Vështrim
Skënder MULLIQI
Si rregull i demokracisë ndër të tjera është ndrrimi i pushtetit. Të gjithë po shohim se kemi të bëjmë më shumë më mashtrues politik, të cilët shumë herë i kan shkelur premtimet e dhëna, duke na treguar së bëhët fjalë për njerëz të korruptuar, të cilët po interesohen më shumë për realizimin e interesave përsonale. Nuk duhet asnjëherë të na frikësojnë ndryshimet politike të domosdoshme për të mbrojtur mirëqenjën dhe zhvillimin. Nuk kishte për shumë vite interesim të strukturave politike për forcimin e shtetit dhe institucioneve, sundimit të shtetit ligjor dhe mbrojtjës të kushtetushmërisë, pastaj zgjidhjen e problemeve të interesit shtetëror e nacional.
Është koha e rregullimit të shtetit , institucioneve të saj, demokratizimi i shoqërisë dhe shumë punë të tjera. Ata që janë të interesuar për mbajtjën e gjendjës se keqe permanente politike, më të cilën u ballafaquem për një kohë të gjatë, janë njerëz të cilët frikësohen nga ndryshimet pozitive për interesat e tyre përsonale dhe çdo interesi tjetër. Është e kuptueshme tashmë që regjimet pas ardhjes së demokracisë, qytetarët ju nënshtruan mashtrimeve dhe rrenave të vazhdueshme të garniturave vendimarrësëe politike. Rinia jonë nuk ka frikë që të bëhën ndryshmet e domosdoshme që të krijohet një jetë më e mirë ne vendin e tyre, duke mos u larguar kështu diku në shtetet perëndimore.
Të gjithë patriotët janë për refelektim dhe ndryshime, duke i lënë mbrapa politikat e mbytura në hajni dhe në korrupcion. Strukturat e tillla politike duhet të largohen sa më parë. Bunkerizmi i tyre pas pushtetit duhët të marrë fund njëhërë e përgjithmonë. Dëmet që po shkaktojnë janë bërë shumë të mëdha dhe gadi të pa riparueshme. Diktaturat i takojnë shekullit të kaluar.Njeriut të ri i duhën vlerat e mirëfillta. Të përfundojë koha për rrenacakët, manipulatorët dhe hajdutët. Është koha të vendosen standarde të reja për të drejtuar shtetin për të mirën e përgjithshme.
Leksoni i parë sigurishtë është rrëzimi i modeleve të vjetra politike. Ndryshimet për një rend të ri botëror kan filluar. Kjo do të ndodhë edhe në Ballkanin e trazuar nga problemet etnike, ku gjinden edhe dy shtetet shqiptare dhe trojet tjera etnike, në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, të cilët në këtë shekull duhet ti bashkohen trungut të lashtë ilirik. E kjo mund të ndodhë më njerëz të brezit të ri, të cilët nuk kan asgjë të përbashkët më gjeneratën e vjetër, pos që i lidhë gjenetika…











