Dhe tani u ktheve

0
224
Leonardo Nika - dashuri

Leonardo Nika

Zemrën dikur ma theve
Por tani u ktheve
Tashmë s’kam asnjë llojë trishtimi
Zemra po më kërcen nga gëzimi

Inatet e vjetra do të lë pas
S’e kam frikë mos të humbas
Me ndihmën e zotit tashmë të kam pranë
Sa të dua ty e di gjithë bota anembanë

Çdo natë me zotin bisedoja
I thoja për ty që të dashuroja
Lutjet e mia zoti i dëgjoj
Menjëher pranë meje ty të dërgoj

E shikon dhe vetë që kam lot në sy
Nuk e harroj kurrë rrugën që më sjellë tek ty
Për ty shkrova shumë poezi
Sa u çudit një perendi

E kush tjetër mund të donte sa unë
Që ndoqa në shi dhe furtunë
Që lutesha natë e ditë për ty
Dhe gjumë nuk kisha në sy

Tashmë unë s’do të lotoj
Aromën tënde po shijoj
Sonte me yjet do të vallëzoj
S’e kaq shumë dashuroj

Dikur isha pa dashuri
Tamam si një fyell i lënë pa melodi
Tani unë me ty ndihem i plotësuar
Nuk do të mungoj kurrë forca për t’ju dashuruar

Tashmë që të kam pranë vetës
Më nuk të lëshoj
Trupin me yje do ta zbukuroj
Dhe diellin dhe hënën për ty do ta rrëzoj

Autori i poezisë (Leonardo Nika) 28 korrik 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.