Leonardo Nika
As pena nuk po më shkruan
Kur shoh shqipen që po vuan
Nuk po shkruaj siç e kam zakon
Për shipen zemra po më rënkon
Dhe fjalët s’i lidh dot
Pse je zemëruar me ne o zot
Ka ca shpirtëra që rënkojnë
Ndihmën tënde po kërkojnë
Tani ka lot lot lot veç lot
Oh” synimet e tua qënkan të fshehta zot
Shqipet e pafajshme rënkojnë papushim
Pse toka nuk mbytet në hidherim
Pse o zot i mohove
Shqipet e bukura që vetë i krijove
Largoje zemërimin nga shqipet o zot
Mos i lër më që të mbytën në lot
Zot i madh që je në qiell
Na jep pak dritë: Na jep pak diell
Na jep pak gaz: Na jep pak shpresë
Na mbro nga këto tërmete të pabesë
Këtë poezi që unë shkrova
Me zor vargjet i krijova
Pak nga dhimbja e trishtimi
Në keto momente pikëllimi
Poezia dhe piktura e shqiponjës mjaft domethënse.
Respekt.