Nga Mirjeta Vulaj
Mos më kërkoni në poezinë time
E di pse? Sepse unë.
mund të jem në të ardhmen tuaj
mund të jem në të shkuarën time
mund të ndodhem në të dyja bashkë,
në një kufi të shkrirë, e sfumuar
vehten dhe ju duke kërkuar
Në u pëlqefshin poezitë e mia,
mos më pyesni emrin, sa vjeç jam,
as ku ndodhem, sytë ç’ngjyre i kam
dhe mos bini në ëndërime…
A nuk ju mjafton e hapur si në pëllëmbë të dorës
zemra ime?
Në e pëlqefshi poezinë time
mos më pyesni se kush jam
në e ndjefshi,
Thirmëni thjesht “shoqja ime”!
Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar