VETËMOHIMI

0
Ministrja Ibrahimi

Arben Çokaj

Një pensioniste proteston, nuk e ka 200 mijë lekë pensionin, e mbron Ramën se e ka pensionin pak më shumë se 200 mijë… Të vjen keq për këta njerëz të shkretë e besimin e tyre të verbër. Bëjnë edhe propagandë, kujtojnë se je kaqol, si ata. Kam edhe disa miq të cilët e duan Ramën në pushtet, që të flladisë loqet poshtë e lartë me avionin privat, në ushëtime luksi, etj. I impresionon pushteti e pasurimi i dikujt, se kanë kulturë orientale…

Kemi popull vetmohues, një elektricist vdes në mitingjet e Ramës, se e dertyrojnë të shkojë me zor, e askush nuk flet.

Ja pse e duan pushtetin këta, e tallen me ju, lëpijuni miqtë e mi, që u bëni fresk, e na shitni përralla ne – një nga ministret e Ramës – e ka mbiemrin oriental, Ibrahimi, shikoni se çfarë burri model trendy ka marrë, e pak më turje shikoni hotelin me 5 yje, që e kanë bërë me paratë tuaja, të vjedhura nga nafta, elektriciteti e tatime e paguara…

Vazhdoni, vazhdoni, votoni për ta, që ata të pasurohen e ju të ushqeheni me iluzione… BE-në aty e keni ë?!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.