Kisha serbe nuk heq dorë nga bekimi anti-Zot dhe shfarosja e shqiptarëve…!

0
830
Kisha ortodokse serbe tek bibloteka

Kisha ortodokse serbe

Kisha ortodokse serbe me seli në Beograd, për dy shekuj ishte në ballë të bekimit të ushtrisë, të policisë dhe të formacioneve vrastare deri në shfarosje në substancë të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës…!

Njerëzit e këtij korpusi “fetar” të veshur në të zeza dhe me kryqin anti-Zot (sic!) përmes “bekimit” po i afrojnë tërë arsenalin shekullor armiqësor kundër shqiptarëve, që, sipas tyre një ditë duhet të “kthehemi” në tokën e “shenjtë serbe”(sic!) të Kosovës…!

Do të ishte e kohës që institucionet politike dhe shkencore në Kosovë, të dalin me një memorandum para botës së lirë dhe demokratike për të treguar skenarët ugurzezë të këtij korpusi fetar të kishës ortodokse serbe në Beograd, që po projekton vijat e luftës, të urrejtjes shekullore ndaj popullit shqiptar dhe, tërë arsenali i kësaj urrejtje nis tek fëmijët e vegjël e deri tek më i moshuari serbë në Serbi (sic!).

Presidenti Aleksandër Vuçiq, si pioner i kryekriminelit dhe kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, në të gjitha aktivitetet e tij si njeri i pari i këtij shteti vrastar, shkon në kishën ortodokse në Beograd dhe merr “bekimin” prej atyre të veshur në të zeza dhe me kryqin anti-Zot (sic!) për të shtresuar urrejtjen shfarosëse ndaj popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës (sic!).

Evropë, e njihni mirë se kush është Serbia…?!

Çikago, 25 shkurt 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.