E përkujtojmë mësimdhënësin Jashar (Sherif) Krasniqi në përvjetorin e rënies

0
364
Jashar dhe Shqipe Krasniqi

Zymer Mehani

(15.05.1947 – 28.07.1998)

Ishte nga Tërpeza e Ulët, komuna e Malishevës, prind i katër fëmijëve. Ai ishte mësues në shkollën fillore “Mustafa Bakija” në Tërpezë.

Kujtime nga e bija, Shqipe Krasniqi-Jashar Sherif Krasniqi u lind mё 10.11.1947, nё fshatin Terpezё e Ulёt të Malishevёs. Rrjedh nga njё familje e mesme fshatare, e fortё kombёtarisht, bujare dhe mikёpritёse gjithmonë. Jashari ishte djali i dytё i Sherifit dhe i Qamiles, tё cilit i vdes nёna kur ishte vetëem gjashtё vjeç dhe u rrit nёn pёrkujdesjen e babait të tij, Sherifit, vёllait Manushit dhe gjyshes sё tij, Tahires.

Jashari, nё vitin 1954, u ul pёr herё tё parё nё bankat shkollore tё shkollës fillore, nё fshatin Carrallukё. Gjatё shkollimit fillor ai qe sёmurë, por pёrkundër shëndetit dhe kushteve tё vështira, nuk e ndërpreu shkollimin, dhe nё vitin 1962 e pёrfundoi shkollën fillore tetёklasëshe.

Pas pёrfundimit tё shkollimit fillor, pёr shkak tё kushteve të vështira ekonomike, Jashari e ndërpreu shkollimin e mёtutjeshëm pёr katër vite rresht, derisa u forcua sado pak ekonomikisht familja e tij. Nё vitin 1966, Jashari u regjistrua nё Shkollën Normale nё Prizren, ku banonte nё qytetin e Prizrenit, e çdo fundjavё udhёtonte pёr nё vendlindjen e tij, nё fshatin Tërpezё e Ulёt.

Nga Prizreni pёr nё fshatin Tërpezё e Ulёt, Jashari udhëtonte kёmbё dhe anasjelltas. Bukё misri merrte nga shtëpia nё fshat, nё çdo fundjavë. Me paratё qё kursente, blente libra dhe kishte arritur tё bёjё njё bibliotekё personale, tё pajisur mirё me libra e me literaturё tё ndryshme.

Jashari, pёr t’u shkolluar, nuk kishte ndihmё nga as kush, pos familjes sё tij tё ngushtë, e po ashtu, ai nё atё kohё nuk kishte as bursё studenti.

Jashari u martua nё vitin 1969, me Sabrije Bytyçin dhe ky çift solli në jetë katër fёmjё (njё vajzё dhe tre djem). Djemtë: Shaqiri, tani i martuar ka 5 vajza; Dritoni, i martuar, ka 3 vajza e një djalë; Hajrullahu, i martuar dhe ka një vajzë e një djalë, që mban emrin e gjysh Jasharit; si dhe Shqipja, që është e martuar, e cila ka një djalë, Princin, i cili mban emrin e xhaxhait të tij dëshmor, Princ Ndrejaj.

Nё vitin 1970, Jashari u punёsua si mёsues i mёsimit klasor, nё shkollёn fillore ,,Mustafa Bakia’’ nё Carrallukё.

Jashari, sa punonte si mёsues, kishte regjistruar Shkollёn e Lartё Pedagogjike “Xhevdet Doda”, nё Prizren. Aty ishte student me korrespondencё, pasi qё në tё njёjtën kohё ishte edhe mёsues.

Mё 1983, Jashari diplomoi në Shkollёn e Lartё Pedagogjike dhe mori titullin e arsimtarit tё kualifikuar, dega e mёsimit klasor.

Jashari ishte njё aktivist i zellshëm nё fshat. Ishte shumё aktiv dhe u pёrgjigjej kёrkesave tё bashkёfshatarëve pёr çdo aktivitet. Si çdo shqiptar, edhe Jashari dhe familja e tij ishte halë në sy për armikun serb. Djalin e xhaxhait të tij, tani dëshmor, Semedin Krasniqin, e kishin vrarë në APJ, pikërisht në Shibenik, e që Jashari këtë vrasje e kishte përjetuar shumë rëndё dhe kurrë nuk pajtoi dhe nuk pranoi t’i nёshtrohet okupatorit.

Pas vrasjes së dëshmorit Semedin Krasniqi, Jashari kishte bërë apel që të gjitha familjet në hasmëri të bashkohen, ashtu siç thoshte Prof. Anton Çetta, kundër një hasmi dhe okupatori, e që ishte Serbia. Vajza e tij Shqipja, kishte vazhuar pas këtij apeli dhe po atë natë ku u varros Semedin Krasniqi, ajo i kishte pajtuar dy familje, njëra e Gjonajve dhe tjetra e Nashecit të Prizrenit, dhe të dy familjet të nesërmen, së bashku shkuan për ngushëllime për dëshmorin Semedin Krasniqi.

Nё vitin 1993, Jashari u rrah nё shtëpi tё tij, nga policia serbe, me pretekst tё kërkimit tё armёve. Nga kjo rrahje ai pёsoi lëndime tё rënda fizike dhe shëndeti i tij u keqёsua shumё, por pёr asnjё çmim nuk pranoi t’i lё nxënёsit e vet pa arsimtar, apo ta zëvendësonte dikush tjetër nё klasën e tij.

Nё vitin 1996, Jashari u shpall mёsuesi mё i mirё nё nivel tё komunës sё Malishevёs, si arsimtar i cili pёr 26 vjet pune, as njё orё nuk kishte munguar nga mёsimi.

Në vitin shkollor 1996/97, Jashari pati rastin të punonte me shumë nxënës të tij, që tani i kishte kolegë në arsim dhe në mesin e tyre ishte edhe vajza e tij, Shqipja, në kohën kur arsimi mbijetonte dhe Jashari ishte shumë i kënaqur që edhe vajza e tij po kontribonte në arsim.

Mё 28 korrik 1998, Jashari vritet nga okupatori serb, nё oborrin e shtëpisё sё tij.
Jashari vorroset nё varrezat e fshatit Tërpezё e Ulёt, me nderime tё larta, qё iu bënё nga familjarët, bashkёfshatarët, nxënёsit, miqtë dhe ushtarët e UÇK-sё tё kёsaj ane.

Dogjën gjithçka në shtëpinë e Jashar Krasniqit, dhe gjithë pasuria, librat e tij të çmuara, fotografitë e gjithçka e tij ishte shkrumbuar …

Ishte djegur edhe shkolla, ku kishte dhënë mësim mësues Jashari
Vajza e Jasharit, Shqipja, kishte bërë shumë përpjekje për të nxjerrë kufomën e babait të saj, bashkë me ushtarët e UÇK-së, si Ruzhi Kryeziu, Avdullah Bekolli e Mehdi Hoxha. Por nuk arritën dhe pas tre muajsh, Shqipja, gjatë një armëpushimi të luftës, kishte arritur t’i gjejë eshtrat e babait të saj të vrarë.

Vajza e Jasharit, Shqipja, për ta çuar amanetin e babait të saj, që të mos ndahet nga bashkëluftëtarët, por të vazhojë luftën deri në çlirim, nuk u nda për asnjë moment në vijë fronti nga bashkëluftëtarët. Në mungesë armatimi, ajo kishte shkuar në Shqipëri për të marrë armatim dhe pas 3 ditësh ishte kthyer në Kosovë me 35 kilogramë armatim.

Nё vitin 2000, Shkolla fillore “Mustafa Bakia’’ nё Carrallukё ndan MIRËNJOHJE pas vdekjes pёr ish-mёsuesin Jashar Krasniqi, pёr kontributin e tij tё dhënё nё arsim.

Gjatë festave të 7 Marsit, nderohet nga kolektivi i kësaj shkolle, që tani mban emrin e dëshmorit, Hilmi Hoti.

Gjithashtu, mësues Jashari përkujtohej dhe nderohej nga familja, vëllai, shkolla, ku kishte punuar, si dhe nga intitucionet e arsimit në Kosovën e çliruar. Për të këndohen këngët nga rapsodët shqiptarë. Hamit Kastrati e Përparim Brati i kushtuan këngë Jashar Krasniqit, me titull “ Pushkë e pendë na mbajtën gjallë”

Në çdo përvjetor, vajza e tij shkon me buqeta lulesh pranë varrit të babait, mësuesit të parë të saj, kolegut, me të cilin punoi së bashku në arsim dhe njëherit shokut, që më së miri e kishte kuptuar aftësinë e vajzës së tij dhe e dërgoi në shkollë të mesme, e cila ishte vajza e katërt nga ai fshat, që shkollohej. Pastaj Shqipja do të shkojë edhe në studime në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Mësues Jashari vajzën e tij, Shqipen e përkrahte në çdo aktivitet, si në shkollim, punësim, pajtim të gjaqeve, në KMLDNJ, në luftën për çlirim.

Dhe Shqipes ajo përkrahje i mungon pas vrasjes së tij, edhe pse ajo asnjëherë nuk e harron amanetin e tij për kontribut në shtetndërtim. Ajo shkon rrugës së babait, duke punuar ndershmërisht, dhe pas çlirimit do të nderohet me Çmim për Trimëri e Heroizëm “Imer Krasniqi”, me mirënjohje nga Shoqata e Vetranëve të Luftes së UÇK-së, nderohet me Urdhrin për Pavarësi, dekorohet me 2 medalje nga Policia e Kosovës, 1 lavdatë, 8 mirënjohje, si punëtore e dalluar dhe profesionale në Policinë e Kosovës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.