— Kujtim që s’Fiket
Nën hijen e arrës netët rrinin zgjuar,
dy zemra rrihnin ëndrrën e bekuar.
Një puthje e ëmbël, një premtim i lehtë,
na dukej se dashuria s’do të kishte vdekje.
Dritat u fikën, por jo shpresa ime,
ti mbete ylli i zemrës sime.
Koha kaloi si lumë në pranverë,
por kujtimi yt më ndiqte përherë.
Rrugët na ndanë në fate të ndryshme,
ditët u bënë të ftohta e të trishta.
Kur të kërkova pas shumë stinësh të gjata,
koha kish shkruar një tjetër baladë.
Sytë të njoha, por jo buzëqeshjen,
koha kish vjedhur dikur bukurinë e djeshme.
Në heshtje ika, pa kthyer asnjë fjalë,
se zemra kuptoi atë që s’e thoshte goja dot.
Jeta më mësoi me plagë e durim,
se dashuria s’jeton veç në kujtim.
Njeriu rrëzohet, por ngrihet përsëri,
dhe ecën përpara me shpresë në gji.
Sepse kujtimet mbeten si dritë në shpirt,
edhe kur rrugët ndahen pa mëshirë e pa mëshirë.
Dashuria e parë s’harrohet kurrë,
por jeta vazhdon… si agim mbi gur.
STRES, STRES, STRES
Pse jemi të stresuar çdo ditë,
pse mendja s’gjen paqe e qetësi?
Mendimet vijnë njëri pas tjetrit,
na vjedhin gëzimin e bukurinë e jetës.
Mos e quaj veten njeri të lig,
kur në shpirt kërkon një çast qetësi.
I lig është ai që të keqen mendon,
që dhimbjen e tjetrit me qëllim e shkakton.
A mendon se vetëm ti ke halle,
se të tjerët jetojnë pa plagë të gjalla?
Çdo njeri ka brengat e veta, disa i fshehin,
të tjerët i nxjerrin në jetë.
Ti çdo ditë përpiqesh të bësh të mira,
por jo të gjithë i vlerësojnë dëshirat.
Dikush të përgëzon, dikush të gjykon,
kështu është jeta, jo gjithkush të kupton.
Stresohem ndonjëherë, por nuk dorëzohem,
përballë vështirësive mundohem të qëndroj.
Me mendje të kthjellët, me shpirt vigjilent,
përpiqem të jetoj i lirë në çdo moment.
Stres, stres, stres, në çdo moment,
mendja bën luftë, zemra kërkon qetësi.
Jeta është e shkurtër, mos e kthe në mundim,
mos ia fal stresit çdo ditë të jetës sate.
Se koha kalon dhe nuk kthehet më,
asnjë ditë e humbur nuk vjen përsëri.
Mendo për të mirën, ec me besim,
dhe mos lejo stresin të të marrë gëzimin.











