Dashuria nuk është lodër

0
222
LN - foto ilustrim

Më thoje që të dua
Por ti talleshe me mua
Mendova s’e më doje
Ndjenjat e mia

Të shkruaja mirëmëgjes çpo bën shpirti im
Ishe kaq mizore duke më lënë në trishtim
Të shkruaja përshëndeje unë të dua shumë
Mesazhet nuk mi ktheje bëje sikur flije gjumë

Në trotuar kur ti kaloje
Me bisht të syrit ti më shikoje
Nuk pranoje të të kapja prej dore
Ishe kaq e talentuar si aktore

Mesazhet mi ktheje qëllimisht me vonesë
Ndoshta dëshiroje që unë për ty të vdesë
Por s’jam aq i dobët që të vdes për ty
Por s’mund ta mohoj që skam lot në sy

Rolet seç u ndërruan kështu e ka kjo botë
Tani në shtratin tënd ti po qan me lotë
Ti po qan me lot madje po rënkon
Kur e more vesh s’e një tjetër më dashuron

E di që je penduar më lutesh tj’ju toleroj
Je me shumë vonesë një vajzë tjetër dashuroj
Nuk ke arsye të qash me lot në sy
Më detyrove ti humbisja ndjenjat për ty

Shpresoj të mos ju dënoj perendia
Që u tregove arrogante me ndjenjat e mia
Nuk dëshiroj aspak t’ju dënoj
Sepse as unë s’kam zemër t’ju mallkoj

Të betohem për diell e hënë
Të betohem pë tokë e qiell
Të betohem për mal e kodër
S’e dashuria nuk është lodër

Autori i poezisë (Leonardo Nika)

Datë 13 shator 2023.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.