Letërsi
Sa po na mungojnë parakalimet e kohës së poetit Ali Podrimja në sheshin e Prishtinës dhe kafja me shije të mëngjeseve të artit; poetika e tij në artin e poezisë shqipe me përmasën evropiane, nënqielli i Kosovës, Lum Lumi dhe, kollitja e thatë e kohës shqiptare…!
Sa po na mungon poeti Ali Podrimja në sheshin e Prishtinës dhe shpirti i tij kryengritës:
Ali Podrimja
FLAMUR SHEKUJSH
(Titos së dashtun)
Në jetën time
Bebzat Tua –
O trimi im,
I kam Diell
E Bukë
E qiell
Të zogjve të mi
Në kangën time.
Në do fidane
Sot
Behari ka blerue:
Dëshirën
Amanetin Tand
Kurrë
Mos me e harrue!
Në arën time
Mbolle dashuninë e farës së re
Me u rritë
Me Diell e Dritë
E në fluturim,
Me prekë ballin Tand –
Flamur shekujsh
O Trimi
Im!
Në shtëpinë time
Zemrën e kam të hapun –
Konakun për mikun
Dhe sofrën e shtrueme,
O Prind,
Njeri,
Me prekë ballin Tand
Me u rritë
Fluturim –
O flamur shekujsh,
O Trimi
Im!
Në do fidane
Sot
Behari ka blerue:
Dëshirën
Amanetin Tand
Kurrë
Mos me e harrue!
(Nga libri Shamiat e përshëndetjeve, 1963)
Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet!
Çikago, maj 2023
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com
Po pse bash vjershen per J. B. Titon?
A nuk pat tjeter poezi te A. Podrimjes po vetem kjo per Titon?
Nuk e di kush e ka perzgjedhur (Skender Karaçica?)
Shënim: Unë e vendosa me ironi, për të treguar se Popdrimja e meriton emrin në Sheshin e Prishtinës… 🙂 /AÇ
Poeti Ali Podeima është shkrimtari që lexusi më poezinë e tij dehet si më simfonit e Bethovenit. Poezitë e tij duhet lexu ngadal për tu knaq duke menduar për shpirtin e tij të dlire dhe të vuajtur të keti shkrimtari të madh. Ali Podrimja i shkrujti jetës sone shqiptare, ai shkroj për të gjitha mosha.
Më emrin e ti duhet emru sheshe e shkolla.
Vjersha nuk i është kushtuar Titos, por neve që nuk e kemi dashur. Poetin Ali Podrima duhet kuptu krejt ndryshe, aty e urren ate dhe e akuzon në pafundësi.
“Ali PODRIMJA: Pse e shkrova poezinë për Titon”
Këtë intervistë poeti e ka dhënë në vitin 2010, në radio “Blue Sky” në Prishtinë. Në të, ai ka rrëfyer jetën dhe …
https://www.pressreader.com/albania/gazeta-shqiptare/20120723/281857230660136
E përshëndes përzemërsisht Z.Sinan Kastrati për intervisten e poetit Z.Ali Podrima, dhe kjartësimin për poezin ku shkruan emri i Titos. Poezia për mua nuk ka pas lidhmeri fare me emrin e diktatorit, une e kam lexuar poezin por emrin e diktatorit se kam par. edhe kur e kam par e kam ditur se nuk është poezi për te, por tani e faliminderoj për intervisten e botuar Z. Kastrati.
Poetet jetojnë kur jeton poezia e tyre.
“Kosova është gjaku im që nuk falet” është hymni i fuqishem e joni, atëhere, tani dhe në të ardhmën.