

0
225
110-vjetori i Pavarësisë - dy Kuvendet - Shqipëri - Kosovë - bashkë

Nga: Binak Maxharraj

/Glauf Konjufca sot ne mbledhjen solemne për 110 vjetorin pavaresisë së Shqipërisë ishte figura me tragjike/

Më rastin e 110 përvjetorit të shpalljës së pavaresisi së Shqipërisë, sot u mbajtë në Tiranë për here te pare mbledhja solemne e përbashkët e Kuvrnfit te Shqiperisë dhe atij të Kosovës.

Ishte kjo një ngjarje madhore, kur dy Kuvendet u mblodhën për te përkujtuar historinë, nepër te cilën kaloi kombi shqiptar. Ishte kjo një histori e dhëmbshme, e përgjakshme, e vuajtjeve dhe sacrificës së madhe në luftë të përhershme me armiqet tanë sllavë, të cilët synim kishin gllabërimin e tokave shqiptare dhe shuarjën e tyre si kombë.

Historia nuk bën te harrohet, sespe mund të përseritet?!

Mbledhja e dy Kuvendeve ishte përgatitur si me se miri me një dekorim vertteë festiv. U mbajtën fjalë te rastit për te përkujtuar këtë date masheshtore për kombin. Folën kryeministra, kryeparlametarë, ministra dhe deputetë nga të dy Kuvendet.

Më këtë rast ia vlenë te veçohet diskutimi skandaloz, por edhe me shumë i turpshëm, injorues, nga i pari i kuvendit te Kosovës Glauk Konjufca. Glauk Konjufca figura me tragjike në mbledhjën e parë historike me rastin e shenimit te 110 vjetorit te pavarësisë së Shqiperisë në fjalimin e tij skandaloz midis tjerash tha:

“Ne do të mund të shënjojmë arritje të radhës si komb vetem nëse i kombinojmë mençurinë e Ukshin Hotit, atdhedashurinë e Adem Demaçit, maturinë e Fehmi Aganit, përgatitjen e Gazmend Zajmit dhe mendjemprehetesin e Arbën Xhaferit”. Askush nuk e injorin rolin dhe kontributin kombëtar te figurave qe i përmendi Konjufca.

Por Galuk Konjufca si një injorant sui generis, aksidentalisht, turpshëm nuk e zu në gojë emrin e Presidentit historik Ibrahim Rugova, njeriun qe e beri historin e Kosovës, njeriun i cili heret shumë i tregoi botës se ku gjendet Kosova, në të cilën me shekuj po shkelen të drejat e tij, po vritet po deportohet nga trojet e veta. Njeriun që diti të organizojë popullin e Kosovës politikisht e në mënyrë demokratike!

A është kjo gafë e Konjufcës e rastit, e harreses apo e qëllimtë. Nuk është e rastit, as e harreses por thjeshtë e qellimshme. Po si është e mundur qe një kryeparlamentar të mos e përmendë emrin e njeriut që e bërë historinë e Kosovës, por përmendë emra më periferikë, nuk e ka lënë memorja, sespe sikur të kishte problem me memorjen nuk do mund të ishte as kryeparlamentar.

Dosido ky injorim është i qellimshëm, qëllimet mund t’i dijë vetem ai. Po, pse vallë veproi kështu Glauki, si ëshët e mundur t’i ndodhë kjo njeriut, i cili gjendët në kupolën e shtetit. Si është e mundur të krijojë këtë ”harresë të qëllimshme”, kur dihet fakti se LVV është në koalicion me Listën “Guxo”, ku vetem kjo listë në krye me Vjosa Osmanin ia sollën koalicionit mbi 300 mijë vota, pa këto vota Glauk mjerani sot nuk do ishte ulur në fotelën e të parit të Kuvendit. Turp, marre, skandal e aq më turpshëm nga ai i cili e injoron njeriun qe e beri historinë e Kosovës drejt pavarësisë.

Por, me dallim nga Glauk Konjufca, ndryshe o soll me figurën e Presidentit historik Ibrahim Rugova, kryeministri Edi Rama qe me se paku është pritë nga ai. Ai, me dallim kur Konjufca e injori figurën e Ibrahim Rugovës, Edi Rama e lartësoi Rugovën në fjalimin e tij duke thënë:
Dy emra do të sjellë këtu në mendje, pa te cilët nuk mund të kuptohet dot as ardhja deri ne këtë ditë e as vazhdimësia përtej kësaj dite, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ushtria çlirimtare e Kosovës dhe te dyja këto natyrisht lidhen me emrin e Ibrahim Rugovës, një i munguari i madh sot këtu, pasi u nda nga jeta para kohe me mission te kryer dhe Hashim Thaçi – një tjetër në këtë sallë, cili është ndarë prej nesh përkohësisht në një mission që vazhdon…

Skandal, mjerim, horror i Glauk Konjufces kur as emerin nuk ia përmend Ibrahim Rugoves në këtë përvjetor te Madh për kombin, dhe ngritje në piedestal i emrit të Rugovës nga kryeministri Edi Rama, kur thotë se është ”i munguari i madh sot këtu midis nesh”.

Nuk mund te them fare se Glau Konjufca a ka luajt mendsh apo jo, por ajo se çka është me rëndësi të thuhet se mbas ai ka pas frigë, është tutë nga dikush, sespe asifarë sjellja e Konufces kohet e fundit të lë me dyshua, se diçka nuk është ne rregull me të, sespe sillet sikur në errësirë, ai po e luna “bisht” edhe me parrin e vetë LVV, e cila e rriti dhe e pruni deri ketu ku është, ai shpesh edhe në Parlament propozimet e LVV ose i injoron, abstenon, ose nuk i voton. Kjo ësjtë pare hapatas ne seancat e Parlamentit.

Është mire, por edhe e domosdoshme qe më këtë deklaratë skandaloze te Glauk Konjufcës te merret se pari partneri i koalicionit Lista “Guxo” me kryetar Donika Gërvalla dhe Faton Peci, të cilët s’i kishin ftuar farer si duket në takimin për pavarësinë. Ata duhet te flasin për këtë skandal i cili nuk guxon te falet e as te injorohet. Një distancim nga ky skandal nuk guxon te injorohet, këtë e prêt edhe elektorati dhe votuesit e Lista ”Guxo”. Godtja për deklaratësn e Konjufcës duhet te jetë e fortë, e guximshme, sespe nuk mund te lejohet qe dikush qe dikur ishte një hiq te përlyen figurën e Presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili është fort i skalitur në mendjën dhe zemrën e Sjhqiptarve ne Kosovë e me gjerë, njeriun te cilën e njohu e tërë bota për luftën e tij titanike për pavaresin e Kosovës.

Por, nga ana tjetër i takon dhe duhet, poashtu të reagoi edhe LDK te cilën e krijoj, e rriti si parti e fuqishme institucionale në pavaresimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. LDK jo vetem qe i ka hije, por duhet fuqishëm publikisht te reagoj te demaskoi Konjufcën për injorimin e fuguirës së sajë madheshtore te themelusihet të LDK dh luftetarit te denjë për pavaresin e Kosovës. Kjo duhet te ndodhë se pari nga kryetari dhe Kryesia e LDK, sespe nuk duhet te lejohet qe çdo kush, turlifarë injorati te luaj me figurën historike te Presidentit historik Ibrahim Rugova.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.