ARBËRESHET NË OPTIKËN E REXHEP RIFATIT

0
555
Rexhep Rifati - Arbëreshët

Nga: Isak A H M E T I

I. Në vend të hyrjes

Libri ARBËRESHËT – fotosintezë e shpirtit tim, PROINTEGRA, CYRIH, 2022, fq. 379, i autorit Rexhep Rifati, është një libër enciklopedik, fotosintezë e shpirtit të autorit. Ky libër, të cilin autori ma ka dhuruar me dedikim dhe konsideratë të veçantë, për çka e falënderoj nga zemra, ka vlera shumështresore.Libri është redaktuar dhe përkthyer italisht nga Ornela Radovicka, studiuese e njohur e botës dhe kulturës arbëreshe.Këtij libri me fototekste të mrekullueshme, i paraprin një shkrim shumë përmbajtësor i Dr. Prof. Antonio Bellushit, i cili që në fillim të fjalës së tij ka shkruar se, citoj: “Rexhep Rifati në këto udhëtime-studime në arkipelagun arbëresh, ka kryer një mision fisnik e historik të grupit tonë etnik” (mbaron citati, fq. 8-9).)

II. Biografia e Rexhep Rifatit

Rexhep Rifati ka lindur në fshatin Komogllavë, më 28 maj 1942. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes.Më1966 ka kryer shkollën normale në Ferizaj, ndërsa më 1973 është diplomuar në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës.

Fillimet e para në fushë të gazetarisë ishin rreth vitit 1967 në të përditshmen “Rilindja”, ku ka ushtruar këtë profesion deri në vitin 1995. Për shkak të presionit e dhunës së pushtetit serb më 1 nëntor 1995 ka migruar në Zvicër, ku i njihet edhe statusi i të strehuarit politik.

Rexhepi nuk ishte vetëm një korrespondent aktiv i”Rilindjes” në qytetin e Ferizajt, por edhe sktivist në.jetën kulturore. Shpirti i tij prej artisti nuk u ndal në botën “sterile gazetareske”, por hapi shtigjet e gurrës popullore duke u bërë themelues dhe kryetar i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët”, pastaj kryetar i Fondit të Bursave të Solidaritetit që tash menaxhohet nga Klubi Rotary i Ferizajt.Në të njëjtën kohë ishte edhe donator, që nga rithemelimi.

Pas migrimit në Zvicër, Rexhepi vazhdon të merret me shkrime, qoftë si gazetar, redaktor në disa gazeta të përditshme ose periodike, po edhe në portalet elektronike. Kryesisht merret me gazetari udhëpërshkruese.

Në vitin 2013 ka botuar librin monogeafik “Shqiptarët në Zvicër-1001 pamje”.
Në vitin 2018″Shtegtimet e një gazetari”, libër tre gjuhësor. Në vitin 2019 “Një jetë në shërbim të lirisë dhe të zhvillimit”.

Jeton në Cyrih, ka 6 fëmijë dhe 12 nipa e mbesa. Ai gëzon jo vetëm admirimin e familjes së tij, por edhe të shumë lexuesve dhe studiuesve, që e mbështesin në çdo hap.

III. Arbëreshët fotosintezë e shpirti-analizë

Libri në fjalë të cilin po ju paraqesim kësaj radhe është mjaft vëllimor (ka 379 faqe)dhe ka vlera shumështresore. Është libër i veçantë me foto-tekste ekselente, që japin një pasqyrë komplete të botës arbëreshe.

Foto-tekstet e këtij libri të rrallë në mjedisin tonë kulturor e bëjnë atë më të kapshëm edhe për lexuesin edhe për studiuesin. Përmbajtja ë këtij libri është si vijon:

– Mikpritja arbëreshe (fq. 15)
– Ngulimet në rajonin e Kalabrisë (fq. 21-131),
– Ngulimet në rajonin e Katanxsros (fq. 141-161),
– Ngulimet në rajonon e Krotonës (fq. 163-177),
– Ngulimet arbëreshe në Basilikatë (fq. 181-205),
– Ngulimet arbëreshe në kampanjë (fq. 207-217),
– Ngulimet arbëreshe në Molise (fq. 219-235),
– Ngulimet në rajonin e Foxhas (fq. 239-253),
– Rajoni i Palermos në Sicili (fq. 257-285),
– Pjesë e pandashme e kulturës shqiptare (fq. 287-321),
– Grupet artistike dhe fryma e identitetit (fq. 325-370).

Vlen të theksohet në mënyrë të veçantë se në këtë libër është përmbledhur puna disa vjeçare e tij.

Libri në fjalë është promovuar në mënyrën më solemne në Bernë të Zvicrës ku, siç dihet, kanë marrë pjesë jo vetëm dashmamirët e botës arbëreshe dhe të autorit, por edhe dy ambasadorët në Zvucër, i Shqipërisë, Ilir Gjoni dhe ai i Kosovës, Sami Ukelli, të cilët e kanë vlerësuar lart përkushtimin e autorit për të ba sjellë një libër me shumë vlera, para se gjithash dokumentare, mbi ngulimet arbëreshe.Krejt në fund të këtij shkrimi po japim disa foto të përzgjedhura, që i japin vlerë të veçantë këtij libri.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.